
Tashmë nuk ka dyshim, SPAK ka kërkuar arrestimin. Gjysakat ka vendosur t’i hidhen prangat shtetasit Mirel Mërtiri apo Klodian Mërtiri, njeriut i cili quhet ndryshe edhe truri i inceneratorëve, njeriu i cili bashkëjetuesen e tij e vuri pronare të kompanisë “Alb Tech Energy” dhe mori 22 milionë euro për inceneratorin e Elbasanit që nuk funksionon.
Për më tepër, kostot e mbajtjes së tij në punë janë tepër të mëdha dhe variojnë nga 1.5-2 milionë euro në vit për djegien e mbetjeve. Në Elbasan, malet me plehra vazhdojnë të rriten çdo ditë.
Mirel Mërtiri është kërkuar pesë ditë më parë nga policia tek apartamenti i tij në godinën “Ambassador 3”, në qendër të kryeqytetit dhe nuk është gjetur. Sipas policisë, ai ndodhet jashtë vendit dhe është larguar.
CNA.al ka raportuar shpesh për Mirel Mërtirin, ka raportuar edhe Birn si lidhet ai me Qeverinë, me ministrat e saj, njeriu në krah të Klodian Zotos, në krah Stela Gugalljas, në krah të ministrave të qeverisë, në krah të mediave në Shqipëri, të cilat sot po heshtin.

SPAK ekzekutoi 11 urdhër-arreste, 5 u shoqëruan, të tjerët nuk u gjetën në lidhje me inceneratorin e Fierit, ndërkohë një javë më parë janë mbyllur hetimet për inceneratorin e Elbasanit, ku është përfshirë dhe Mirel Mërtiri. Mediat nuk e raportojnë, shumë pak ose asgjë për të.
Mirel Mërtiri dhe inceneratorët janë një skemë e qartë korruptive, ku është përfshirë Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, nga Elbasani në Fier, nga Fieri në Tiranë. Nuk është person anonim, megjithëse nuk del si administrator në tre kompanitë e inceneratorëve, por del te kompania “ER One”, ku aksionet janë 40% të Stela Gugalljas, bashkëjetueses së tij që kishte inceneratorin e Elbasanit dhe 60% të Ernesto Granellit, një italiani që kishte 30% të inceneratorit të Fierit.
Mirel Mërtiri është njeriu që shfaqet në foto me Klodian Zoton dhe Giuseppe Ciaffaglionen, i cili sot është kërkuar të prangoset, është njeriu që dilte dhe fliste, mbante fjalime sa i mirë ishte inceneratori i Tiranës dhe sot po kërkohet nga SPAK.

Këta janë rrethi i Mirelit dhe gjithçka nëpërmjet Klodian Zotos, kompanisë “ITS” e cila nuk fillon dhe nuk mbaron thjeshtë dhe vetëm me inceneratorët, por është dhe skandali i matësave të ujit, që fillon nga ujësjellësi i Korçës, shkon në Berat, në Lushnje, në Fier dhe Elbasan. Askush nuk ka hetuar deri më tani. SPAK ka heshtur për milionat e eurove të marra kredi nga ujësjellësat e falimentuar të shtetit shqiptar. Një skandal më vete ky.
Mediat nuk flasin për Mirel Mërtirin, për njeriun që Birn e quajti trurin apo hijen e inceneratorëve, njeriun në krah të ministrave, njeriun që mendohet dhe dyshohet se ishte ndërtues i skemës së inceneratorëve, ku tek e para vendosi bashkëjetuesen Stela Gugallja, tek e dyta Klodian Zoton dhe tek e treta ai shfaqet dhe vetë. Shfaqet si përfaqësuesi i kompanisë së inceneratorit të Tiranës.
CNA.al ka mundur të sigurojë një dokument nga një studio ligjore, e cila tregon se Mirel Mërtiri ka lidhje direkte me inceneratorin e Tiranës. Ky dokument i siguruar në rrugë jozyrtare, është i një studioje ligjore për një padi drejtuar gazetarit Elvi Fundo, e cila nuk ka shkuar në fakt në emrin e Mirelit. Padia zyrtare është në emër të dy kompanive, por në një dokument të siguruar jo zyrtarisht shkresa e kompanisë ligjore ka edhe emrin e Mirel Mërtirit dhe adresën në Holandë, që është e njejta me “Integrated Energy”.
Mireli ka ikur, policia ka shkuar ta arrestojë, mediat nuk e raportojnë. Deri tani, vetëm Shqiptarja.com ka dhënë diçka, të tjerat janë përpjekur ta mbajnë në heshtje.

SPAK nuk e jep emrin e Mirelit si person në kërkim, mediat e fshehin, kush po kërkon ta zhdukë Mirelin nga kjo histori, apo ta mbrojë? Ndoshta frika se ai mund të flasë, frika se është koka e gjithçkaje dhe mund të zbulojë mjaft emra ka bërë që Mireli të mbrohet nga të gjithë.
Është mbrojtur vetë? Apo e mbron politika? Prokurorët e SPAK-ut? Gjykatat? Kush po e mbron që emri i tij të mos dalë në njoftimet publike dhe të mos tregohet e vërteta e njeriut që pa asnjë dyshim tashmë është zyrtarisht në akuzë dhe i përfshirë në aferën e inceneratorëve tek Elbasani. Gjithçka lidhet me Fierin duket se është jashtë, por në Tiranë shfaqet sërish./ CNA.al
Deputeti demokrat Belind Këlliçi, e ka konsideruar pro...
Ish të përndjekurit politik kanë zhvilluar sot një cer...
Sot SPAK lëshoi 11 urdhër arreste për inceneratorin e ...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka komentuar operacio...
Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka zhvi...
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama reagoi për dëni...
Gentian Malindi, i akuzuar si porositësi i 137 kilogramëve...
Presidenti i Republikës ka dekretuar më në fund ligjin e s...
Jorida Tabaku, deputetja e PD-së ka shpejtuar të marrë mer...
Pas arrestimeve të fundit nga SPAK për incenaratorin e Fie...
Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim nga SPAK për incene...
Regan Merdani, një prej të cilëve SPAK ka urdhëruar arrest...
Në mediat sociale, bëri xhiron e rrjetit një deklaratë...
SPAK ka zbardhur skemën korruptive që është përdorur tek i...
Nga hakërimi i e-maileve të ish shefit të SHISH, Helidon B...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Giuseppe Ciaffaglione është një prej personave për të cila...
SPAK ka prerë 11 urdhër arreste për aferën me inceneratorë...
Partia Demokratike do të zhvillojë “Primaret”, ku do t...
Nga 11 persona që u është prerë fletë arresti, vetëm pesë ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...