
Në një dalje në ekranin e saj, te një nga emisionet ku është vetë producente, një nga trashëgimitaret e “Top Channel” Sara Hoxha, gjatë prononcimit të saj të Vitit të Ri, kishte një kërkesë për mediat rivale, për ata që shkruanin për “Top Channel”, për ata që e kontestonin në pika të caktuara dhe përgjigja ishte e qartë, duam të njëjtën gjë që bëjmë ne.
“Kemi shumë punë, nuk kemi kohë të kthejmë përgjigje dhe të tjerët nuk duhet ta bëjnë ndaj nesh sepse ne nuk e bëjmë ndaj tyre”.
Pra kërkohej heshtje midis mediave për gjithçka ato bëjnë.
Ky është një kod “mafioz” mediatik, CNA shpesh e ka shkruar sepse po e shohim edhe së fundmi dhe erdhi pikërisht ky mesazh i Sara Hoxhës, pas reagimit të fundit të disa mediave ku në një konferencë për shtyp ku denoncoheshe Carlo Bollino, pronari i “Report TV”-së.
Në një denoncim live ishte vendosur censurë, nuk raportohej me fakte dhe dokumente një kallëzim që po bëhej në SPAK ndaj një pronari televizioni, për shkak të kësaj që ne e quajmë kod “mafioz”, për shkak të asaj që kërkonte Sara Hoxha, e cila në televizionin e saj nuk e raportonte apo në mediat që ka në pronësi.
Është hera e parë që Sara Hoxha del e flet dhe artikulon ndryshe në ekranin e saj, një personazh për të cilën askush nuk ka shkruar rreshta apo asnjë media konkurente, thjeshtë trashëgimtareve të Tanit të “Top”-it i është kërkuar gjatë kohës që “Top Channel” drejtohej nga mamaja e tyre, Vjollca, të merrnin frerët.
Tashmë, ndoshta edhe Sara dhe Lori, duke qenë se janë kollonat kryesore të “Top Channel” e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur, por patjetër nuk mund ta pranojnë publikisht, po e shohin se çfarë po ndodh, por patjetër po gabojnë dhe këto sërish.

Duhet ta kuptojnë se media nuk është një institucion ku mund të sillesh si pronar në një copë tokën tënde, të cilën e përdor për ta shfrytëzuar për interesat e tua, jo kjo nuk mund të ndodhë.
Një media kombëtare më shumë sesa në pronësi të pronarit është pronë e publikut, e kur kjo media kombëtare shkon dhe bën ortakëri me inceneratorët, çfarë duhet të bëjmë? Të shkojmë të heshtim përballë Sarës, përballë Lorit, apo përballë Vjollcës?
Shumë gjëra nuk janë shkruar, shumë të vërteta ende nuk janë thënë e është respektuar Dritan Hoxha. Ndoshta do të ishin sot duke u hetuar në SPAK më shumë dokumente e fakte, por nuk janë çuar atje për respekt të prindit të tyre, të babait të tyre, njeriut që krijoi vizionin e “Top Channel”.

Askush nuk mund ta mendojë se vizioni i “Top Channel” u krijua për të shantazhuar për të kërcënuar prokurorët e SPAK, për të devijuar hetimet, për të mbështetur sulmet ndaj tyre, për të shpëtuar një kriminel, një hajdut, “trurin” e inceneratorëve si Mirel Mërtiri thjeshtë dhe vetë se jepte para në “Top Channel” dhe ndante ortakëri me Lori Hoxhën, me Vjollca Hoxhën, me Sara Hoxhën, me fëmijët dhe me ish-bashkëshorten e të ndjerit Dritan Hoxha.
A duhet të heshtnin mediat kur shihnin se si miliona euro të taksapaguesve të varfër shqiptarë jepeshin për “Top Channel” që na tregonte se sa i mirë ishte inceneratori dhe sa i bukur ishte landfilli i Sharrës, ndërkohë që sot jemi përballë një emergjence kombëtare atje dhe “Top Channel” nuk guxon të shkojë dhe të thotë të vërtetën sepse është paguar nga Mirel Mërtiri?

A duhet të heshtnin mediat siç ka ndodhur sepse të gjithë kanë heshtur, shumë pak portale dhe media dinjitoze nuk kanë reaguar kur në QKB u dorëzua një shitje fiktive, një skemë në offshore për shkak të gjyqit të pronarëve pretendentë, për shkak të një drejtësie e cila ra prej e sulmiit të “Top Channel” dhe jo vetëm për herë të parë?
Një muaj rresht “Top Channel” ishte televizioni më i mirë (janar 2023) që kishte parë historia, një media opozitare me fakte dhe prova që denonconte korrupsionin e pushtetit (detyra që duhet të bëjë), por sapo ndryshoi pronësia doli vendimi i gjykatës siç e donin dhe gjithçka ndryshoi.
A duhet të heshtnin mediat dhe shqiptarët kur shikonin se si sulmohej për interesat e historive rozë të Vjollca Hoxhës biznesmeni Arben Reli në Korçë për t’i marrë hotelin? Se si viheshin në shërbim policia, prokuroria, INUK, hipoteka etj.
A mund të heshtnin mediat kur përpara Gjykatës së Lartë bënin protesta stafi i “Top Channel” ndaj gjyqtarëve sepse ishte çështja e aksioneve në diskutim?

A duhet të heshtnin mediat kur kërcitën plumbat mbi godinën e “Top Channel”? Një ngjarje tragjike, ka një viktimë, ende nuk është zbardhur. Përse ndodhi ajo ngjarje? Përse u qëllua me armë rreth një vit më parë në mars kur zhvillohej “Big Brother VIP”? Kolla e thatë e kallashnikovit u ndje deri në shhtëpinë më të famshme në Shqipëri.
E pra, këto janë ato të cilat janë thënë për Top-in, ka shumë të tjera që janë thënë për pronarë mediash, shumë janë shkruar dhe janë raportuar, por mediat e tjera kanë heshtur.
CNA ka mbajtur një qëndrim të drejtëpërdrejtë edhe me një trafikant droge të quajtur Xhemail Pasmaçiu që sot është pronar mediash dhe tallet me SPAK-un, me kompanitë e tij të vëna në emër të personave të tjerë dhe askush nuk i heton për të çuar deri në fund të vërtetën.
Kështu kemi folur edhe për Irfan Hysenbelliun, “kapterrin” miliarder që nuk paguan taksat dhe që u kap me miliona euro evasion fiskal.
Këto nuk thuhen dhe shkruhen në media te njëra-tjetra sepse ka një kod “mafioz” që të mos thuhen të vërtetat.
E pra, këtë ka kërkuar Sara në fillim të 2024-ës ndërsa sot e kemi fakt, nuk flet “Top”-i për Carlon, për Ylli Ndroqin, për Irfanin dhe anasjelltas.

Nuk flet Irfani për “Top”-in, për “Klan”-in, për “Report”-in, nuk flasin për njëri-tjetrin.
Megjithëse askush nuk mund ta mohojë dhe tashmë është e provuar se mediat janë ndër zullumqarët më të mëdhenj në bashkëpunim me pushtetin.
Nuk janë pushtet i katërt, por janë zgjatim i ekzekutivit, gjithëpushtetshmërisë së kryeministrit dhe instrumenta që i shërbejnë propagandës politike, mbushin xhepat e tyre, të përfshirë në afera, në skandale dhe Sara Hoxha na kërkon të heshtim.
Na vjen keq Sara, me gjithë respektin për ty!
Na vjen keq Sara, me gjithë respektin edhe për Lorin!

Por nuk do të heshtim përderisa e vërteta të shkojë deri në fund dhe përderisa të gjithë të mësojnë dhe kuptojnë se tjetër është përfitimi, tjetër është media, tjetër është zullimi dhe tjetër janë skandalet dhe aferat apo shfrytëzimi i pushtetit për të përfituar para për të mbajtur një televizion kombëtar.
Ndoshta jemi të vegjël përballë jush, ndoshta mund të ngelemi kaq, mund të rritemi, por nuk mund të heshtim.
Jo sepse duam të dëmtojnë “Top Channel”-in, duam të dëmtojnë “Klan”-in, “News 24”-ën, Carlo Bollinon, Irfan Hysenbelliun, asnjë prej tyre.
Misioni i medias është të jemi në krah të publikut, në krah të qytetarëve, të problemeve dhe halleve të tyre, në krah të misionit për të cilin filloi “Top Channel” dhe këto media, jo në krah të gjobave, jo në krah të shantazheve, jo në krah të kërcënimeve, jo në krah të përfitimeve dhe aferave korruptive me qeverinë./ CNA
Një fenomen shqiptar që mund ta shohësh si segment mediati...
Afera e inceneratorëve është një nga skandalet më të m...
Çështja “McGonigal” është rikthyer në debatin publik dhe p...
Në një takim me ministrat dhe krerët e komisioneve par...
Përfitimi më i madh i një edukimi të mirë është aftësia pë...
Prokurorët, të cilët kanë hetuar aferën e inceneratorë...
Pas daljes së skandalit në lidhje me klubin Partizani,...
E dinja se nuk do e merrnja pensionin e veçantë! Sepse emr...
“Truri” i inceneratorëve, sipas SPAK-ut, Mirel Mërtiri...
Në një dalje mediatike Mirel Mërtiri, në televizionin ...
Inceneratori i Tiranës që nuk ekziston, me një kompani kon...
Afera e inceneratorëve është një skandal që shkon mbi 110 ...
SPAK, një strukturë e reformës në drejtësi, ka pasu...
Pushtetin sot në Shqipëri e kanë vartësit e atyre që k...
Rilindasit u mblodhën dje në qendër të Tiranës, për ko...
Gazetari me profil të mëngjër, por jo i pamend, Lorenc...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur s...
Gënjeshtari publik, Aldor Nini, tentoi të shfrytëzonte...
Sali Berisha është gjendur sërisht këtë të hënë në bal...
Në pak pika mund të rendisësh dyshimet se si afera e i...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...