
Prej gati një jave, 99-çat e Rilindjes dhe “vullnetarët” e Enverit po dalin studiove duke mohuar krijimin e një komisioni “Ad-Hoc” për të kontrolluar punën e SPAK-ut, por kanë gjetur lojën e fjalëve.
Siç ka thënë Shalsi, në dy-tri qëndrime të tij, ku në fakt është kontradiktor, apo edhe Elisa Spiropali.
Së fundmi, në dalje mediatike, edhe Plarent Ndreca, një nga 99-çat e rinj të parlamentit shqiptar, do të bëhet një grup pune, i cili po diskuton për të ngritur më lart standardin e parlamentit, sepse ka disa drejtori, të cilat duhet të monitorojnë punën e institucioneve të pavarura.

Këtu fillon edhe hileja. Në emër të ngritjes në një standard tjetër të punës së parlamentit dhe administratës së tij do të krijohet një komision “Ad-Hoc”, do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj, 99-çat e vullnetarët e Enverit, për të ecur përpara më pas, për të thirrur në llogari nga institucionet e pavarura, ata që janë më kryesorët, prokurorët, prokurorin e përgjithshëm, kreun e SPAK-ut, kreun ne KLSH-së e të tjerë.
Këto janë institucionet që ka ndjeshmëri publiku, sidomos Reforma në Drejtësi dhe SPAK-u në veçanti. Kanë dalë dhe po e mohojnë me radhë. megjithëse midis rreshtash, askush nuk thotë që nuk do të ketë një komision “Ad-Hoc” për të hetuar institucionet e pavarura. Përkundrazi, thotë që do të hetohet, do të kërkohet llogari, ka disa drejtori, e kështu me radhë.
Por askush nuk e beson, sepse kanë ngritur alarmin, sepse kanë reaguar ndërkombëtarët, sepse janë një grup politik, që tashëm gjoja në emër të integrimit në BE, për shkak të dosjeve të shumta që ka SPAK-u në hetim, duan të frenojnë kreun e këtij institucioni dhe disa prokurorë vërtetë të ndershëm në SPAK që të ecin më tej me hetimet e tyre.
Zgjidhja, mënyra është, të shpikim një grup pune, ftojmë dhe opozitën, shkojmë gjoja për komision “Ad-Hoc”, pastaj nuk e bëjmë këtë të fundit, por rrisim kapacitetet e parlamentit që të thërrasim në Apel drejtuesit e institucioneve, ku në fakt kushtetuta e ka të qartë, ligji e ka të qartë, kush i monitoron, si thirren e deri ku është hapësira që mund të shkojnë, pa theksuar atë shqetësim të paraqitur nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, i cili thoshte se ndërhyrjet me ligj më pas mund të jenë problematike.
Pra, politika mund të bluajë ç’të dojë, por jo të shkojë në ndryshime ligjore, të cilat dëmtojnë punën dhe pavarësinë e SPAK-ut.
99-çat e Rilindjes dhe vullnetarët e Enverit po flasin, por askush nuk po u beson. Kjo, sepse shqiptarët e shohin nga deklarimet e tyre, nga qëndrimet që ata mbajnë, se po gënjejnë, po gënjejnë hapur duke u shmangur mes rreshtash dhe fjalësh për të gënjyer për një akt politik që ata duan të bëjnë për të marrë nën kontroll SPAK-un./ CNA\
CNA ka denoncuar dita ditës me dhjetëra lajme skemën e Par...
Në qytetin e Laçit punimet për ndërtimin e ujësjellësit të...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka folur dje nga Shkodra...
Zbardhen bisedat e demokratëve në grupin në "WhatsApp"...
Damian Gjiknuri ka mbajtur sot një deklaratë për media...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Spitali...
Dështon mbledhja e dytë e Komisionit të Reformës Zgjed...
Për herë të dytë brenda një jave, deputetët e Partisë Demo...
Zhvillimet e fundit në politikë kanë sjellë debate të shum...
Mazhoranca po synon të bëjë një komision 'Ad Hoc' për të k...
Në një kërkesë drejtuar kryetares së Kuvendit dhe për dije...
Partia Demokratike ka reaguar për vendimit e Apelit të...
I pyetur nëse do të thirret Rama në SPAK, Dumani th...
Deputeti Ervin Salianji, apo siç njihet ndryshe “Babal...
12 projektligje, projektvendime dhe akte normative janë mi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka d...
Opozita po proteston në Kuvend me pankarta dhe ka ndezur z...
Sapo kryeparlamentarja Lindita Nikolla nisi seancën plenar...
Garda e Republikës ka “blinduar” edhe këtë të enjte sallën...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...