LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Çdo mbështetje për regjimin është kundër shqiptarëve"/ Berisha, apel të fortë ndërkombëtarëve

12 Nëntor 2022, 18:39, Aktualitet CNA

"Çdo mbështetje për regjimin është kundër

Kryetari i Partisë Denokratike, gjatë fjalës së tij u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve, që të mos e mbështesin Edi Ramën, pasi ky i fundit po grabit votën e lirë të qytetarëve.

"Të bashkëpunimit me ju dhe anëtarët e BE-së, dhe me anëtarët e NATO-s, partnerit të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ndërtuar të bazuar në votën e lirë, liritë dhe të drejtat e qyterarëve, kushtetueshmërinë. Sot u bëj thirrje të mos mbështesni regjimin e Edi Ramës, sepse Edi Rama është armik i votës së lirë të shqiptarëve. Çdo mbështetje për të është kundër shqiptarëve. Në këtë shesh duhet të deklarojmë se Shqipëria nuk do të ketë ditë të lirë pa votën e shqiptarëve.

Çdo qytetar që do të largohet nga varfëria, u them njerëzisht ruajini fondet tuaja, mos t'ua marrë qeveria. Mos lejoni që taksat tuaja të vidhen."-u shpreh Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga