
Në 10 vite, pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, mediat kryesore të propagandës së Qeverisë kanë qenë "Top Channel", "News 24", "Report TV" i Carlo Bolinos, etj.
"Top"-i njihej si një media e varur direkt nga socialistët, drejtorët e informacionit emëroheshin me bekimin e opozitës së mëparshme dhe më pas Qeverisë në pushtet.
"Top"-i ishte një televizion ku sokëllinte lajmi i kryeministrit, Qeveria, punët e saj të suksesshme, reformat që po bënte.
Në të njëjtën linjë qëndronte edhe "News 24" e Irfan Hysenbelliut. Të dyja këto media, së bashku ndoshta me audiencën më të gjerë në Shqipëri, 24 orë bënin propagandë pro Rilindjes, Qeverisë dhe ministrave të tyre.

Një ditë të bukur, "Top Channel" diçka pati. Harroi milionat e eurove të marra nga inceneratorët, dashurinë për socialistët dhe Rilindjen dhe e shpalli veten opozitë, vetëm pse pjesërisht.
Pjesërisht opozitë sepse merret me një individ të caktuar, pra me kryeministrin vetëm, ose ndonjë ministër tek-tuk, të tjerët nuk i zë në gojë. Për më tepër, 24 orë në 24 bën propagandë për Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës.
A mund të ketë opozitë një media, e cila bën sikur sulmon Qeverinë për interesat e saj dhe nga ana tjetër, kryebashkiakut, produktit të kësaj partie në pushtet, i cili synon mandatin e tretë për garën e kryeqytetit, bashkinë më të madhe në vend, i mban iso dhe i bën propagandë.
Një copë ekrani në sulm kundër Ramës apo ndonjë kryeministri dhe pjesa tjetër propagandë për kryebashkiakun Veliaj.
Qartazi duket se është një pozicion i mirë opozitar, por një pazar politik e asgjë më shumë sesa kaq.

Kështu ndodhi edhe me "News 24", e cila filloi dikur në 2013-ën, sulmonte atëherë ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, se nuk po e lejonte që së bashku me Lulzim Bashën të bënin një hyrje të personalizuar për te hoteli i Irfan Hysenbelliut, por gjithçka u zbut sepse me ardhjen e Erion Veliajt kryebashkiak gjithçka u zgjidh.
"News 24" vazhdon dhe bën 24 orë propagandë për Erion Veliajn, por sulmon Edi Ramën, zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe ndonjë ministër tjetër. Merret dhe me çështje Doganash dhe Tatimesh kryesisht.
Këto të fundit, më shumë sesa lajme opozitare, janë problematikat që Irfani ka me taksat, sepse nuk është se ka qejf shumë t'i paguajë, prandaj dhe ka disa gjoba dhe disa hetime të hapura në prokurori për miliona e miliona euro taksa dhe detyrime pa paguar shtetit.
Prandaj këto dy media më shumë sesa opozitare, janë media në pazare, media në hallet e tyre personale, të pronarëve të tyre, mënyrës se si menaxhohen, llokmave që duan nga pushteti, pasi të dyja kanë marrë sa kanë dashur dhe çfarë kanë dashur, jo thjeshtë dhe vetëm me fatura, edhe pa fatura, edhe objekte në përdorim e të tjera si këto.
Inceneratorët i kanë paguar të dyja, koncesionet e Qeverisë, PPP-të i kanë paguar të dyja, dikush mund të thotë janë reklama, dikush mbyllje goje, por kur diçka del aferë, përgjegjësia është e asaj medie.
Dhe në këtë rast nuk kemi një media apo dy, që duan të bëjnë oponencën e Qeverisë për të rrëzuar kryeministrin, se këtu do të ishin në të drejtën e tyre dhe duheshin mbështetur maksimalisht sepse ai është misioni i medias, në krah të publikut, kundër Qeverisë atje ku ka gabime, problematika dhe i tregon asaj se ku ka gabuar.
Në fakt, media, në këtë rast "Top Channel" dhe "News 24" nuk e kanë bërë këtë detyrë për 10 vjet, por kanë nja 6 muaj që kanë filluar të shfaqen si opozitare, duke çuditur njerëzit, aq sa Berisha dhe Meta duken më të vegjël përballë tyre si opozitarë, pa folur për Lulin që nuk duket fare.
Është vërtetë e trishtë, e pabesueshme se si media keqpërdor mbështetjen që ka nga publiku, pra audiencën e saj, se si i thotë atij sa të lumtur jetojmë me Qeverinë dhe Ramën dhe pas 24 orësh thonë sa keq jetojmë me këtë Qeveri dhe Ramën, por jetojmë të lumtur me pjesën e Erion Veliajt. Ky është mesazhi që na vjen nga "News 24" dhe "Top Channel"./ B.A. - CNA.al
Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë vendin tonë. ...
Porti i Durrësit ka rezultuar një nga portat kryesore ...
Projekti i Portit të Durrësit është një nga investimet...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar shqiptarët për festa...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka bërë me dij...
Shqipëria ka mirëpritur Vitin e Ri 2023 me një spektakël f...
Dubai sapo hyri në Vitin e Ri me një shfaqje spektakolare ...
Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë një intervistë ndryshe...
Kryedemokrati, Sali Berisha ka dalë jashtë kornizave duke ...
Një 24-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi ka hu...
Zelanda e Re është vendi i parë që ka mirëpritur Vitin e R...
Viti 2022 numëron një sërë arritjesh për Ministrinë e ...
Dy nga ngjarjet që kulmuan muajin Dhjetor ishin Samiti...
Konflikti Rusi-Ukrainë u shfaq në kërkimet kryesore Ky vi...
Një nga ngjarjet më të bujshme të vitit 2022 ishte lar...
Politikanët nuk u kanë shpëtuar gafave edhe 2022-shin. Ndo...
Në seancat parlamentare nuk kanë munguar asnjëherë “pa...
Eksperti i ekonomisë, Sherefedin Shehu, është shprehur...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlli...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...