Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, ka nisur hetimet për inceneratorët që në gusht të vitit 2020.
Kur ka kaluar më shumë se një vit janë mbyllur hetimet për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit.
Hetimet kanë nisur edhe për inceneratorin e Tiranës, por ende asgjë e re nga SPAK-u, përveç të dhënave që dihen tashmë, se në qeli janë një ish-ministër, një ish-sekretar i përgjithshëm, biznesmenë, dhe disa punonjës të kompanive të lidhur me inceneratorët.
Ndërsa “kokat e inceneratorëve” janë shpallur në kërkim dhe duket se nuk ka asnjë përçapje për gjetjen dhe vënien e tyre në pranga.
Në kërkim njerëzit e inceneratorëve vijojnë të bëjnë pagesa për mediat me të cilat kanë lidhje.
"Top Channel" dhe Vjollca edhe sot e kësaj dite vijojnë ortakërinë me inceneratorët dhe në drejtim të tyre nuk janë ndaluar as pagesat.
CNA.al ka siguruar një tjetër faturë, që vërteton se si inceneratorët, çështje nën hetim, paguajnë media si "Top Channel".
Pak ditë më parë, CNA.al publikoi faturën e pagesës që kishte marrë nga inceneratorët dhe konkretisht nga kompania “Integrated Energy”, me datë 19.08.2022 me vlerë 5 856 000 lekë.
Një muaj më pas, me datë 12.09. 2022 kompania “Integrated Energy”, ka derdhur në arkën e "Top Channel", shumën 5 881 000 lekë.
Pothuajse e njëjta vlerë që është dhënë në muajin gusht është dhënë edhe në shtator.
Përse duhet një kompani monopoliste në fushën e plehrave të paguajë një televizion, kur incenerator s’ka dhe për më tepër SPAK-u po heton?
Inceneratorin e Tiranës në letra e ka ndërtuar "Integrated Energy" me numër NIPT-i, L72031013B, ku zotërues për këtë Subjekt është "GeoGenix BV" (Ish-Integrated Energy B.V), një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar të të drejtës tregtare holandeze, e regjistruar në datën 19.08.2016, me numër në regjistrin tregtar të Amsterdamit 66671752, me administrator Georgi Leonidovich Birman dhe Simone Dormio. Klodian Zoto ka qenë administrator i shoqërisë në periudhën 2016-2018.
Shoqëria ka ndryshuar emrin në 13.02.2020, nga “Integrated Energy BV” në “Geogenix BV”.
Siç e cekëm më lart, inceneratori i Tiranës është i ndërtuar vetëm në letra, pasi realisht në Tiranë nuk ka incenerator.
CNA.al ka denoncuar nëpërmjet disa shkrimeve, me dokumente zyrtare, aferën e inceneratorit të Tiranës. Një kontratë koncesionare, 128 milionë euro e firmosur në vitin 2017, por ende nuk ka një incenerator.
Është vetëm një landfill, i cili u kushton taksapaguesve shqiptarë gati 10 milionë dollarë në vit, dhe dhjetëra miliona dollarë të tjera, të cilat vijnë nga pagesat që ajo merr nga bizneset private, nga gërmimet dhe ndërtimet e pallateve apo hedhjen e mbetjeve inerte./CNA.al
Majlinda Dogga, Robert Kote dhe Olkeda Lice kanë kaluar me...
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratik...
Altin Dumani ka marrë sot zyrtarisht detyrën si drejtues i...
IKMT ka zbarkuar herët në mëngjesin e sotëm për të nisur s...
Gjykata e Apelit Tiranë ka shtyrë seancën për deputetin de...
Altin Dumani sapo ka marrë detyrën ka deklaruar se SPAK-u ...
Kreu i ri i SPAK-ut, Altin Dumani, e ka quajtur të panevoj...
Altin Dumani ka marrë zyrtarisht detyrën si kreu i Prokuro...
Aktivisti Genc Sejko është shprehur me tone atë ashpra nda...
Një histori tronditëse është trajtuar në “Shihemi në Gjyq”...
Nga ndeshja emocionuese e finales së madhe, Argjentina u s...
Tirana u trondit dy ditë më parë nga atentati ndaj 49-vjeç...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publi...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka inspektuar punime...
Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Genc Tafilit, të dë...
Disa ditë më parë, në media bëri bujë lajmi se aktori ...
Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Konservatore, ka parashik...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca nuk e ka aspak...
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në ...
Banorët e njësisë numër 4 të shqetësuar për shembjen e...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...