
Tani nga SPAK-u pritet vërtet më shumë. Ndërkombëtarët kanë folur dhe shumë madje. Mbështetje e pa kufijshme për Altin Dumanin dhe SPAK, jo vetëm të huajt por edhe shumica e mediave dhe shqiptarët. Kuptohet politika kundër kush hapur e kush me kulisa komisionesh 'Ad Hoc'.
Pritet që të veprojë, jo për pak, por për disa dosje siç janë pronat e ushtrisë, ku gjeneralët e përfshirë në atë dosje hetimore janë rritur në detyra apo dosja 'McGonigal', ku e pamë nga 'Zëri i Amerikës' që kishim të bënim me korrupsion, pamë pretencën, bashkëpunëtorë drejtësie. Inceneratorët një dosje e plotë me mijëra dokumente që çon korrupsionin lart, shumë lart.
McGonigal është korrupsion pasiv, kush është korrupsioni aktiv i tij?
Inceneratorët janë thjesht disa drejtora e specialistë?
Pronat e ushtrisë i vodhën disa ushtarë?
Dosja është në SHBA, mjafton përkthimi dhe akuza duhet ngritur. Dosja e inceneratorëve është një mal i madh i zbërthyer tashmë.
Duhet të priten rezultate, duhet të jenë konkrete. Nuk duhet të ngelen thjesht dhe vetëm te Saliu në papafingo, Mediu që justifikon Gërdecin, hetimet për Liken dhe për Monikën.
Rezultatet duhet të jenë më konkrete, përtej presionit politik, pakënaqësive të Ramës, se duhet të hanin këta të opozitës, që në fakt ndaj shumicës është vepruar më shpejt nga SPAK-u dhe pushteti, por përfaqësuesi i ambasadës thotë një fjali: 'Korrupsioni është kudo' dhe është pushteti që e bën korrupsionin.
Nuk mund ta bëjë opozita tashmë korrupsionin. Ato që ka bërë opozita duhet të marrin ndëshkim, por duhen pritur akte dhe vepra, procedura dhe ndëshkime konkrete për korrupsionin për atë të cilin ambasada thotë që ndodhet kudo.
Për ta ruajtur SPAK-un si xhevahir, patjetër, sepse çdo goditje që mund t’i jepet korrupsionit të tanishëm frenon dhe sjell një të ardhme më të qetë për SPAK-un dhe një Shqipëri më të mirë dhe më të sigurt dhe qytetarët me më shumë besim te institucionet e drejtësisë.
Është koha për veprim nga SPAK-u. Këtë e thotë BE-ja, këtë e thotë ambasada e SHBA-së, këtë e thotë dhe vetë Dumani: 'Po veprojmë, po veprojmë.'
Fatkeqësisht aleati më i keq i Dumanit është koha. Por koha ikën me shpejtësi dhe me të njëjtën shpejtësi duhet të ecë SPAK-u, dhe vetë Dumani e bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, për të dhënë rezultate konkrete, për të mos pasur më fjalinë: 'Korrupsioni në Shqipëri është kudo'.
Patjetër që është në nivelet më të larta dhe ka shkuar kudo, por mund të çmontohet me rezultate konkrete nga SPAK-u dhe koha është tani./ CNA
Kryetari i grupit informal të punës, që po përgatit nj...
Javën e fundit CNA zbuloi skemën e mazhorancës për të ...
CNA ka raportuar për lëvizjet e fundit të mazhorancës ...
Ai nuk është i pari zyrtar i Partisë Socialiste që shfrytë...
Mazhoranca ka bërë gati formimin e një komisioni “Ad H...
Elisa Spiropali ka bërë një reagim të saj, pas disa la...
Ka një sintoni të qartë, ka një melodi të njëjtë polit...
Hetimi parlamentar ishte pushteti i vetëm jashtë kontr...
Në një dalje në ekranin e saj, te një nga emisionet ku...
Një fenomen shqiptar që mund ta shohësh si segment mediati...
Afera e inceneratorëve është një nga skandalet më të m...
Çështja “McGonigal” është rikthyer në debatin publik dhe p...
Në një takim me ministrat dhe krerët e komisioneve par...
Përfitimi më i madh i një edukimi të mirë është aftësia pë...
Prokurorët, të cilët kanë hetuar aferën e inceneratorë...
Pas daljes së skandalit në lidhje me klubin Partizani,...
E dinja se nuk do e merrnja pensionin e veçantë! Sepse emr...
“Truri” i inceneratorëve, sipas SPAK-ut, Mirel Mërtiri...
Në një dalje mediatike Mirel Mërtiri, në televizionin ...
Inceneratori i Tiranës që nuk ekziston, me një kompani kon...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...