“Bazuar në argumentet e mësipërme provohet fakti dhe krijohet bindja se shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto kanë konsumuar veprat penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë", kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale" të parashikuara nga neni 287, germat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese "në bashkëpunim" sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal”.

Njeriu hije i inceneratorëve, i quajtur si truri i tyre, Mirel Mërtiri, tashmë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK-u.
Prokuroria, pra Struktura e Posaçme Antikorrupsion, pas një hetimi të gjatë më në fund ka marrë si person të akuzuar edhe shtetasin Mirel Mërtiri.
Ky i fundit është një nga emrat e shumëpërmendur që del me dhjetëra e dhjetëra raste i lidhur me kompanitë e inceneratorëve sa në Holandë, në Tiranë, në Elbasan, apo në Fier.
Mireli diku është ortak me një shtetas italian nëpërmjet bashkëjetueses së tij, nënës së fëmijëve, Stela Gugallja. Diku dërgon një letër në Zimbabve, në Ghana apo në Bagdad, diku bën një aksident me një ministër të Edi Ramës, diku tjetër shfaqet sërish në Afrikë në foto me ministra që hynë në burg, në krah të Gerti Bogdanit, e kështu me radhë.
Del punëtor, paguhet nga inceneratorët, por shumë njerëz, Birn gjithashtu në një investigim e ka quajtur trurin e inceneratorëve. Tashmë Mirel Mërtiri është zyrtarisht nën akuzë.
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA.al, Mirel Mërtiri, së bashku me bashkëjetuesen e tij Stela Gugallja dhe Klodian Zoto akuzohen për:
“Bazuar në argumentet e mësipërme provohet fakti dhe krijohet bindja se shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto kanë konsumuar veprat penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë" , kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale" të parashikuara nga neni 287, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese "në bashkëpunim" sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal”.

Pra, siç thotë dokumenti përkatës, i cili është njoftimi i akuzës që i bëhet Mirel Mërtirit dhe të akuzuarve të tjerë në lidhje me aferën korruptive të inceneratorëve, Mirel Mërtiri tashmë duhet të përballet me drejtësinë.
Së pari, njeriu kyç dhe truri i inceneratorëve tashmë është nën akuzë dhe mesa duket SPAK-u ka zbuluar një grup të strukturuar kriminal, pasi sipas vetë deklarimeve të dhëna nga prokurorët, sipas pretendimeve të vetë prokurorëve, njerëzit e përfshirë në këtë aferë korruptive kanë vepruar në bashkëpunim, korrupsion, pastrim paraje, akuza këto mjaft të ashpra që drejtohen tashmë ndaj treshes Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, deri ditën e premte kur është prerë dhe fletë arresti për Mirel Mërtirin.
Personat e akuzuar kanë qenë vetëm Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, të dy në arrati. E para, sipas të gjitha deklarimeve ndodhet në Austri, në Vjenë, ku dhe lehtësisht mund të gjendet, pasi ka kërkuar strehim politik. Gjithashtu edhe fëmijët e saj janë të regjistruar në shkollë.
Nga ana tjetër, Klodian Zoto disa herë është kërkuar të gjendet në Tiranë, Elbasan apo Korçë. Gjithsesi, i treti është Mirel Mërtiri. Edhe Mirel Mërtiri mesa duket i ka ikur drejtësisë.
Burime nga SPAK-u i thanë CNA.al se ai ndodhej jashtë në momentin që është përgatitur akuza, por pritet të shohim se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm pas njoftimit zyrtar që do të marrin avokatët e Mirel Mërtirit në lidhje me akuzën e ngritur ndaj tij, që tashmë është bashkuar edhe me akuzat e tjera të ngritura ndaj Stela Gugalljës, bashkëjetueses së tij, apo edhe shtetasit Klodian Zoto.

Mirel Mërtiri shfaqet në inceneratorin e Elbasanit nëpërmjet Stela Gugalljes dhe në një prej kompanive ku bashkëjetuesja e tij është ortake me shtetasin italian Ernesto Granelli “ER One”, ai është administrator.
Më pas shfaqet si rrogëtar, si drejtor në një nga kompanitë e inceneratorëve dhe kjo është e verifikueshme nga lista e pagave, të cilat u bënë publike pak muaj më parë.
Mirel Mërtiri shfaqet në Afrikë me Gerti Bogdanin në foto me një ministër Shëndetësie, i cili hyn në burg. Lajmin e dha "Zimbabwe News" dhe për këtë u përfol dhe u aludua se Mireli nuk ishte Ilir Dedja e të tjera si këto, por në fakt ai është atje në foto.

Mirel Mërtiri shfaqet me letër me firmën e tij drejtuar bashkisë së Bagdadit, apo sërish në Zimbabve në grupe negociatore për të negociuar në emër të kompanive të inceneratorëve, nëpërmjet kompanisë “GeoGenix BV”, e cila është në fakt “Integrated Energy BV”, mëma e kompanisë së inceneratorit të Tiranës që në Tiranë fillimisht u paraqit si kompani holandeze, por në fakt tek ajo shfaqej Klodian Zoto, Ernesto Granelli, një tjetër shtetas italian, Giuseppe Caffaglione dhe tashmë në këtë kompani shfaqet publikisht, sipas dokumenteve të siguruara nga CNA.al, edhe shtetasi Mirel Mërtiri, ky i fundit nën akuzë nga SPAK-u.
Tashmë pritet të mësojmë fatin e tij. Do të shkojë të dorëzohet dhe të hetohet apo do të fshihet dhe do të qëndrojë në arrati në Austri, nga ku nuk lëviz dot se duhet të kërkojë strehim politik apo të fshihet, të marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare.
CNA.al sjell dokumentin ekskluziv dhe akuzën për herë të parë që është ngritur ndaj shtetasit Mirel Mërtiri, firmosur nga prokurorët Klodian Braho dhe Ened Nakuçi. Mërtiri i quajtur si "truri i inceneratorëve", njeriu i përfshirë në skemë, i cili shfaqet kudo dhe kurdoherë te kompanitë dhe zinxhiri i inceneratorëve, por asnjëherë nuk ishte nën akuzë dhe ndaj tij nuk ishte drejtuar gishti nga drejtësia, e cila tashmë mesa duket se ka mundur të sigurojë prova direkte dhe indirekte që akuzojnë Mirel Mërtirin për aferën e inceneratorëve./ CNA.al

Deputeti Agron Shehaj ka folur për aferën e Portit të ...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për ...
Betonizimi i Tiranës me ndërtesat ngjitur me njëra-tje...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, me zë dhe figurë denoncoi Lulz...
Monika Kryemadhi, deputete e LSI-së, i është rikthyer sëri...
Kryeministri Edi Rama pas nënshkrimit të 21 marrëveshjeve ...
Prokurorja e Elbasanit, Edlira Bako, ditën e sotme është k...
Në përfundim të mbledhjes mes dy qeverive, u mbajt edhe ce...
Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi...
Shijak/Informacion paraprak: Rreth orës 10:15, në Lagjen ...
Numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin anglez për të mbërr...
“Kemi parë rezultate nga marrëveshjet e 'Ballkanit të Hapu...
Në Shkup, ku po mbahet mbledhja e përbashkët mes dy qeveri...
Fiqiri Dani emërohet shef i Komisariatit të Policisë P...
Ka nisur në Shkup, mbledhja e përbashkët mes qeverisë së S...
Sekuestrohen armë zjarri, drogë, shuma parash, peshore ele...
Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi ...
Serat me kanabis nuk janë më vetëm ekskluziviteti i Lazara...
Sot mbahet në Shkup mbledhja e përbashkët mes qeverisë së ...
I ftuar në “Review” për të folur për serat me kanabis ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...