Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Një profil, tashmë i fshirë, në rrjetin Linked-In, mund të jetë çelësi për të zbuluar manovrat që kanë ndërmarrë Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizime, Alqi Bllako, me drejtuesit e lartë të televizionit Top Channel dhe Klodian Zotos të inceneratorëve.
Duket se është një seri operacionesh, ku ndërthuren interesa financiare dhe ?ndere? personale mes personazhe qe menaxhojnë qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.
Në këtë ?lojë? gjendet i përfshirë edhe emri i Taned Bllakos, vëllait të Alqi Bllakos së AKUM.
Djaloshi 27-vjeçar, Taned Bllako, duket se i ka ecur mbarë në fushën e biznesit. Ai është aksionerë në dy kompani, një farmaceutike dhe një për pajisje kompjuterike.
Por, sipas një të dhëne të regjistruar në motorin e kërkimit ?Google?, Taned Bllako rezulton të jetë edhe Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së kafes ?Lori Caffe?, në pronësi të familjes së Vjollca Hoxhës, pronare e Top Channel. Motori i kërkimit të referon në rrjetin ?Linked-In?, por profili i Tanedit është i fshirë.
Megjithatë, edhe kjo e dhënë indirekte, duket se është e mjaftueshme për të kuptuar skemën dhe për të identifikuar plotësisht personazhet, të cilët, në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo indirekte lidhen me interesat financiare që burojnë nga përpunimi i mbetjeve urbane.
Personazhet
Biznesmeni Klodian Zoto është në qendër të kësaj historie. Zoto, nëpërmjet ?Integrated Energy?, përfiton koncensionet për ndërtimin e inceneratorëve në Fier, Elbasan dhe Tiranë, në kohën kur ish-bashkëpunëtori i tij në kompaninë ?Hermes?, Arben Ahmetaj, ishte Ministër i Ekonomisë në qeverinë ?Rama 1?.
Koncensionet e përpunimit të mbetjeve u shoqëruan me akuza të shumta publike, sidomos nga opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Përballë akuzave në rritje, afera e inceneratorëve siguroi një avokat të fuqishëm mediatik, televizionin Top Channel, të drejtuar nga administratorja Vjollca Hoxha dhe drejtori i përgjithshëm, Ben Blushi.
Televizioni Top Channel u investua maksimalisht, nën petkun e interesit publik, për të nxitur mbylljen e landfillit të Porto Romanos dhe përcjelljen e mbeturinave të Durrësit drejt landfillit të Tiranës.
Qeveria e Edi Ramës, nëpërmjet një serie aktesh, vendosi që të investojnë 15 milionë euro për mbylljen e landfillit të Durrësit dhe shndërrimin e tij në Eko-Park. Procedurat e tenderit iu ngarkuan Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve-AKUM-të drejtuar nga Alqi Bllako.
AKUM, nëpërmjet një tenderi tejet të dyshimtë, shpalli fitues bashkimin e operatorëve ?De Mare?srl dhe ?Victoria Invest International?.
Në një raportim të mëparshëm të ?Boldnews.al?, u siguruan të dhëna, të cilat konfirmonin një bashkëpunim të vazhdueshëm mes ?Energy Integrated? të Klodian Zotos dhe ?De Mare? srl, kompani italiane, një prej dy fituesve të tenderit 15 milionë euro për mbylljen e Porto Romanos.
Pas dyshimeve të ngritura në një artikull të ?Boldnews.al?, Prokuroria Speciale-SPAK-nisi hetimet për procedurat e tenderit.
Nisja e hetimit penal aktivizoi mbrojtjen publike nga ana e Top Channel për ?të mirat e mbylljes së Porto Romanos?.
Deri në këtë pikë, dukej se Top Channel, i drejtuar nga dyshja Vjollca Hoxha ? Ben Blushi, po ndërmerrte një operacion ?PR? (marrëdhënie me publikun) në favor të kompanive të përfshira në biznesin e landfilleve (?Energy Integrated? dhe ?De Mare? srl).
Por, disa të dhëna, të dala në dritë së fundmi, krijojnë dyshime të forta se drejtuesit e Top Channel kanë interesa thuajse të drejtëpërdrejta në ecurinë e inceneratorëve. Një rol, në të gjithë këtë histori, duket se i është deleguar edhe drejtorit të AKUM-it, Alqi Bllako, nëpërmjet lidhjeve të tij familjare.
Pak ditë më parë, CNA.al zbuloi se Eva Blushi, bashkëshortja e drejtorit të përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, ka krijuar një kompani në Bullgari, ?EM Capital?, në bashkëpronësi me Klodian Zoton e inceneratorëve.
Në këtë kompani gjendet edhe një emër tjetër, Klodian (Mirel) Mërtiri, i cili gjithashtu ka qenë pjesë e kompanisë ?Hermes?, me Zoton dhe Arben Ahmetaj.
Pak kohë pas krijimit, ?EM Capital? blen 51% të aksioneve të kompanisë ?Valtelina?, e cila njihet me emrin tregtar ?Lori Caffe?.
Kompania e kafes, e krijuar vite më parë nga Dritan Hoxha, bashkëshorti i ndjerë i Vjollca Hoxhës, prej dhjetorit 2019, drejtohet në shumicë nga ?EM Capital?, pra, nga kompania e Klodian Zotos dhe Eva Blushit.
Nëpërmjet këtij transaksioni, Klodian Zoto hyn zyrtarisht në raporte financiare me Vjollca Hoxhën e Top Channel-it, e cila, gjithësesi, vijon të jetë administratore e ?Lori Caffe?, pavarësisht se është në minorancë.
Kjo lidhje biznesi Vjollca Hoxha-Klodian Zoto-Ben Blushi (Eva Blushi) shpjegon aktivitetin e zgjeruar të Top Channel në mbrojtje të inceneratorëve.
Po, ku hyn Alqi Bllako, institucioni i të cilit zhvilloi tenderin e dyshimtë 15 milionë europër mbylljen e Porto Romanos, e në të cilin, një ndër fituesit, ?De Mare? srl rezulton të jetë lidhje e fortë e Klodian Zotos?
Vëllai i Alqit, Taned Bllako, sipas profilit të fshirë në rrjetin ?Linked-In?, rezulton të jetë një prej drejtuesve kryesorë të kompanisë ?Lori Caffe?, e cila prej vitesh ka qenë në pronësi të Vjollca Hoxhës e fëmijëve të saj dhe së fundmi, edhe nën pronësinë e Klodian Zotos së inceneratorëve.
Nga kjo pikë, qarku duket se mbyllet- Klodian Zoto merr inceneratorët; bashkëpunëtori i tij, ?De Mare?, nëpërmjet firmës së Alqi Bllakos, merr Porto Romanon; në lojë përfshijnë Top Channel-in, i cili merr përsipër fushatën publicitare; drejtuesit e Top Channel krijojnë aleancë biznesi me Klodian Zoton e inceneratorëve; ndërkohë që vëllai i Alqi Bllakos merr një post të rëndësishëm në kompaninë ?Lori Caffe? të Vjollca Hoxhës së Top Channel-it.
Ju krijua një lëmsh i rrëmujshëm? Ky duket se ka qenë qëllimi-për organizatorët e ?lëmshit?- skema të jetë sa më e pakuptueshme, mjafton që paratë të mbërrijnë aty ku duhet./ Boldnews
Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?
Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin
15 milion euro tender, për firmën pranë Lulzim Bashës/ SPAK nis hetimet
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili akuzo...
Mbrëmjen e së shtunës, policia arrestoi Astrit Thaçin si per...
Kohët e fundit, kreu i PD, Lulzim Basha është bërë përdorues...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka shkuar sot në Elbasan ku ka takua...
Ndërsa sot pritet të mbahet Konferenca e Donatorëve për rind...
Presidenti Ilir Meta ka publikuar letërkëmbimet mes Kuvendit...
Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi bëhet gjithmonë sh...
Presidenti Ilir Meta, në një deklaratë të jashtëzakonshme pë...
Presidenti Ilir Meta ka vijuar sot akuzat në drejtim të kreu...
Presidenti Ilir Meta ka qënë mjaft i ashpër sot në drejtim t...
Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar ndjesë Komisionit të Venec...
Brenda muajit Shkurt do të miratohen imazhet për paketat e d...
Rreth një vit më parë, në shkurt të vitit 2019, opozita fill...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar sot përvjetorin e 12-të të ...
Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër presidentit të K...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar ditën e Pavarë...
Ish-deputeti socialist, Andis Harasani ka reaguar në lidhje ...
Kryeministri Edi Rama ka folur pas tryezës së organizuar nga...
Në përfundim të takimi jo zyrtar ku është diskutuar metodolo...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për median, për...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...