Ali Ahmeti për protestat: Nuk mbroj Ramën, armiqtë e kombit po krijojnë pasiguri
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka r...
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka r...

Make PD Great Again, Përpara se gjithash të bëhemi përsëri me qytetarët!
Besoj në politikën që bëhet nga poshtë lart, me interesin e vërtetë dhe zgjidhjet për padrejtësitë, pabarazitë, nga mostransparenca me të cilën ndeshen qindra- mijëra qytetarë shqiptarë përditë.
Besoj në politikën që jep shanse, besoj tek politikanët që bëjnë ato që thonë e thonë ato që bëjnë.
Bashkoj zërin tim me ata mijëra zëra që besojnë se Partia Demokratike e epokës së re është shpresa për të ndryshuar përsëri jetët tona.
Besoj se ringritja e PD në radhë të parë është ringritje vlerash, një çështje politike dhe pastaj çështje brezash.
Besoj tek politikanët që funksionojnë si bashkues dhe jo si ndarës, pasi më intereson e ardhmja e PD. Për këtë arsye kam shmangur goditjet nën brez. Kundërshtia e demokratëve idealistë ka qenë gjithmonë politike dhe jo me goditje personale.
Kohezioni garantohet nga puna dhe përkushtimi, të cilës nuk i trembem.
Një kohezion artificial i aspiratave personale të drejtuesve të vjetër dhe të rinj nuk më shqetëson - do të jetë gjithsesi i brishtë. Më intereson kohezioni që ngrihet nga puna e përbashkët.
Shqipëria dhe PD kanë nevojë sot për një drejtim, i cili të dëshmojë respektin ngaj ligjeve dhe hapjen ndaj njerëzve, veçanërisht ndaj atyre, zëri i të cilëve dëgjohet më pak ose aspak.
Debati për ripërcaktimin e PD tashmë është fyes.
Një diskutim i tillë është fyes.
Personalisht përzgjedh të ulem bashkë me njerëzit, bashkë me demokratët, të shtrojmë problemet, të rrahim idetë, të konkludojmë në mirëkuptim.
Partinë Demokratike duhet ta udhëheqin parimet, vlerat dhe ideologjia. Ne nuk kemi asnjë dyshim për idenditetin tonë- jemi një parti e djathtë moderne.
Demokratët shqiptarë i dhanë përmbajtje dhe vlerë Partisë Demokratike ndër vite, sot edhe ne duhet t’i japim Partisë Demokratike përmbajtje, thelb e vlerë. Përpara së gjithash Partinë Demokratike duhet ta bëjmë partinë që aspiruam së bashku me shqiptarët, së bashku me demokratët.
Gjithë këtë periudhë të vështirë për PD shpresoj se po krijohet një hallkë tjetër e zinxhirit që na mban të bashkuar nën një synim të përbashkët: ta bëjmë partinë tonë sërish protagoniste të zhvillimeve, një forcë përgjegjëse me një propozim progresiv qeverisjeje të besueshme, vizionare, por edhe realiste përballë qeverisjes së një sekti që e ka popullin përballë e i qëndron popullin përballë, që e ka kapur nga gryka dhe po e asfikson nga dita në ditë. Ky zinxhir, kjo lidhje që na bashkon historikisht, përgjatë viteve duroi, nuk u shkëput, pavarësisht përpjekjeve të pandërprera të kundërshtarëve politikë për ta zbërthyer, për ta manipuluar, për të na goditur.
Besoj se nga kjo “ndeshje” ne do të ndërtojmë PD-në e madhe të shumicës demokratike, për të qenë në gjendje të shprehim ëndrrat dhe shpresat e popullit shqiptar.
Partia Demokratike lindi nga protestat studentore e popullore dhe protesta masive e 12 Nëntorit do ta dëshmojë thelbin dhe genin demokratik të demokratëve e popullit tonë!
Sot duhet t’i japim Partisë Demokratike përmbajtje, thelb e vlerë duke përqafuar risinë që solli partia jonë e madhe në jetën politike shqiptare: PRIMARET!
Risi, e cila në të ardhmen duhet të jetë vlerë përcaktuese e jetës sonë politike, vlerë përcaktuese e Demokracisë sonë në të gjitha aspektet, duke respektuar Kodin etik të sjelljes, komunikimit e qëndrimit gjatë e pas zhvillimit të PRIMAREVE, të bashkëpunimit haptazi e pa asnjë rezervë duke ndërtuar e respektuar klimën për fitoren e PD.
Dhe kjo mund të arrihet duke shmangur klimën toksike (aciditetin) brenda partisë, e cila na gërryen dhe jo vetëm thellon përçarjen, por mban në këmbë sektin në pushtet!
UNË, NE kemi shpresën se PD do të ringrihet e do të jetë më e fortë për të përmbysur skenën politike në Shqipëri.
A do të bëjmë hapin e madh historik për ta rikthyer partinë tonë atje ku e meriton? Apo do të shkojmë mbrapa, duke humbur kohë jo vetëm në kurriz të partisë sonë, por edhe të vendit? Sepse është e domosdoshme t'i jepet fund përçarjes së keqe dhe miope të sektit Rama që ka kapur për gruke e po i merr frymën Shqipërisë që prej vitit 2013. Për sa kohë mbetet ky sekt në qeverisje dhe ne në luftën tonë të brendshme, po aq vuan edhe Shqipëria.
Partia Demokratike ka detyrimin që t’i japë një mesazh të fortë shprese shqiptarëve e demokratëve.
Ka detyrimin që mesazhin e shpresës ta bëjë realitet të prekshëm!
Demokratët kanë detyrimin që PD ta bëjnë të madhe përsëri!
Qeveria angleze për të zhvendosur vëmendjen nga proble...
E djathta/konservatorizmi nuk mund të jenë peng i vulës dh...
Deputeti Bujar Leskaj ka publikuar një video nga komis...
Një sasi e konsiderueshme bananesh është sekuestruar k...
Ashtu si gjatë verës, kur kryeministri u përfshi në një pë...
Nënë unë dhashë jetën për të jetuar në liri. Ti e të g...
Para pak kohësh një koleg, figurë e njohur në media, m...
Për rëndësinë e madhe që kanë zgjedhjet e 14 Majit, i bëj ...
Shqipëria është një komb shumë i vogël për të pasur një shkr...
Pasi e emëruan kandidat për kryebashkiak, për shkak se më ...
Në fjalimin përmbyllës të Konferencës për të Ardhmen e Eur...
Sot, ne Komisionin e Sigurisë, i burgosuri me vendim gjyka...
Largimi i popullisë është një problem vërtet i madh. Braktis...
Të bëjmë Shqipërinë si Kosova! Vietnami, Shqipëria, Kosov...
Lajmi se një turist çek u kap në perimetrin e repartit ushta...
Të gjithë ata që kanë dashur të dinë të vërtetën e Edi...
Lajmi se katër kineze u ndaluan nga policia shqiptare ...
Kjo është dilema më e madhe e demokratëve, të cilët te...
Dje takova gjatë një angazhimi tim profesional një nga mje...
Kiko Majmuni (K.M) vendosi që pushimet e vjeshtës t’i ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...