Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Në më pak se 12 orë, aq sa zgjati vizita e kancelarit gjerman në Kinë, vendet më të fuqishme në botë nuk mundën ta fshehin xhelozinë. Përmes dhjetëra shkrimeve, të publikuara në SHBA, por sidomos në Europë, vërshuan një lumë kritikash ndaj Gjermanisë me akuzën se po bënte me Kinën të njëjtin gabim si dikur me Rusinë. Por midis rreshtave nuk është aspak e vështirë të kuptosh se “varësia ekonomike ndaj Kinës”, “të drejtat e njeriut”, apo edhe “Tajvani”, nuk janë problemi kryesor i kësaj dashurie dhe urrejtjeje të njëkohshme, e cila përkthehet vetëm në xhelozi. Sepse të gjithë e duan Kinën vetëm për vete... Dhe ja përse.
Vizita e kancelarit Olaf Scholz në Kinë mund të kishte qenë edhe më pak "e kritikuar” nëse së bashku me të në Pekin do të udhëtonte edhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Burime nga qeveria franceze thanë për agjencinë "Reuters" se Macron i kishte sugjeruar Scholz-it që të udhëtonin së bashku, për të treguar se Europa është e bashkuar në politikat e saj ndaj gjigantit aziatik.
Por nuk është e vështirë të kuptohet se veç e veç Gjermania dhe Franca kanë interesat e tyre me Kinën, të cilat nuk duan t’i ndajnë me askënd, por edhe me njëra-tjetrën. Udhëtimi i kancelarit gjerman në Kinë, edhe pse i paralajmëruar, po “dënohet” vetëm se ishte “i pakoordinuar” me të tjerët në BE. Madje presidenti francez, Emmanuel Macron, së fundmi paralajmëroi Scholz-in se ai rrezikonte të izolohej.
Por vetë kreu i shtetit francez as e kishte pyetur fare ish-kancelaren gjermane Angela Merkel kur në vitin 2019 nënshkruante me të një marrëveshje prej 30 miliardë dollarësh për blerjen e 300 avionëve Airbus.
Duket qartë se “gabimi” i vetëm i Scholz-it është se mbërriti para të tjerëve në Kinë. Vetë Pekini zyrtar nuk ka bërë asnjë dallim, madje është treguar shumë i interesuar në ndërtimin e marrëdhënieve më të ngushta me vendet europiane.
Sipas mediave kineze, krerët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës ishin ftuar të takohen me presidentin Xi Jinping që në muajin korrik. Por Scholz vrapoi i pari, edhe pse për shkak të kushteve rigoroze kundër COVID-19 në Kinë, iu desh të priste në një rezidencë pranë aeroportit derisa të dilnin testet negative.
Nuk duhet harruar se Olaf Scholz nuk është vetëm kreu i parë i një qeverie perëndimore që udhëton në Pekin me një delegacion biznesi, as lideri i parë mes vendeve të G7-ës, as i pari udhëheqës perëndimor që takon presidentin Xi pas Kongresit të 20-të të PKK-së... Pikë së pari ai është kreu i vendit që partnerin më të madh tregtar ka pikërisht Kinën.
Më shumë se një milion vende pune gjermane varen nga kjo marrëdhënie. Shembull është gjiganti i makinave, Daimler, i cili shet më shumë se një të tretën e automjeteve të tij në Kinë. Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, bizneset gjermane investuan në Kinë më shumë se kurrë më parë. Kompania kimike, BASF, sapo ka hapur një fabrikë të re në Kinën Jugore dhe pret të investojë 10 miliardë euro deri në fund të kësaj dekade.
Rreth dy të tretat e rritjes së BASF pritet të vijë nga Kina. Industria gjermane e automjeteve po investon gjithashtu shumë në Kinë. 40 për qind e të gjitha makinave Volkswagen shiten në Kinë. Madje kjo kompani refuzoi të mbyllë fabrikën e saj në rajonin perëndimor kinez të Xinjiang në verë, përkundër akuzave për “shkeljen e të drejtave të njeriut” aty. Agjencia e lajmeve Reuters raportoi javën e kaluar se VW po planifikonte një sipërmarrje të madhe të përbashkët softuerësh me kompaninë kineze të teknologjisë Horizon Robotics, ku do të investohen dy miliardë euro.
Javën e kaluar gazeta gjermane Handelsblatt, duke u mbështetur në burime qeveritare, zbuloi se Berlini mund të miratojë blerjen kineze të Elmos, një kompani mikroçipash me bazë në Dortmund që zhvillon, prodhon dhe shet gjysmëpërçues të destinuar kryesisht për automobila.
Ndërkohë në 26 tetor Berlini miratoi mes shumë polemikash shitjen e 24.9 për qind të aksioneve të kompanisë që kontrollon tre terminale në portin e Hamburgut në favor të gjigantit detar kinez Cosco. Kancelari Scholz, ish-kryetar i bashkisë së Hamburgut, e mbështeti marrëveshjen pa dëgjuar zërat kritikë për “humbje të pavarësisë”, duke qenë i bindur se refuzimi i marrëveshjes do të ishte "penalizim ekonomik i Hamburgut përkundrejt portit të Roterdamit dhe Antwerpit".
Ne fakt kinezët e Cosco-s, janë aksionerë të shumicës së porteve të Zeebrugge në Belgjikë, Pireut në Greqi dhe Valencias në Spanjë, ndërsa zotërojnë aksione të tjera edhe në portet e Roterdamit në Holandë, Antwerpit në Belgjikë, Bilbaos në Spanjë apo Vado Ligures në Savona të Italisë. Hajde gjeje fajin e Gjermanisë…
Nga 30 lëndët e para që BE i klasifikon si "kritike", 19 vijnë kryesisht nga Kina. Ato përdoren për prodhimin e telefonave celularë, llambave LED, motorëve elektrikë, qelizave diellore dhe çipave kompjuterikë. Prandaj, tranzicioni gjerman i energjisë varet kryesisht nga furnizimet kineze.
Por ndërsa Scholz po kryqëzohet brenda dhe jashtë Gjermanisë pse vrapoi kaq shpejt për në Pekin, shumë analistë të tjerë e kritikojnë atë se përkundrazi është i vonuar. Paraardhësja e tij, demokristianja Angela Merkel udhëtoi plot 12 herë drejt Pekinit në 16 vite në pushtet. Por nëse Merkel kishte zgjedhur të ndiqte politikën “ndryshimi përmes tregtisë" me Kinën, Scholz mendon se “një shkëputje e ekonomive perëndimore nga Kina nuk duhet të merret në konsideratë: me Pekinin do të duhet të bëjmë biznes”.
Sipas kancelarit gjerman "nëse Kina po ndryshon, atëherë edhe qasja ndaj Kinës duhet të ndryshojë". Madje Scholz mbrojti edhe arritjet e globalizimit: “Globalizimi ka qenë një histori suksesi që ka sjellë prosperitet për shumë njerëz. Ne duhet ta mbrojmë atë”.
Në këtë klimë mosbesimi dhe xhelozie brenda vendeve më të fuqishme të botës dhe BE-së, pyetja se “a është Berlini i verbuar nga perspektiva e marrëveshjeve të biznesit, i lidhur shumë afër Kinës?”, ka një përgjigje shumë të thjeshtë. Kina është si ajo vajza e bukur në një klasë plot me djem, të cilën e lakmojnë të gjithë dhe që të gjithë e duan për vete. Edhe pse e dinë shumë mirë se në biznes kjo gjë nuk ka gjasa të ndodhë kurrë./ CNA.al
Shqipëria ishte jo vetëm e fundit në reagimin e saj pë...
Make PD Great Again, Përpara se gjithash të bëhemi për...
Qeveria angleze për të zhvendosur vëmendjen nga proble...
E djathta/konservatorizmi nuk mund të jenë peng i vulës dh...
Deputeti Bujar Leskaj ka publikuar një video nga komis...
Një sasi e konsiderueshme bananesh është sekuestruar k...
Ashtu si gjatë verës, kur kryeministri u përfshi në një pë...
Nënë unë dhashë jetën për të jetuar në liri. Ti e të g...
Para pak kohësh një koleg, figurë e njohur në media, m...
Për rëndësinë e madhe që kanë zgjedhjet e 14 Majit, i bëj ...
Shqipëria është një komb shumë i vogël për të pasur një shkr...
Pasi e emëruan kandidat për kryebashkiak, për shkak se më ...
Në fjalimin përmbyllës të Konferencës për të Ardhmen e Eur...
Sot, ne Komisionin e Sigurisë, i burgosuri me vendim gjyka...
Largimi i popullisë është një problem vërtet i madh. Braktis...
Të bëjmë Shqipërinë si Kosova! Vietnami, Shqipëria, Kosov...
Lajmi se një turist çek u kap në perimetrin e repartit ushta...
Të gjithë ata që kanë dashur të dinë të vërtetën e Edi...
Lajmi se katër kineze u ndaluan nga policia shqiptare ...
Kjo është dilema më e madhe e demokratëve, të cilët te...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...