
Inceneratorët, afera më e madhe korruptive në këto 30 vite, që po vijon të hetohet nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion i kanë zgjatimet edhe në media.
Deri më tani kemi në qeli, një ish-ministër, një ish-sekretar të përgjithshëm, biznesmenë e administratorë të biznesit të plehrave dhe në kërkim pronarët, “kokat” e inceneratorëve.
Por paratë e korrupsionit të inceneratorëve të dërguar në media, nuk janë hetuar ende nga SPAK-u.
Janë pikërisht mediat si "Top Channel", që kanë trumbetuar se sa të mirë janë inceneratorët dhe sot kur njerëzit e kësaj afere, siç thotë SPAK-u janë në kërkim, ato bëjnë mbrojtësin e tyre.
"Top Channel" dhe Vjollca janë ortakë me inceneratorët, kjo e faktuar me dokumente.

Kujtojmë se në vitin 2019, CNA.al ka raportuar se si Vjollca Hoxha u bë ortake me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton dhe Eva Blushin, nëpërmjet kompanisë "Em Capital Group", e cila ishte krijuar në Bullgari.
Me anë të "Em Capital Group", njerëzit e inceneratorëve blenë 51 për qind të aksioneve të brendit "Lori Cafesë", "Valtelina Café".


Vjollca Hoxha bëri ortakëri me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton e inceneratorëve duke u dhënë 51 për qind të aksioneve të kompanisë dhe duke mbajtur vetë 49 për qind.
Pas tri vitesh, me 14.07.2022, kur inceneratorët kishin bërë festë në "Top Channel", propagandë pas propagande me kronika, njerëzit e inceneratorëve, ndërkohë që drejtësia i kërkonte, ata i rikthejnë aksionet që i kishin blerë Vjollca Hoxhës.

Siç raportohet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, aksionet e "Valtelina Café", pra brendit të "Lori Cafesë" i janë rikthyer 100 për qind Vjollca Hoxhës.

Hoxha sipas një kontrate ka marrë rreth 1.5 milionë euro me transfertë bankare më pas 6 këste të tjera.
Situata është e tillë dhe mjaft e qartë. Krijohet një kompani në Bullgari që blen më shumë se gjysmën e aksioneve, përdor televizionin për inceneratorët dhe më pas gjithçka ua rikthen pronarëve pa paguar asnjë kosto.
Përveç "EM Capital" e krijuar në Bullgari, "Valtelina Cafesë", “KUDOPAY” është një tjetër kompani që vërteton e ortakërinë të Vjollca Hoxhës me inceneratorët.
CNA.al ka bërë një vëzhgim të dokumenteve nga faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Biznesit, ku vërtetohet qartë ortakëria e Vjollca Hoxhës me inceneratorët.

"KUDOPAY" është regjistruar në QKB me 12,04.2021 dhe ortakët në këtë kompani janë Stela Gugallja e inceneratorit 22 milionë euro në Elbasan, nënë e fëmijëve të Mirel Mërtirit, të cilët janë në kërkim, Vjollca Hoxha, pronare e "Top Channel" dhe Adriano Kadriu.

Kujtojmë se Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë bashkëpronarë në tri koncesionet e inceneratorëve në Elbasan 22 milionë euro, në Fier 28 milionë euro dhe Tiranë 128 milionë euro.
Pra, Vjollca Hoxha është ortake me Stela Gugallen e inceneratorëve, e cila është në kërkim nga SPAK-u.
Tani "Top Channel" është hedhur në mbrojtje të inceneratorëve gjoja se ka hallin e Arben Ahmetajt, por e gjitha ishte një shantazh ndaj prokurorëve të SPAK-ut që t'i hiqnin nga çështja, për të ndryshuar dhe zbutur akuzat me të tjerë.
Në fakt prokurorët e SPAK-ut, duhet të nisin hetimet për mediat që janë paguar nga paratë e inceneratorëve nën mbulesën e reklamave, duke bërë propagandë të shfrenuar për aferën korruptive.
Nga njëra anë abuzohej me taksat e shqiptarëve, pra vidheshin shqiptarët, nga ana tjetër "Top Channel" dhe Vjollca Hoxha thonin sa të mirë ishin inceneratorët./CNA.al
Sot Gent Ibrahimi u "përzgjodh" nga Presidenca dhe u e...
Dje Partia Demokratike zhvilloi Primaret. Më të nxehtat is...
Primaret janë një risi në PD. Kreu në detyrë, Sali Ber...
Opozita shqiptare ka marrë një pozicion në mbështetje të I...
IKMT sot në mëngjes ka vijuar një aksion të filluar në...
Lulzim Basha dhe të tijtë duket se kanë ngelur një gru...
Në media është raportuar dhe drejtuar gishti nga kreu i gr...
Negociatat midis grupit të Berishës dhe atij të Lulzim...
Mediat dhe pagesat e tyre nga kompanitë e inceneratorëve j...
Mund të duket e pabesueshme, por faktet çojnë në një drejt...
Vjollca Hoxha, "Top Channel" dhe aksionerët e “Valteli...
Gjykata e Apelit në datë 22 prill 2022 ka pranuar ankimin ...
Opozita organizoi dje një protestë në Tiranë. Kreu dem...
Tri ditë më parë Grida Duma njoftoi dorëheqjen e saj si de...
Nga verifikimi i deklaratave të pasurisë së ish-deputetes ...
Grida Duma nëpërmjet një fjalimi të gjatë sot tha se ishte...
Njerëzit e inceneratorëve janë hedhur në sulm për post...
Gert Bogdani ka shpallur kandidaturën për të garuar në Pri...
Partia Demokratike ka shfaqur Primaret. Disa emra deri tan...
Në Korçë mbushen burgjet për statistika apo më keq, policia ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...