"Nuk mjafton produkti formal, por përmbajtja"/ Debat Boçi-Mazniku për afatin e Reformës Territoriale
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...

Ndoqa deklaratën e mllefosur të znj. Duma, dhe nuk e di pse e gjithë deklarata e saj më kërciste keqas.
Teksa kolegët e saj deputetë, qanin me oi për këtë "fatkeqësi" të Kuvendit, znj. Duma përpiqej ta vishte dorëheqjen e saj me tone të aktit moral.
Në fakt do ta pranoja këtë akt si të tillë, nëse kjo do kishte ndodhur më 9 shtator 2021 apo 6 mars 2022.
Të kujtohesh pas më shumë se një viti nga data kur Lulzim Basha, nën regjinë e Ramës dhe shantazhet e Yuri Kim bëri aktin më të rëndë kundër PD-së, kundër pluralizmit dhe demokracisë, tregon se nuk ke marrë ofertën e duhur deri më sot.

Sepse kështu ka ndodhur në gjithë këto vite.
Tregon se druhesh të përballesh me ata, që të mbështetën dhe të dhanë mandatin.
Tregon se ke frikë të hysh në garë.
Prandaj mandati nuk është personal i znj. Duma.
Jam e bindur se demokratët ia kanë hequr mandatin shumë kohë para ditës së sotme.
Të kërkosh të bëhesh një Sokol Balla nuk e bën të moralshme dorëheqjen.
Në fakt për mua, edhe ata që qanin sot me "dhimbje", por edhe ata që zgërdhiheshin nga ky akt, e kanë dorëzuar mandatin ditën kur pranuan të bëjnë pazare me Ramën e Veliajn.
Ditën, kur dolën kundër demokratëve.
Ditën, kur vendosën të vazhdojnë pazaret me regjimin.
Jo.
Sot unë këtë akt nuk e pranoj dot.
Nuk e pranoj për sa kohë, që znj. Duma deklaronte se edhe nëse shpërbëhej Partia Demokratike, për të nuk përbënte problem.
Edhe për faktin, se demokratët që iu bashkuan Berishës dhe Foltores, i quajti llum. Edhe kur deklaronte se z. Berisha po lugyonte për interesa të tijat personale dhe familjarëve të tij.
Edhe kur deklaronte, në ditën që demokratët iu nënshtruan referendumit të parë historik në parti, në Kuvendin e 5004 delegatëve të ulur në 1958 ulëse:
Na pri Lulzim! Prina Lulzim!

Edhe kur më 8 janar u bë palë dhe kërkoi ndihmë nga policia e krimit, ashtu sikundër atëherë, kur kërkoi strehim në zyrën e Saimir Tahirit.
Unë jam dakord, që goditja nën brez është akt i papranueshëm dhe shumë i ulët, sidomos ndaj një gruaje, por nuk jam dakord me justifikimet e sulmeve ndaj saj, sulme që lidhen me jetën personale.
Edhe këtu znj. Duma gaboi rëndë.
Ditën që vendos të jesh person publik dhe politik, publiku patjetër është i interesuar dhe duhet të ketë informacion për jetën personale të një politikani apo personi publik.
Kemi raste plot, kur dorëheqjet e politikanëve në gjithë botën lidhen pikërisht me skandale në jetën personale.
Rasti më i fundit është ai i Zv. Kancelarit austriak.
Raste ka plot.
Kjo për një qëllim: Personi publik apo politikani përcjell te publiku parimet individuale dhe integritetin moral dhe merr përsipër të marrë vendime në emër të njerëzve.

Ndaj është shumë e rëndësishme jeta personale, ashtu si ajo publike dhe politike.
Kjo është arsyeja, që unë sot u ndjeva keq.
Të bësh autoren e një programi te Vjollca e "Topit", dikur edhe e Ben Blushit apo Sokol Ballës, është e drejtë legjitime e znj. Duma dhe e kujtdo, që kërkon t'i paraqitet publikut "made in Luana Vjollca", por kjo nuk justifikon viktimizimin alogjik lidhur me jetën personale.
Vetëm fakti, se një politikan merr vendimin e gabuar, mund të justifikojë dorëheqjen, por jo kur kjo dorëheqje vjen në vazhdën e shumë gabimeve të vetëdijshme.
Ndaj them, se znj. Duma mandatin e deputetes e ka dorëzuar më 9 shtator 2021, kur tha se Lulzim Basha ka marrë vendimin e duhur politik.
E ka dorëzuar më 18 dhjetor 2021 te Jemin Gjana.
E ka dorëzuar më 8 janar 2022 te Bled Çuçi i Delinës së Soros.
Për këtë arsye them se në këtë dorëheqje nuk ka asgjë morale.
E ka dorëzuar më 6 mars 2022 te kunati i Lulzimit.
Prandaj dhe nesër mandati i saj shkon për mikeshën e kunatit.
P.S: Dikush të blejë ca facoleta e t'i çojë nesër te Kuvendi, se me atë çfarë pamë sot, nuk i dihet.
Kiko i shqetësuar nga mungesa e qarkullimit të elitave...
Vala e dorëheqjeve në Partinë Demokratike ka vazhduar ...
Ndërsa të gjithë prisnim që Grida të vriste Pashain, s...
Në më pak se 12 orë, aq sa zgjati vizita e kancelarit ...
Shqipëria ishte jo vetëm e fundit në reagimin e saj pë...
Make PD Great Again, Përpara se gjithash të bëhemi për...
Qeveria angleze për të zhvendosur vëmendjen nga proble...
E djathta/konservatorizmi nuk mund të jenë peng i vulës dh...
Deputeti Bujar Leskaj ka publikuar një video nga komis...
Një sasi e konsiderueshme bananesh është sekuestruar k...
Ashtu si gjatë verës, kur kryeministri u përfshi në një pë...
Nënë unë dhashë jetën për të jetuar në liri. Ti e të g...
Para pak kohësh një koleg, figurë e njohur në media, m...
Për rëndësinë e madhe që kanë zgjedhjet e 14 Majit, i bëj ...
Shqipëria është një komb shumë i vogël për të pasur një shkr...
Pasi e emëruan kandidat për kryebashkiak, për shkak se më ...
Në fjalimin përmbyllës të Konferencës për të Ardhmen e Eur...
Sot, ne Komisionin e Sigurisë, i burgosuri me vendim gjyka...
Largimi i popullisë është një problem vërtet i madh. Braktis...
Të bëjmë Shqipërinë si Kosova! Vietnami, Shqipëria, Kosov...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...