web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vakancat në Gjykatën e Lartë/ Darjel Sina nuk plotëson kushtet, KLGJ i pranon kandidimin

15 Nëntor 2020, 16:31, Aktualitet CNA

Vendi i Xhezair Zaganjorit në Gjykatën e Lartë pas shkarkimit nga vetingu vijon të mbetet bosh. Në garë janë 4 kandidatë, Kestrin Katro, Jetmira Rragami, Theodhori Sollaku dhe Darjel Sina të cilët synojnë që të gjejnë një vend në hierarkinë më të lartë të sistemit gjyqësor shqiptar.

Njëri prej kandidatëve, Darjel Sina që aktualisht ushtron detyrën e Komisionerit Publik, rrezikon skualifikimin nga gara pasi jo vetëm që nuk plotëson kriteret ligjore që janë parashikuar në Kushtetutë, por duket se ka manipuluar edhe të dhënat. Kandidati Sina në tentativat e tij për të ngjitur shkallët e karrierës në sistemin e ri të drejtësisë shqiptare, ka paraqitur të dhëna të rreme në Kuvend, në ILDKPKI dhe tashmë edhe në KLGJ. Një nga kushtet bazë që Sina nuk i plotëson për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë është eksperienca profesionale. Në Kushtetutë është parashikuar që kandidati që aplikon për të qenë pjesë e gjykatës supreme duhet të ketë një ekspeciencë prej 15 vitesh.

?Dita? ka bërë publike CV-në e kandidatit Sina, ku bie në sy se kriteri i eksperiencës profesionale edhe formalisht në momentin e dorëzimit të dokumentacionit është i pamundur. Në vitin 2003 ai është diplomuar si jurist në Athinë  dhe më pas ka vijuar studimet në të njëjtin universitet për master që i ka mbyllur në vitin 2005. Sipas deklaratave të tij dhe CV publike, për një periudhë pothuajse dy vjeçare (data 05.01.2002-31.08.2003) si dhe 02.11.2003-10.08.2005, ka qenë praktikant / ndihmës i avokatit pranë Av. Theodoros Karagiannakos, Avokat në Gjykatën e Apelit në Greqi si dhe i Av. Aristeidis Trigonis, Avokat në Gjykatën e Lartë.

Por në të dyja këto eksperienca nuk vërtetohet që ai ka qënë i punësuar duke kryer thjesht praktikën.  Por ndonëse mediat denoncojnë një skandal të tillë, Këshilli i Lartë Gjyqësor vazhdon të ecë përpara. Në mbledhjen e fundit që u zhvillua në datën 13.11.2020, KLGJ ka pranuar kandidaturën e Darjel Sinës. Sipas Këshillit, ky i fundit plotëson kushtet ligjore të pasurisë dhe figurës.

Por pranimi i kandidaturës së Sinës ka ana e KLGJ ngre dyshime të forta se pasuesi i Zaganjorit është i paravendosur. Ndonëse në njofimin e Këshillit thuhet se janë bërë verifikime dhe plotësohen kushtet, një gjë e tillë nuk qëndron.

Skualifikimi nga Kuvendi

Mungesa e eksperiencës prej 15 vitesh është konstatuar së pari edhe nga vetë Kuvendi. Teksa Darjel Sina aspironte për të zënë një vend në Këshillin e Lartë Gjyqësor apo atë të Prokurorisë si propozim nga radht e pedagogëve. Gjatë verifikimit të plotësimit të kushteve nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit Genc Gjoncaj është konkluduar se kandidati Sina ka pasur mangësi në plotësimin e dokumentacionit provues të përmbushjes së kriterit të eksperiencës së kërkuar për KLGJ dhe KLP. Ligji e përcakton qartë se kriteret e përzgjedhjet së anëtarëve të KLGJ dhe të KLP janë të njëjta me ato të Gjykatës së Lartë. Pra për sa kohë që nuk ka plotësuar kriteret për të qenë pjesë e dy organeve të reja të drejtësisë, kandidati Darjen Sina nuk mund të jetë as anëtar i Gjykatës së Lartë pasi nuk i ka 15 vite eksperiencë pune.

Dyshimet për figurën e kandidatit Sina

Darjel Sina nuk ka deklaruar që ka qenë ortak në një shoqëri tregtare me një person të papërshtatshëm i cili është arrestuar nga autoritetet e huaja. Nga dokumentet e QKB, Sina ka qenë ortak me 10% në shoqërinë ?ËORLD TRADING SERVICE? SHPK, NIP L21501049U, Date themelimi: 01.02.2012, Administrator: Darjel Sina, nga 01.03.2012 deri ne 01.03.2017.  Bashkëortakë të tij janë Vincenzo Amore 80% dhe Giusepe Bicolla 10% .

Konflikti i Interesit

Kandidimi për në Gjykatën e Lartë është edhe një mënyrë e mirë për të marrë mbrapsht ?borxhin? që i kanë anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor ndaj tij. Kandidati Sina që kandidon për Gjykatë të Lartë I ka patur subjekte anëtarët e KLGJ-së  gjatë procesit të vettingut. Si Komisioner Publik, ai ka pasur të gjithë mundësitë që të kundërshtonte zgjedhjen e ndonjërit prej tyre duke e ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Shembulli më i mirë është përplasje që Sina pati me ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja ku konflikti i interesit ishte tejet i pastër. Bashkim Dedja, i cili e drejtoi prej vitit 2012 Gjykatën Kushtetuese, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në qershor 2018.  Por Darjel Sina si Komisioner Publik, e ankimoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Para 9 vitesh kandidoi për dy parti të ndryshme

Nga një kërkim në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se Darjel Sina ka qenë i angazhuar politikisht. Për çudi të të gjithëve, në zgjedhjet vendore të vitit 2011 ka qenë i angazhuar si kandidat për këshilltar në 2 parti politike njëkohësisht. Ai ka qenë në zgjedhjet vendore 2011 pjesë e listës shumemërore për këshilltar për Partinë Ligj dhe Drejtësi të drejtuar nga Spartak Ngjela në Bashkinë Tiranë.

Gjykata e Lartë si një nga gjykatat kryesore të vendit po synohet që të kapet. Por nga qarqet mediatike ka pasur lobime të forta, ku po kërkohet me doemos që të ushtrohet ndikim mbi të, për shkak të gjyqeve dhe çështjeve mbi pronësinë. Por edhe drejtuesit mediatikë kanë problematikat e veta dhe si rrjedhim kanë zgjedhur që të promovojnë njerëzit e tyre për në Gjykatën e Lartë./CNA.al





Lajmet e fundit nga