
Një nga ngjarjet më të bujshme të vitit 2022 ishte largimi i Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, post në të cilin u emërua më 7 tetor 2021.
Ky largim, i paralajmëruar nga CNA.al, u pasua me zhurmë edhe për faktin se Nano u propozua për drejtimin e Policisë së Shtetit nga SHBA-ja.
Në kohën që mbante postin e drejtorit të Drejtorisë për Luftën ndaj Terrorizmit në Policinë e Shtetit, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, i dha Nanos një certifikatë vlerësimi.
Me emërimin e tij në krye të Policisë së Shtetit, Kim shprehu pritshmëri dhe e cilësoi edhe një partner të mirë.
Por rreth 11 muaj nga marrja e kësaj detyre, pa mbushur ende vitin, pas dy-tri ditësh turbullira, Gledis Nano iku nga posti.
Fillimisht Gledis Nano mohoi lajmin e dorëheqjes së tij, të raportuar nga CNA.al, ndërsa një ditë pas largimit iu drejtua me anë të një letre të gjatë publikut dhe kolegëve dhe e cilësoi si puç ikjen e tij.
“Askush nuk mund ta ndërtojë personalitetin e tij nëpërmjet postit që mund t’i ofrohet! Për cilindo këto janë periudha të përkohshme që nëse arrin ta mbyllë më nder dhe vlerësim që nga qytetari më i thjeshtë, deri tek partnerët më strategjikë, atëherë çdokush prej nesh ka fituar vetveten.
Në mënyrë të veçantë, postet drejtuese janë dhe do të mbeten një provë karakteri për të gjithë ata që marrin përsipër detyrat e vështira dhe me përgjegjësi të lartë shoqërore. Ajo që ka një rëndësi parësore në këtë aspekt është ruajtja e tipareve identitare, thënë më qartë, mos tjetërsimi dhe qëndrueshmëria mbi parimet me të cilat jemi mbrujtur qysh në bankat e shkollës deri në ditën kur kemi bërë betimin përpara flamurit kombëtar, besnikëria ndaj të cilit mbetet akti më i vështirë por edhe më i çmuari!”, shkruante ai ndër të tjera.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama deklaroi në një prononcim për mediat se ish-drejtorit të Policisë së Shtetit i ishte kërkuar dorëheqja.
“Është e vërtetë i është kërkuar dorëheqja drejtorit të mëparshëm. Ai ma ka konfirmuar se do ta jepte dorëheqjen ditën e hënë pasi biseda ishte bërë të shtunën nga ministri. Ishim të shqetësuar nga zhvillime të papëlqyeshme për rendin publik dhe vetë policia e shtetit, çështje që janë trajtuar me drejtorin e përgjithshëm të mëparshëm”, deklaroi Rama.
Ambasadorja amerikane, e cila kishte mbështetur Gledis Nanon, tha në një emision televiziv se nuk e prisnin këtë largim, ndërsa nënvizoi edhe njëherë vlerësimet e saj për të.
“Vlerësimet për të ishin pohim fakti. E keni parë se ne shpesh bëjmë deklarata të tilla kur dikush me të cilin kemi punuar shumë mirë largohet nga detyra. Dhe është e vërtetë që ne e vlerësojmë Z. Nano dhe bashkëpunimin e tij me ne. Ne mendonim se ai ishte një partner i mirë për ne kur drejtonte njësinë kundër terrorizmit. Dhe më pas kur ishte drejtor i policisë. Nuk e prisnim të largohej”, deklaroi Yuri kim.
Nga ana tjetër, kreu i PD-së, Sali Berisha, ngriti akuzat se Gledis Nano u shkarkua se nuk pranoi të mbulojë korrupsionin dhe vjedhjet.
“Skema ishte në Tiranë, vjedhja bëhej në Gjermani. Autoritetet gjermane iu drejtuan këtij. Iku Nano sepse 2.2 ton drogë në Itali nuk shkuan nga skafet, shkuan nga velat e klubit të Çuçit. Atë kam pasion unë, tha ai. Dolën velat e transportuesit kryesor të drogës. Nuk ishte se po luftonte krimin ai, por pati naivitetin që të mos i mbulonte këto”, theksoi Berisha.
Por përtej kësaj lëvizjeje dhe përtej debatit publik, Shqipëria regjistroi shifra tejet të larta krimi.
Në 8 muajt para largimit të Nanos, bilanci tragjik flet për 47 persona të vrarë dhe me një zhdukje të bujshme siç është ajo e Ervis Martinajt, “mbretit” të lojërave të fatit./ B.A. – CNA.al
Politikanët nuk u kanë shpëtuar gafave edhe 2022-shin. Ndo...
Në seancat parlamentare nuk kanë munguar asnjëherë “pa...
Eksperti i ekonomisë, Sherefedin Shehu, është shprehur...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlli...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvillu...
Kryeministri Edi Rama është shprehur përmes një reagim...
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka përcjel...
Kryeministri Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e ditës së...
Shqiptarët presin nga 2023 më shumë të ardhura. Të pyetur ...
Për 70.7% të shqiptarëve, 2022 nuk ka qënë një vit i mirë ...
69.5% e shqiptarëve nuk kanë patur një vit të mirë në 2022...
Arian Galdini ka reaguar për denoncimin e emisionit të...
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka qetësuar qytetarët p...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë një sur...
Frida Krifca është një nga njerëzit që duhet hetuar pë...
6045 mësues dhe edukatorë do të përfitojnë vlerën mone...
Lulzim Basha, njihet ndryshe si humbësi serial ose “gj...
Rreth 10 mijë shtetas shqiptarë kanë kaluar nëpërmjet pikë...
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për 5 persona ...
Evi Kokalari apo Evi Angelakis, ose Evis Kokalari, iku...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...