
Drejtuesi i Departamentit të Diasporës në PD, Indrit Hoxha, ka drejtuar gishtin nga kryeministri Edi Rama për largimin e të rinjve shqiptarë nga vendi.
Hoxha tha se kryeministri është shkaku i largimit, ndërsa kërkoi që qytetarët t'ja shkurtojnë sa më shpejt qëndrimin në pushtet.
Fjala e plotë e Hoxhës:
Të nderuar bashkëqytetarë, që punoni dhe jetoni jashtë pasi ky vend nuk ju mbajti dot, kjo protestë sot, në këtë shesh, nuk mund të kishte kuptim pa ju.
Për mua, si Sekretar për Diasporën në Partinë Demokratike, është një falënderim dhe mirënjohje që më buron nga zemra për pjesëmarrjen tuaj këtu në këtë datë vendimtare për të gjithë ne, në këtë protestë thelbësore për të ardhmen tonë, në këtë ditë që shënon një kthesë të re në gjendjen politike në Shqipëri.
Duke ju drejtuar emigrantëve që kanë ardhur në këtë shesh, të cilët kanë lënë punën, fëmijët, preokupimet, axhendën e ngjeshur në vendet nga ku vijnë, ne në fakt bëjmë një shërbim të madh. Bëjmë të mundur që shoqëria shqiptare, aktorët shoqërorë, herë-herë dhe indiferentë ose të preokupuar me hallet dhe problemet e tyre, kanë lidhje me gjendjen në Shqipëri.
Jemi vend i NATO-s, jemi në mes të Europës, jemi vend kandidat për BE dhe megjithatë shqiptarët ikin a thua se ka luftë si në Afganistan, apo në Siri apo në Irak. Shifrat e Eurostat për lejet e qëndrimit, dramat, reportazhet, gomonet, fabulat drejt ishullit britanik apo kudo tjetër e bëjnë drithëruese referencën me shqiptarët 32 vite pas rënies së komunizmit, tri dekada e gjysmë gati pasi ne u ndamë nga shoqëria e së keqes.
Por pse?! Pse sidomos pesë apo dhjetë vitet e fundit ne po ikim dhe po ikim, dhe po vazhdojmë të ikim....
Kundrejt të gjitha rrethanave të favorshme ku gjendet Shqipëria dhe ku Partia Demokratike ka kontribuar aq shumë siç janë anëtarësimet në organizmat ndërkombëtarë deri dhe në NATO, siç janë liberalizimi i vizave, dy nga arritjet më madhore ndërkombëtare të integrimit të Shqipërisë, ne përsëri ikim me ritëm të shtuar gjithnjë dhe më shumë.
Shkaku është kjo ndërtesë këtu, ose më saktë banori i përkohshëm i kësaj ndërtese të cilit sa më shumë t’ja shkurtojmë ditët e qëndrimit aty, aq më mirë është për ne.
Ne duhet të ndryshojmë pas heqjes së kësaj qeverie, të gjitha rrethanat dhe të gjitha shkaqet që i bëjnë njerëzit të largohen edhe pse një emigrim normal do të ketë gjithmonë.
Ne kemi nevojë të ndërtojmë këtu brenda, ato politika, ato ide punë nxitëse që jo vetëm përqindja e njerëzve që largohen të ulet në shifra minimale të qarkullimeve mes shoqërive të lira, sikurse ëndërrojmë të bëhemi, por të fillojmë të themelojmë një aspiratë, një politikë, një ëndërr të kthimit.
Ëndrra e kthimit është te çdo emigrant. Ajo është aty mjafton që ne të krijojmë të gjitha lehtësirat që njerëzit, të kthehen, të investojnë, të ndërtojnë shtëpitë e tyre dhe të ardhmen e tyre, të sjellin këtu ekspertizën, pasionin, standardin e shoqërive perëndimore ku kanë shkuar.
Për një politikë të kthimit është angazhimi madhor i Partisë Demokratike në programin e saj dhe këtë do ta fillojmë që me pushtetet lokale, me njësitë lokale deri në përmbysjen finale të Edi Ramës.
Ne duam të bëjmë diçka. Ne duam që shqiptarët të qëndrojnë këtu. Ne duam që shqiptarët të kthehen.
Deri atëherë me ju të nderuar bashkëkombas që sot jeni apo doni të ikni, ne duam të rrimë pranë dhe pranë. Ne duam të presim nga ju çdo ide, çdo kontribut.
Partinë Demokratike e keni ministrinë e duhur të diasporës, që tani, pa marrë pushtetin dhe nesër gjithë qeveria jonë do të jetë një qeveri që jo vetëm do të frenojmë ikjen por do të ndërtojë një politikë të kthimit!/ B.A. – CNA.al
Protesta live në CNA
Teksa Sekretari për Diasporën dhe organizimin me jashtë në...
Avokati Altin Goxhaj me tone të forta nga protesta i k...
Kantautori Renis Gjoka, ka cekur fenomenin e largimit ...
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, në fjalën e ti...
Bordi i Transparencës ka marrë vendimin për ndryshimin e ç...
Kjara Mamushi, studentja për Informatikë Ekonomike, ka...
Mjeku Milaim Nela ka drejtuar gishtin nga Edi Rama për lar...
Qytetarët janë mbledhur poshtë zyrës së kryeministrit ...
Lili Sula, Drejtuese e Departamentit të Arsimit në PD, ka ...
Protestës së opozitës i janë bashkuar edhe studentët. Stud...
Protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ndezu...
Pedagogët i janë bashkuar protestës të Partisë Demokratike...
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Lisandër Hoxha, ka deklaruar...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Rudina Hajdari...
Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, gjatë fjalimit ...
Luçiano Boçi ka mbajtur fjalën e tij para mijëra protestue...
Regjisori Edmond Budina ka hapur protestën e opozitës ...
Protesta e opozitës ka nisur me një mesazh të fortë për la...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është nisur n...
CNA.al po transmeton hap pas hapi protestën e opozitës. S...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...