“Shqiptarët, në misionin e pandalshëm/ Studenti: Të çmontojmë regjimin e Edi Ramës
Protestës së opozitës i janë bashkuar edhe studentët. Stud...

Lili Sula, Drejtuese e Departamentit të Arsimit në PD, ka mbajtur fjalën e saj në protestën e Partisë Demokratike që po mbahet përpara kryeministrisë.
Ajo u shpreh se ndien një keqardhje të madhe për sistemin arsimor, i cili po prek fundin.
Sula cilësoi se "Buxheti aktual i arsimit është 3.1 % i PBB, shumë larg buxhetit 5 % që është premtuar e ndërsa vitet shkojnë, qeveria ecën mbrapsht, pasi mbështetja financiare që qeveria i kushton arsimit është më e ulët se buxheti 3.4%, i 10-12 viteve më parë."
Fjala e plotë:
Të nderuar të pranishëm,
Jam pedagoge prej shumë vitesh e shoh me keqardhje se si sistemi arsimor në vendin tonë prej kohësh ka prekur fundin.
Buxheti aktual i arsimit është 3.1 % i PBB, shumë larg buxhetit 5 % që është premtuar e ndërsa vitet shkojnë, qeveria ecën mbrapsht; pasi mbështetja financiare që qeveria i kushton arsimit është më e ulët se buxheti 3.4%, i 10-12 viteve më parë.
Edhe arsimi i lartë është në rënie të lirë e Ministria e Errësimit, përveç fotove në rrjete sociale, as që tregon vëmendje. Ligji i Arsimit të lartë i miratuar me 2015 me shumicë kartonësh – edhe pse u kundërshtua nga të gjithë faktorët e interesit brenda e jashtë vendit—çdo ditë e më shumë tregon së është i dështuar në realitetin tonë universitar. Po jap vetëm një shembull:
Ligji parashikon kredi për studentët, por universitetet nuk zotërojnë pronësi e siç dihet trualli e Muzeut të shkencave të natyrës në Rrugën e Kavajës- një laborator i gjallë i mësimdhënies e kërkimit shkencor u shtetëzua nga qeveria (si të ishim më 1946) e tashmë një goxha pallat është drejt përfundimit. Edhe Kopshti botanik – po kështu u shtetëzua.
Nga ana tjetër, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Latë, që do të garantonte kreditimit- një strukturë tipike burokratike - nuk funksionon edhe pse një staf i saj paguhet nga taksat tona.
Por çfarë kërkoi Lëvizja universitare?
Lëvizja universitare – stafet ndihmësakademike, administrative e studentore, pa mbështetjen e të cilëve nuk ka kuptim puna e pedagogëve – kërkoi rritjen e buxhetit për kërkimin shkencor në 0.3 % të PBB, kur aktualisht është 10 herë më i ulët dhe shumë herë më i ulët se vendet e rajonit.
Lëvizja universitare kërkoi t`i rikthehej e drejta e mohuar e indeksimit të pagës – e cila do të rriste mbi 40 % pagat e stafit universitar; por që në shkelje të hapur të ligjit nuk është kryer prej shumë vitesh.
Dhe besoj se cilido e di mirë, se ka një paradoks të thellë mes trajtimit financiar të kërkuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ku paga mesatare shkon 3500 euro dhe pedagogëve të tyre - prej të cilëve diplomohen - me pagë mesatare 2 herë më të ulët se kolegët në Kosovë.
Lëvizja universitare kërkoi dhe kërkon t`i rikthehet autonomia dhe liria akademike universiteteve, që përbëjnë themelet e tyre, kërkoi vëmendje për degët e studimeve albanologjike, që shënojnë identitetin tonë kombëtar, të cilat nga viti në vit po pësojnë rënie të ndjeshme të numrit të studentëve, ndërkohë që një pjesë e tyre po i venë kyçin portave të dijes, thënë ndryshe kërkoi që qeveria të kthente sytë nga bota universitare e ta trajtonte me dinjitet ashtu siç i takon elitës së shoqërisë, por u ndesh me presione, intimidime e shantazhe nga më të shëmtuarat e me një ligjërim kryeministror që s`do t`i lejohej as një personi me arsim të detyruar.
Ndaj është dita t`i bëjmë STOP nëpërkëmbjes së qytetarëve, punonjësve, stafeve universitare e studentëve, t`i bëjmë STOP nëpërkëmbjes së mbarë shoqërisë sonë nga kjo qeveri dhe kreu i saj, z. Rama.
Protestës së opozitës i janë bashkuar edhe studentët. Stud...
Protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ndezu...
Pedagogët i janë bashkuar protestës të Partisë Demokratike...
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Lisandër Hoxha, ka deklaruar...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Rudina Hajdari...
Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, gjatë fjalimit ...
Luçiano Boçi ka mbajtur fjalën e tij para mijëra protestue...
Regjisori Edmond Budina ka hapur protestën e opozitës ...
Protesta e opozitës ka nisur me një mesazh të fortë për la...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është nisur n...
CNA.al po transmeton hap pas hapi protestën e opozitës. S...
Demokratët kanë pritur liderin Sali Berisha, teksa ka dalë...
Mijëra qytertarë janë mbledhur para Kryeministrisë, du...
Pak minuta para se të nisë protesta, qytetarët kanë mb...
Mijëra qytetarë janë nisur drejt Kryeministrisë, ku do të ...
Një e moshuar nga Elbasani, do t’i bashkohet protestës...
Kur ka mbetur vetëm pak minuta nga nisja e protestës k...
Qindra efektivë policie po përgatiten për protestën, duke ...
Vetëm pak minuta na ndajnë nga nisja e protestës së th...
Pak para nisjes së protestës së Partisë Demokratike, deput...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...