Pa ikur Rama dhe Veremlia, nuk shpëton Shqipëria
Përshëndetje shqipe! Përshëndetje edhe ju shqipe që j...

Ndonëse protesta e këtij 12 nëntori qe më e madhe dhe më e organizuar se e 7 korrikut, ajo nuk prodhoi dot efektin surprizë të së parës. Në 7 korrik përkrahësit e PD-së që u derdhën në bulevard arritën tri qëllime jo të vogla.
Së pari, ata i vunë vulën njëherë e mirë dilemës, nëse Berisha edhe pa zgjedhur strukturat e reja, qe në gjendje ta mobilizonte formacionin më të madh të opozitës. Ai tregoi se, mirë apo keq, portreti dhe ftyma e tij janë ato të shumicës dërrmuese të partisë që drejton.
Së dyti, ajo dëshmoi se përpara idotësive alla Yuri Kim, për të vendosur se kush duhet t'i prijë opozitës, idhtarët e “popullit më pro amerikan të kontinentit”, preferuan të sillen si “barëngrënës”, duke përqafuar konceptin demokratik të përzgjedhjes se liderve që duan vetë.
Pra, 7 korriku, realizoi një mision të madh: ai i dha fund opozitarizmit fasadë për të rikthyer në skenë “armiqtë” realë të Edi Ramës.
Ndryshe nga katër muaj më parë, tubimi i kësaj radhe nuk kishte më për qëllim mbijetesën e ekuilibrave demokratikë në vend, por dilemën se sa opozita reale, tashmë e konfirmuar dhe e zgjeruar bashkë me Partinë e Lirisë, do të qe në gjendje ta sfidojë regjimin që sundon prej një dekade.
Në këtë kuptim, nga ky tubim nuk pritej, as denoncimi i vjedhjeve të Ramës, as thirrjet ‘poshtë monizmi”, me të cilat Berisha i ftoi të brohorisnin në kor pjesmarrësit e shumtë dhe as premtimi se një ditë padroni i oligarkëve do të përfundojë në burg.
Përpara kësaj proteste, të paralajmëruar prej shumë kohësh, shtrohej pikpyetja se sa do të qe në gjendje të kriste fasadën e strukturës autokratike të rilindjes.
Duhet pranuar se qoftë për nga forca e dhunës, qoftë për nga radikaliteti veprimeve, 12 nëntori është ende shumë larg asaj që bëri Lulzim Basha në 2019. Kur goditi parlamentin dhe kryeministrinë me bomba molotov, PD-ja e athershme nxorri në pah fytyrën më të egër të një klike që mbyste popullin e vet me gaz lotsjellës; kur grisi mandatet dhe bojkotoi zgjedhjet ajo tregoi, faqe të gjithëve, regjimin e vetëm monist të kontinentit. Mëkati i saj rezultoi më pas se nuk kishte këllqe për ti shpënë deri në fund ato që niste. Makthi i opozitarëve atëherë ishte se Lulzim Basha nuk po arrinte të berishizohej dot kurrë. Ndërsa shqetësimi i tanishëm është se mos virusi i luli-zimit mund të ketë prekur edhe vetë Berishën.
Por të dëgjoje fjalën e liderit demokrat gjatë mitingut, nuk qe e vështirë të dallohej se ai e shtyu rrugën radikale për pas zgjedhjeve të majit. Mëse një herë ai paralajmëroi ndërkombëtarët se po u prek vota nuk do të ketë më stabilitet, duke kërcënuar: “mjerë ai që prek zgjedhjet”. Pra, Berisha që prej vitesh është rrekur ti mbushë mendjen të gjithëve se nuk mund të ketë zgjedhje të lira me Edi Ramën, tani po thotë se do ti përgjigjet atij me destabilitet po e vodhi edhe njëherë më shumë në 14 maj. Kjo luftë e re, e shtyrë për një datë të ardhshme, ironikisht ngjan si dy pika uji me sloganin e Bashës që u bë viral në rrjet: “beteja sapo ka filluar”.
Natyrisht, përballë një pushteti të korracuar me me paratë e oligarkëve, të mbrojtur nga dhuna e bandave dhe të sublimuar nga mediat e shitura, asnjë opozitë nuk e ka të lehtë të zgjedhë rrugën radikale. Por pikërisht për këtë ajo nuk e ka luksin ti krijojë militantëve të saj iluzione më shumë sesa e ka takatin.
Dhe këtë 12 nëntor ajo ra në këtë kurth. Ndërsa verën që shkoi ajo dëshmoi se ekzistonte, këtë herë ajo nuk shkoi dot më larg, për tu përvijuar si rrezik për pushtetin e pamat të Edi Ramës. Aksioni i saj është ende në stanjacion nga i cili duket se nuk do të dalë, pa u grabitur edhe njëherë në 14 maj.
Përshëndetje shqipe! Përshëndetje edhe ju shqipe që j...
Dita e shumëpritur erdhi! Është ditë shprese e jete. Ditë ...
Bedeli dhe kryebedeli i Vuçiçit, lakeu dhe kryelakeu i Vuç...
Ismail Kadare në esenë e tij “Mbi krimin në Ballkan”, ...
Ti që je prind dhe pret një fëmijë, duhet ta dish se p...
Paloka dhe Leskaj nuk ishin të dehur siç mërmërit Rama. Asp...
Dje, media e "kapter" Irfanit u rikthye të sulmojë ekspone...
Ashtu siç pritej, ka një interes të jashtëzakonshëm për pr...
Qeveria vjen me projektbuxhetin 2023, pa një plan të d...
Ndoqa deklaratën e mllefosur të znj. Duma, dhe nuk e di pse ...
Kiko i shqetësuar nga mungesa e qarkullimit të elitave...
Vala e dorëheqjeve në Partinë Demokratike ka vazhduar ...
Ndërsa të gjithë prisnim që Grida të vriste Pashain, s...
Në më pak se 12 orë, aq sa zgjati vizita e kancelarit ...
Shqipëria ishte jo vetëm e fundit në reagimin e saj pë...
Make PD Great Again, Përpara se gjithash të bëhemi për...
Qeveria angleze për të zhvendosur vëmendjen nga proble...
E djathta/konservatorizmi nuk mund të jenë peng i vulës dh...
Deputeti Bujar Leskaj ka publikuar një video nga komis...
Një sasi e konsiderueshme bananesh është sekuestruar k...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...