Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Mund të duket e pabesueshme, por faktet çojnë në një drejtim, Policia e Shtetit është përfshirë në aferën e inceneratorëve, ka bashkëpunuar dhe ka ndihmuar njerëzit e tyre, të cilat tashmë janë në kërkim dhe ju ka krijuar lehtësi.
Le t’i shohim faktet një e nga një.
Me shpalljen në kërkim, asnjë nga pronarët e inceneratorëve nuk u ndalua nga policia, megjithëse ishin në dijeni se personat ishin thirrur dhe ndaj tyre do priteshin urdhër arrestet.
Minimalisht policia duhet t’i mbante prej ditësh nën vëzhgim, të dinte adresat e tyre, për të mos i lejuar që të zhdukeshin. Nuk ka ndodhur.
Pas shpalljes në kërkim në fazën e parë të arrestimeve në muajin mars, u tha se Stela Gugallja dhe Klodian Zoto nuk ishin gjetur nga policia dhe dyshohej si ishin larguar nga Shqipëria.

Në fakt shumë informacione rrodhën mediatikisht, duke u thënë se Klodian Zoto dhe Stela Gugallja lëviznin në aksin Korçë-Strugë, u prit shumë më pas që të shpalleshin në kërkim ndërkombëtar dhe ky është një fakt që implikon Policinë e Shtetit.
Klodian Zoto, Stela Gugallja apo Mirel Mërtiri kanë pasur një çengel në Policinë e Shtetit.
Interpoli ka shpallur pas 6 muajsh, Klodin dhe Stelën në kërkim ndërkombëtar, pra policia ka vonuar procedurat.
Cila strukturë, si e ka njoftuar dhe si është vepruar, kjo duhet hetuar dhe duhet zbardhur nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit. Iu desh 6 muaj t’i shpallte në kërkim ndërkombëtar.
Së fundmi njeriu që ka qënë i lirë për inceneratorët, por dhe shumë i akuzuar mediatikisht, është Mirel Mërtiri, edhe ky nuk është gjetur në banesë para 6 ditësh është larguar, ç’ka do të thotë që minimalisht struktura të caktuara të policisë, merrnin dhe jepnin informacion njerëzve të inceneratorëve.
Kjo i implikon jo pak, Policinë e Shtetit në këtë aferë, sepse asnjë nga krerët dhe kokat e vërteta të inceneratorëve, Stela Gugallja e 22 milionë eurove në Elbasan me një incenerator që nuk po punon, malet me plehra janë aty dhe që ka një kosto qindra mijëra euro në muaj për t’u vënë në punë, një incinerator që shpesh është quajtur një kazan me naftë.

Klodian Zoto i inceneratorit të Fierit, që ende nuk ka përfunduar do dy apo tre milionë euro ende investim dhe nga ana tjetër nuk është marrë në dorëzim nga shteti, pa folur këtu për gjobat marramendëse që duhet t’i shkojnë për shkak të shkeljes së kontratës koncensionare, pa shkuar më tej te korrupsioni i ministrit apo sekretarit të ministrisë që ndodhen në burg.

Inceneratori i Tiranës, ku administratorja dhe administratori, pra një shtetase shqiptare dhe një Italian, janë shpallur në kërkim, pasi jepnin mijëra euro rrogë në muaj babait të Allqi Bllakos, Edmond Bllako.

Asnjë nga këta nuk është kapur, të gjithë kanë ikur, policia nuk di asgjë, thjeshtë dhe vetëm mban disa kontrata, por nuk paska informacion ku ndodh.
Publikisht është thënë se Stela Gugallja bashkë me Klodin kanë lëvizur në aksin Strugë-Korçë, më pas në Elbasan, ndërkohë mediat raportuan se Stela Gugallja dhe fëmijët e saj ndodheshin në Vjenë dhe së fundmi ka dalë informacioni se ajo ndodhet në Suedi.
Tashmë për të vërtetuar pastërtinë e policisë, nuk ka më asnjë mënyrë se si mund të kryhet sepse faktet më lart, se njerëzit e inceneratorëve kanë pasur njerëzit e tyre, pra burimet e tyre brenda policisë së shtetit.
Dhe së fundmi është shpallur në kërkim gati prej 4-5 ditësh Mirel Mërtiri.
Do të presim dhe të shohim se sa kohë do t’i duhet policisë për t’a shpallur këtë të fundit në kërkim ndërkombëtar, apo do të veprohet si me rastin e Gugalles dhe Zotos që shkoi 6 muaj.
Provat dhe faktet flasin vetë, Policia e Shtetit është përfshirë rëndomtë në dhënie informacioni, dekonspirim, por dhe moskapjen e njerëzve të inceneratorëve, të cilët kanë përfituar kontrata koncensionare prej afërsisht 480 milionë euro nga qeveria shqiptare./CNA.al
Vjollca Hoxha, "Top Channel" dhe aksionerët e “Valteli...
Gjykata e Apelit në datë 22 prill 2022 ka pranuar ankimin ...
Opozita organizoi dje një protestë në Tiranë. Kreu dem...
Tri ditë më parë Grida Duma njoftoi dorëheqjen e saj si de...
Nga verifikimi i deklaratave të pasurisë së ish-deputetes ...
Grida Duma nëpërmjet një fjalimi të gjatë sot tha se ishte...
Njerëzit e inceneratorëve janë hedhur në sulm për post...
Gert Bogdani ka shpallur kandidaturën për të garuar në Pri...
Partia Demokratike ka shfaqur Primaret. Disa emra deri tan...
Në Korçë mbushen burgjet për statistika apo më keq, policia ...
Kiko u zgjua të shtunën i trembur nga një ëndërr që nu...
Me apo pa Berishën, me apo pa Bashën, Partia Demokrati...
Ilir Metaj i është rikthyer temës së ruajtjes së votës. N...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ditën e ...
"G Academy” ka zgjedhur ta quajë deputetja Grida Duma, një...
Kronikë e pajtimeve të mëdha dhe gjërave të padukshme....
Një emër i panjohur, që më pas do të bëhej një persona...
480 milionë euro kontrata. Këto janë minimumi i deklar...
Kurrë mos e shaj një njeri aq fort sa të vijë turp kur...
Dy inceneratorë të ndërtuar, ai i Tiranës dhe i Fierit, të...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...