
Mediat dhe pagesat e tyre nga kompanitë e inceneratorëve janë një histori e errët e gjithë aferës ende të pazbardhur sa dhe si duhet nga SPAK-u, për të mos thënë bashkëpunimit në SPAK apo paaftësinë për të zbardhur gjithë skandalet e lidhura me median të skandalit të inceneratorëve.
CNA.al ka treguar me dokumente se si kompanitë e Klodian Zotos kanë paguar, Vjollca Hoxhën e "Top Channel"-it, Irfan Hysenbelliun e "News24", Carlo Bolinon apo dhe portale kamikazësh që dhe sot përdoren si çiftë të çara në këtë aferë.
Më skandalozja e gjithë historisë së marrëdhënies së medias, është ortakëria e "Top Channel", ajo e aksionerëve të këtij televizioni me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, ku janë paguar 2.2 milionë dollarë për “Valtelina” sh.p.k., të cilat në korrik janë rikthyer sërish. Pra, paratë u morën për të blerë aksionet dhe aksionet u kthyen mbrapa falas me justifikimin e moszbatimit të kontratës.
SPAK-u shpalli në kërkim ndërkombëtar Klodian Zoton më 26 janar 2022 dhe vuri në sekuestro kompanitë e tij, por nuk vuri në sekuestro “Valtelina Caffe"-në, kompaninë ku Klodi dhe Mireli nëpërmjet “EM Capital Group” gëzonin 51% të aksioneve.
SPAK-u vuri në sekuestro kompanitë e Klodian Zotos, por jo atë që ai e kishte blerë pak kohë më parë me miliona dollarë dhe që shkonte direkt tek ortakëria me "Top Channel", pasi pronarët e “Valtelina Caffe” janë të njëjtë më pronarët e "Top Channel", Vjollca dhe trashëgimtarët e të ndjerit Dritan Hoxha.
SPAK-u nuk ka hetuar mediat për milionat që kanë marrë, ku sipas të dhënave flitet për të paktën 10 milionë dollarë që janë reklama, apo marrëveshje tregtare me mediat.
SPAK-u nuk ka bërë publike, apo nuk ka çelur hetime se përse janë paguar dhe ku kanë shkuar këto para.
SPAK-u nuk sekuestroi aksionet e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit që ishin në ortakëri me Vjollca Hoxhën, të dy këta persona tashmë të shpallur në kërkim dhe akuzohen për korrupsion, evazion fiskal dhe SPAK i kërkon t’i dënojë, e që t’ju gjejë paratë që kanë marrë nga taksat e shqiptarëve, këto para ishin edhe në ortakëri me Vjollca Hoxhën.
SPAK-u nuk i sekuestroi dhe aksionet u tjetërsuan disa muaj më parë dhe askush nuk flet, a thua se s’ka ndodhur asgjë. Pronarët e inceneratorëve paguajnë 2.2 milionë dollarë për aksione dhe ortakëri me pronarët e "Top Channel" dhe pastaj ua rikthejnë ato. Paratë ngelen te Vjollca Hoxha & CO.
SPAK-u nuk mund t’i mbyllë sytë e të bëjë sikur nuk di, sikur nuk sheh dhe të publikojë si skandal 2 mijë euro bileta stadium apo hoteli.
"Katandisi kokoshi një thelë", thotë populli, kështu katandisi dhe SPAK, kur nuk sheh 2.2 milionë dollarë aksione, por arreston persona për bileta avioni e stadiume.
Mund të duket e pabesueshme, por faktet çojnë në një drejt...
Vjollca Hoxha, "Top Channel" dhe aksionerët e “Valteli...
Gjykata e Apelit në datë 22 prill 2022 ka pranuar ankimin ...
Opozita organizoi dje një protestë në Tiranë. Kreu dem...
Tri ditë më parë Grida Duma njoftoi dorëheqjen e saj si de...
Nga verifikimi i deklaratave të pasurisë së ish-deputetes ...
Grida Duma nëpërmjet një fjalimi të gjatë sot tha se ishte...
Njerëzit e inceneratorëve janë hedhur në sulm për post...
Gert Bogdani ka shpallur kandidaturën për të garuar në Pri...
Partia Demokratike ka shfaqur Primaret. Disa emra deri tan...
Në Korçë mbushen burgjet për statistika apo më keq, policia ...
Kiko u zgjua të shtunën i trembur nga një ëndërr që nu...
Me apo pa Berishën, me apo pa Bashën, Partia Demokrati...
Ilir Metaj i është rikthyer temës së ruajtjes së votës. N...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ditën e ...
"G Academy” ka zgjedhur ta quajë deputetja Grida Duma, një...
Kronikë e pajtimeve të mëdha dhe gjërave të padukshme....
Një emër i panjohur, që më pas do të bëhej një persona...
480 milionë euro kontrata. Këto janë minimumi i deklar...
Kurrë mos e shaj një njeri aq fort sa të vijë turp kur...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...