Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Opozita organizoi dje një protestë në Tiranë. Kreu demokrat, Sali Berisha, dhe ai i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e shumë parti të tjera aleate si, Dashamir Shehi, Agron Duka, Fatmir Mediu e të tjera, bënë thirrje për pjesëmarrje masive në protestë.
Protesta filloi rreth orës 16:00, zgjati rreth tri orë, 22 folës, mesazhe të forta, një gomone që u çua nga të rinjtë e FRPD-së te Kryeministria, qirinj në fund në shkallët e godinës ku drejton Edi Rama, për Ardit Gjoklajn, për jetët e të rinjve që kanë humbur duke akuzuar qeverinë dhe shtetin në këto 9 vite.

Një protestë që në fund pati dhe reagime, kuptohet nga më të ndryshmet, që nga ato të zyrtarëve socialistë për rubla, të cilët në fakt ishin trembur jo pak, pasi gjatë gjithë javës ngritën tonet dhe propagandën e tyre, apo "të zhgënjyerit”, që thanë pse nuk pati dhunë, të cilët prisnin më shumë sesa ajo që ndodhi, apo ata që kërkonin që njerëzit të qëndronin aty, dhe të tjera si këto.
Në fakt protestat i bëjnë mirë vendit, i bëjnë mirë dhe qeverisë, edhe opozitës. Ishte një ushtrim që tregoi se kush e ka shumicën, kush e ka opozitën e vërtetë.
Dje u rikonfirmua se opozita e vërtetë është Berisha dhe Ilir Meta. Dje u konfirmua se Berisha është kryetari i Partisë Demokratike dhe se ai ka shumicën dhe ka demokratët me vete. Ai mbush bulevardin.Për ata të cilët thonë se ishin pak, ishin 10 mijë, ishin 7 mijë, ishin 20 mijë, ka thjeshtë dhe vetëm një përgjigje.

Protestat tregojnë forcën e opozitës. Ajo është forca e opozitës, është dhe më e madhe sesa aq, sepse ka dhe njerëz indiferentë që nuk shkojnë të marrin pjesë në protestë. Më pas gjithçka lexohet te kutitë e votimit kur ka zgjedhje.
Për ata që pretendojnë se ka një opozitë tjetër apo një format tjetër opozitar ka thjesht dhe vetëm një përgjigje, përfshirë këtu Lulzim Bashën dhe të tijtë, Enkelejd Alibeajn, Gaz Bardhin, Agron Gjekmarkajn, apo edhe Grida Dumën, e cila ishte e munguara e madhe e protestës dje, pasi kjo ishte protesta e dytë pa zërin melodioz të Lulzim Bashës, kur këndon himnin, dhe fotot me puthje dhe përmallim të Grida Dumës.

Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Në rast se kanë forma të tjera dhe janë një opozitë më e madhe sesa ajo e Sali Berishës mund të dalin në protestë dhe të na tregojnë se çfarë mund të bëjnë dhe si dinë ta bëjnë, cila është mënyra që ata e bëjnë.Në rrjet pati reagime të forta. Shumë demokratë donin të qëndronin më shumë, të tjerë thoshin ishte sukses, disa dështim, e kështu me radhë, dhe debatet e zakonshme që shoqërojnë ngjarje të tilla politike.
Në rast se kemi një opozitë tjetër, një grupim tjetër më të fortë, më të madh, më të fuqishëm që shkon në shesh dhe e rrëzon Edi Ramën brenda ditës, le të dalë dhe të shfaqet. Le të presim Lulzim Bashën dhe të tijtë të organizojnë një protestë. Le të shkojë Lulzim Basha në shesh, le të shohim se çfarë do të bëjë.
Për ata që ëndërrojnë se Luli i bënte më të shumta dhe të shpeshta protestat mund t’u themi vetëm një fjali. Sërish ato protesta nuk ishin të Lulit, ishin të Berishës.

Në shesh shkonte Berisha, shkonin njerëzit që e mbështesnin, shumica e Partisë Demokratike. Lulzim Basha është askushi në PD, nuk është as pakicë, është thjesht dhe vetëm një individ që mbahet pas disa mandateve, shumicën e të cilave i ka shitur apo i ka dhënë në mënyrë korruptive.
Prandaj dhe rruga për të dhënë një zgjidhje përfundimtare përgjigjes cila është opozita e vërtetë pas protestës së djeshme të Berishës dhe Metës është një.
Lulzim Basha të organizojë protestën e tij bashkë me të tijtë, me Gaz Bardhin, me Lefter Gështenjën, me Agron Gjekmarkajn, apo edhe me analistë të dënuar si mashtrues apo kllounë politikë që vijnë vërdallë ekraneve mediatike shqiptare.

Është shumë e thjeshtë, protesta e radhës të njoftohet nga Luli, të shohim sa njerëz ka, si qëndron te Kryemnistria, si e rrëzon Ramën brenda ditës, dhe kështu kuptojmë të ardhmen politike të opozitës në Shqipëri pasi këtë aktualen e dimë dhe e shohim mjaft qartë./ CNA.al
Tri ditë më parë Grida Duma njoftoi dorëheqjen e saj si de...
Nga verifikimi i deklaratave të pasurisë së ish-deputetes ...
Grida Duma nëpërmjet një fjalimi të gjatë sot tha se ishte...
Njerëzit e inceneratorëve janë hedhur në sulm për post...
Gert Bogdani ka shpallur kandidaturën për të garuar në Pri...
Partia Demokratike ka shfaqur Primaret. Disa emra deri tan...
Në Korçë mbushen burgjet për statistika apo më keq, policia ...
Kiko u zgjua të shtunën i trembur nga një ëndërr që nu...
Me apo pa Berishën, me apo pa Bashën, Partia Demokrati...
Ilir Metaj i është rikthyer temës së ruajtjes së votës. N...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ditën e ...
"G Academy” ka zgjedhur ta quajë deputetja Grida Duma, një...
Kronikë e pajtimeve të mëdha dhe gjërave të padukshme....
Një emër i panjohur, që më pas do të bëhej një persona...
480 milionë euro kontrata. Këto janë minimumi i deklar...
Kurrë mos e shaj një njeri aq fort sa të vijë turp kur...
Dy inceneratorë të ndërtuar, ai i Tiranës dhe i Fierit, të...
"Babalja", pra, Ervin Salianji, i kthyer nga turi i tij turi...
Skandali korruptiv, afera e shekullit, korrupsioni me inci...
Stela Gugallja bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit, nëna e fëm...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...