Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nesër Top Channel do vazhdojë të transmetojë të 100-in apo më shumë emision në mbështetje të inceneratorëve, pra një PPP-je private të qeverisë shqiptare.
Top Channel, ndoshta është rast unikal në botë, një media kombëtare private që bën një propagandë kaq të shfrenuar për një biznes privat , për një konçesion të dhënë nga qeveria me taksat e qytetarëve, ku pronarët e këtyre konçesioneve janë ortakë në biznese me Vjollca Hoxhën një nga pronarët e Top Channel dhe drejtorin e këtij televizioni, Ben Blushi.
Inceneratori i Elbasanit, në letra figuron në emër të Stela Gugalljas që është bashkëjetuesja dhe nëna e fëmijëve të Mirel Mërtirit, ky i fundit është ortak me Eva Blushin, bashkëshorten e Ben Blushit në kompaninë ?EM Kapital Group? në Bullgari.
Është po kjo kompani që ka ardhur në Shqipëri dhe ka blerë për 2.2 milionë dollarë, 51% të Lori Caffe, Valtelino Kafe, pra emri i parë i regjistruar në QKB.
Pra, Ben Blushi nëpërmjet bashkëshortes dhe Mirel Mërtirit janë ortakë në Bullgari, ndërsa kanë ardhur në Tiranë dhe janë bërë ortakë më Vjollca Hoxhën, tek Lori Caffe.
Kështu funksionon edhe me inceneratorin e Fierit dhe atë të Elbasanit ku në dokumentat zyrtarë figuron aksioner kryesor, Klodian Zoto, ky i fundit në shkresat zyrtare figuron me ushtrim aktiviteti edhe në Elbasan.
Të tre inceneratorët kanë lidhje me njëri-tjetrin, diku te Klodian Zoto, diku te një shtetas italian, diku te Mirel Mërtiri nëpërmjet kompanive të tjera që lidhin Stela Gugalljan me bashkëjetuesin e saj.
Zinxhirët e kompanive në Tiranë lidhen nëpërmjet Vjollca Hoxhës, Ben Blushit, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit tek Valtelino Kafe, pra emri i parë i Lori Caffe siç e përmendëm më lart.
Vjollca Hoxha është një nga aksioneret e minorancës në Top Channel, aktualisht vazhdon të ketë një përplasje të madhe me sistemin e Drejtësisë, pasi rreth 60% të aksioneve në pronësi të Albert Sino dhe Aurel Baçi për më shumë se 15 vite . Më pas me spektaklet në sistemin ?e ndershëm? të Drejtësisë, aksionet e tyre i janë shpërndarë Vjollca Hoxhës dhe fëmjëve të saj, ndërkohë që çështja ndodhet në Gjykatën e Lartë. Vjollca Hoxha është akisonere dhe ortake me 49% te Valtelino Caffe, 51% i ka Klodian Zoto, Mirel Mertiri dhe Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit.
Pra, Top Channel vazhdon e bën kronika për inceneratorët, për bukuritë e mëdha në Elbasan, Tiranë apo në Fier megjithëse në Tiranë dhe në Fier nuk ka fare incenerator, ai i Elbasanit është akuzuar nga opozita se nuk është respektuar kontrata, pasi blerja ka kushtuar vetë 15 milionë ndërkohë që inceneratori është paguar 22 milionë euro. Kronika dhe emisione për ortakët.
Në Fier gjithashtu flitet se inceneratori do të jetë gati, por në fakt edhe aty ka mjaft probleme, inceneratori ende nuk ekziston. Në Tiranë nuk ka fare incinerator, por vetëm disa gropa të hapura duke shfrytëzuar Sharrën nga një landfill që shteti e kishte në pronësi e kështu qarkullojnë me miliona miliona euro, siç qarkullojnë edhe ortakëritë midis Klodian Zotos, Mirel Mërtirit të inceneratorëve dhe Vjollca Hoxhës e Ben Blushit të Top Channel.
Gjithçka çfarë do shohim nesër në Top Channel do të jetë një skemë e përsëritur ku akuzat do i drejtohen Lulzim Bashës, kunatit dhe mediave që kanë sulmuar këtë konçesion, PPP, për të cilin çdo qytetar ka të drejtë të dyshojë pasi paguhet nga taksat e drejtpërdrejta të tyre.
Opozita është në të drejtën e saj për të thënë jo vetëm fjalën e saj të parë por edhe të fundit. Nga ana tjetër, Top Channel del në mbrojtje duke tentuar ta bëjë çështje politike, duke tentuar të përfshijë Lulzim Bashën, kunatin e të tjera si këto. Por, sa më shumë tenton Top Channel të flasë, sa më shumë kronika bën ky televizion në mbrojtje të inceneratorëve aq më thellë zhyten e aq më tepër tregon se është në shërbim të ortakëve dhe propagandës së qeverisë së Rilindjes që ka dhënë këtë koncesion.
Kjo për një fakt shumë të thjeshtë, investigimi do të përdoret politikisht, por në fakt e vërteta është se kanë qenë disa media që kanë shkruar që në fillimin e këtij koncesioni, gati pesë vite më parë. Nuk ka rreshtur së shkruari Bold News, BIRN nëpërmejt Reporter.al, CNA.al ka bërë disa investigime dhe publikime të plota në lidhje me guackën e inceneratorit në Tiranë që ndodhet në Hollandë. Lidhja e Klodian Zotos me Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan dhe së fundi lidhjen e Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës në ortakërinë me pronarët e inceneratorëve. Kjo ka ndodhur tetë apo nëntë muaj më parë, jo dy muaj kur doli opozita. Ka ndodhur dy apo tre vjet më parë kur opozita thjesht dhe vetëm argumentonte si koncesin korruptiv, por nuk jepte fakte dhe dokumenta të plota siç ka bërë tani.
Ajo që do të tregojë nesër Top Channel si serial është show i radhës, pra investigim nga ortakët e pronarëve të inceneratorëve në televizionin ku pronarët e inceneratorëve do të tregojnë nëpërmjet gazetarëve të përdorur se problemi nuk është ashtu sic pretendon opozita dhe media.
E vërteta nuk është ashtu siç shkruhet dhe raportohet, por është ndryshe dhe ky sulm është bërë për arsye të tjera të qëllimshme. Në fakt nuk ka asnjë sulm, apo arsye të qëllimshme, ajo që ka bërë media ka disa vite që vazhdon dhe që gjithçka të sqarohet nuk duhet të flasë Top Channel si ortak i inceneratorëve por duhet të jetë SPAK që duhet të zbardhë dosjet, procedurat, kostot e paguara nga xhepat e shqiptarëve dhe hetimi duhet të fillojë tek Stela Gugallja, të shkojë tek Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, italianët që janë bashkëpunëtorët e tyre, kompanitë e lidhura zinxhir e të përfundojnë ndoshta edhe te Eva Blushi apo Vjollca Hoxha.
Kjo do të ishte e vërteta që duan të shohin shqiptarët, pra ajo e drejtësisë, ajo e SPAK dhe jo një e vërtetë e ortakëve të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit./CNA.al
A do e tregojë Ben Blushi ortakërinë e tij me inceneratorët
Skandali/ Inceneratorët e koncesionit 128 milionë euro, reklama mediatike me taksat e shqiptarëve
Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel
Video-Top Channel propagandë për incineratorët/ Ndiqni faktet që nxjerrin zbuluar gënjeshtrat
Zbulohen dokumentet që ?fundosin? Ben Blushin/ Ortak me pronarët e inceneratorëve
Investigimi i CNA.al zbulon skandalin/ Skema e plotë e lidhjeve qeveri-media-oligarkë
Dosja e inceneratorëve/ A do të hetojë SPAK edhe bashkëshorten e Ben Blushit?
Duke folur nga Kuvendi mbi financimin e partive politike, kr...
Deputeti Myslim Murrizi u shpreh se amendamenti për partitë ...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi sot një ta...
Ditën e sotme është prezantuar kryetari i ri i Prezencës së ...
Deputeti i opozitës Halit Valteri ka shpërthyer në akuza të ...
Prokuroria e Kukësit ka përfunduar hetimet për këngëtaren Fj...
Deputeti i opozitës Korab Lita në seancën e sotme plenare de...
Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz ka zhvilluar këtë të hën...
Ish deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka publikua...
Koronavirus ka prekur tashmë çdo intitucion në vendin tonë. ...
Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një paralajmërim të for...
Faktet janë të shumta për përfshirjen e Lulzim Bashës në për...
Vendi i Xhezair Zaganjorit në Gjykatën e Lartë pas shkarkimi...
Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar të sulmojë opozitën gja...
Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasil...
Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve për shoqëri...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion regjistron padinë e Part...
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka deklaroi se nuk...
Dje pasdite diku tek kodrat e liqenit ndodhi një incident ba...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...