Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Arian Galdini ka reaguar për denoncimin e emisionit të “Top Channel”, “Fiks Fare” se emigrantët kanë financuar Partinë LRE dhe se kryetari nuk ka bërë transparencë mbi fondet.
Kreu i LRE-së përgënjeshtron lajmin, teksa cilëson televizionin dhe emisionin si banda baltosëse, denigruese e gjobëvënëse.
Me anë të një shkrimi të gjatë, ai tregon historinë që nga krijimi i LRE-së e deri te sfidat e kësaj partie që drejtohej nga qytetarë të thjeshtë pa përvoja politike.
Gjithashtu ai jep një përgjigje edhe për ish-anëtarët e LRE-së, që përmendeshin në denoncimin e “Fiks Fare”.
“Inatçorët bëhen bandë dhe të quajnë hajdut e mashtrues, e u vjen keq kur ti ua kthen si e meritojnë.
Kur ata të quajnë hajdut e mashtrues, quhet kërkesë për transparencë dhe e drejtë demokratike si ish anëtarë.
Kur ti u thua, nga kërkesa për transparencë tek akuzat është në mes një oqean i tërë, nuk e kuptojnë e madje të konsiderojnë ty diktator, vjedhës kuotizacionesh apo kontributesh, mosmirënjohës e ku e di unë çfarë.
Ata nuk lënë gjë pa bërë kundër teje, të shajnë, të fyejnë, të akuzojnë papushim, në rrjete sociale e madje deri në Top Channel e Fiks Fare, por kur ti u përgjigjesh, ti e ke fajin se nuk lejon e nuk pranon demokracinë e brendshme…
Ata nuk lënë rrënxë rrjetesh sociale pa të sharë e pa të fyer, pa shprazur gjithë llumin e baltën e tyre, paguajnë madje edhe TV Kombëtare e madje edhe TV rrethanore, për të të sulmuar ty, por kur ti u përgjigjesh, ti je i poshtri, jodemokratiku, hajduti, mashtruesi, vjedhësi, mosmirënjohësi…
Unë nuk e di si e konsiderojnë këta mirënjohjen, se unë nuk di njeri në këtë botë që ti kërkohet mirënjohje duke i thënë hajdut e mashtrues, e ti thotë sharësve e shpifësve, faleminderit që ju më hidhni baltë meqë dikur kemi qenë bashkë në të njëjtin udhëtim e të njëjtën sofër”, thekson ai ndër të tjera.
Shkrimi i plotë i Arian Galdinit:
Një përgjigje shteruese për bandat baltosëse, denigruese e gjobëvënëse nga inatçorët e zilepsur tek Fiks Fare e Top Channel!
2022 një përmbledhje e një historie fantastike e një Komuniteti si Mrekullia në Veprim!
Lindëm si parti në 24 tetor 2020.
U sfiduam shumë shpejt sepse ende krejt pak e të brishtë dhe fare të pamësuar na u desh të përballeshim me sfidën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
E megjithatë dihet që zgjedhjet janë një arsye motivimi e mobilizimi.
Si qytetarë të thjeshtë e me asnjë përvojë politike, ne hymë artizanalisht në zgjedhje duke ia dalë të bëhemi partia e parë politike në Shqipëri në historinë politike të këtyre 32 viteve, që u regjistrua në KQZ me 6432 firma mbështetëse nga qytetarët shqiptarë.
Ia dolëm bashkuam 153 kandidatë dhe bëmë fushatë reale me takime reale në çdo Qark, Qytet, Lagje e Fshat të Shqipërisë.
Gjithçka e realizuam vetëm me 1 celular dhe 1 faqe facebooku.
Zero media, zero para, zero pushtete, zero përfitime, zero pazare, zero kompromise të fëlliqta, zero kompromise nëntavolinë me të Fuqishmit, zero premtime personale.
Vetëm qytetarë të thjeshtë, të ndershëm e të papërlyer dhe 1 celular e 1 faqe facebooku.
E megjithatë e ripërsëris, zgjedhjet janë goxha motivim i fortë.
Ne premtuam se do jemi partia e 26 prillit e ashtu bëmë e ashtu qëndruam.
Konfirmimin e kësaj e dhamë me Marshimin e Dinjitetit në dt 21 gusht 2021.
Çfarë do të vinte më pas do të ishte një sfidë e pamatë…
Sepse mund ta mobilizosh një Komunitet me motivim zgjedhjet, por një kohë jo elektorale është praktikisht koha më e vështirë për këdo, madje edhe për parti të mëdha e të strukturuara, aq më tepër për parti të reja…
Koha jo elektorale, politikisht konsiderohet si “pika e vdekjes”.
Njëlloj si thatësirat e mëdha i çojnë Digat e Hidrocentraleve në “pikën e vdekjes” kur nuk mund të prodhojnë më energji, ashtu edhe vitet jo elektorale, janë njëlloj për partitë politike.
Nëse do të kuptosh një parti politike të re, një komunitet politik të ri, shih e qëmto çfarë ndodh me to në vite e kohë joelektorale.
Për çdo lider partie të madhe apo të vogël, koha më e vështirë e provës dhe sprovës janë vitet joelektorale.
Dhe ja ku erdhi 2022 për LRE…
Nëse i hedhim sytë pas e shohim çdo ditë, javë e muaj të 2022, nga janari e deri sot në këtë funddhjetor, LRE ka zhvilluar kaq shumë takime e aktivitete frymëzuese e plot dritë e sukses, saqë është e vështirë ta mendosh e besosh si një parti të re.
Në vitin 2022, kemi zhvilluar Asamblenë Kombëtare të LRE në dt 26 mars me 302 delegatë, kemi zhvilluar Kuvendin Kombëtar Programatik të 11 qershorit me 750 delegatë e po ashtu e kemi përmbyllur dhjetorin me Asamblenë Kombëtare të 10 dhjetorit me 400 delegatë.
Kemi zhvilluar e realizuar takime të mëdha apo të vogla, Asamble apo bashkëbisedime, kudo e ngado në Shqipëri dhe Diasporë.
Kemi bashkuar kaq shumë shqiptarë sa e si kurrë më parë dhe gjithçka e kemi bërë vetëm me 1 celular dhe 1 faqe facebooku.
Në 2022, kemi patur edhe ditët tona të vështira që na e ka shkaktuar “rrebelimi i moskuptuesve të penduar”.
Lufta e pistë e “moskuptuesve të penduar” ka nisur që në nëntorin e 2020 në fakt.
Nuk na është ndarë asnjëherë.
Kemi bashkëudhëtuar me të në çdo ditë të rritjes e zhvillimit tonë.
Dhe gjithmonë do të ketë të tillë “moskuptues të penduar”.
Gjithmonë do të ketë “rrugëshkurtër” dhe “dritëshkurtër”.
Gjithmonë do të ketë njerëz që bashkohen se kujtojnë se udha jonë është “prona e tyre”.
Gjithmonë do të ketë njerëz që do të zgjedhin “bandën” kundër Komunitetit.
Gjithmonë do të ketë njerëz që vijnë me dëshirën e tyre, mbështesin dhe kontribojnë me vullnetin e lirë dhe dëshirën e tyre, e pastaj kujtojnë se ti duhet të bëhesh “Xhindi plotësues i dëshirave të tyre”.
Kur ti u thua se nuk je “xhindi” i shishes që plotëson teka e dëshira, do të të turren plot me urrejtjen e mllefin e inatçorëve të zellshëm sepse u duket se ti i ke mashtruar apo vjedhur…
Bëhen “bandë” e shpenzojnë çdo orë e ditë, mendim e emocion negativ e toksik, vetëm për të zhbërë 1000000 fish, atë që ata mendojnë se e kanë bërë 1 herë mirë për ty.
Nëse për të mbështetur idenë dhe projektin e Komunitetit, mendohen 100 herë e bëjnë mirë 1 herë, për ta zhbërë e shkatërruar atë 1 herë të mirë, veprojnë keq 1 milion herë dhe nuk mendojnë fare asnjëherë.
Verbohen nga urrejtja dhe inati.
Verbohen se nuk të kapën dot, nuk të kontrolluan dot, nuk të bënë dot ”xhindin e dëshirave të tyre”.
Bëhen bashkë inatçorët dhe ushqejnë njëri tjetrin me të gjithë karburantin toksik të urrejtjes.
Pendohen për çfarë kanë bërë mirë, e fillojnë e mohojnë gjithçka dhe mbi të gjitha mohojnë të mirën e tyre që kanë bërë, dhe inatosen me veten e tyre dhe u duket se ti ua ke futur, i ke mashtruar, i ke vjedhur, thjesht dhe vetem pse ata vetë janë penduar që të janë bashkuar me vullnetin e dëshirën e tyre.
Ti as u ke kërkuar kurrë asgjë, ti as u ke premtuar kurrë asgjë, ti as u ke oftuar apo hequr kurrë asgjë.
Ti thjesht ke ndarë sinoret dhe ke vendosur të mbrosh atë që ke nisur me pasion, dashuri, mirësi, dlirësi e qëllim-mbarësi, pra Komunitetin dhe shumicën absolute të njerëzve të cilët ecin përpara e bashkëudhëtojnë me ty e kërkojnë ti udhëheqësh.
Psh, nëse në 100 veta, 7 pendohen e turren kundër Komunitetit, ti nuk mund të ndalesh e të mbytesh me “krizën e 7 moskuptuesve të penduar”.
Nëse 7 apo 10 njerëz pendohen, rrebelohen, zemërohen, e mendojnë e besojnë se ti nuk je më ai që ata kanë menduar e besuar, ti nuk ke asnjë detyrim me u ndal për me i sqaru apo bind për të kundërtën.
Ti do mbrosh shumicën absolute.
Përdoret shpesh termi, mirënjohje apo mosmirënjohje, ndaj meje nga “moskuptuesit e acaruar”…
Tani pyetja është e thjeshtë, si do të quhesha unë nëse do të tradhëtoja shumicën dërrmuese që më mbështet e bashkëudhëton me mua e më kërkon ta udhëheq, për të kënaqur egot toksike të 7 apo 10 inatçorëve të verbuar e të penduar?????
Inatçorët bëhen bandë dhe të quajnë hajdut e mashtrues, e u vjen keq kur ti ua kthen si e meritojnë.
Kur ata të quajnë hajdut e mashtrues, quhet kërkesë për transparencë dhe e drejtë demokratike si ish anëtarë.
Kur ti u thua, nga kërkesa për transparencë tek akuzat është në mes një oqean i tërë, nuk e kuptojnë e madje të konsiderojnë ty diktator, vjedhës kuotizacionesh apo kontributesh, mosmirënjohës e ku e di unë çfarë.
Ata nuk lënë gjë pa bërë kundër teje, të shajnë, të fyejnë, të akuzojnë papushim, në rrjete sociale e madje deri në Top Channel e Fiks Fare, por kur ti u përgjigjesh, ti e ke fajin se nuk lejon e nuk pranon demokracinë e brendshme…
Ata nuk lënë rrënxë rrjetesh sociale pa të sharë e pa të fyer, pa shprazur gjithë llumin e baltën e tyre, paguajnë madje edhe TV Kombëtare e madje edhe TV rrethanore, për të të sulmuar ty, por kur ti u përgjigjesh, ti je i poshtri, jodemokratiku, hajduti, mashtruesi, vjedhësi, mosmirënjohësi…
Unë nuk e di si e konsiderojnë këta mirënjohjen, se unë nuk di njeri në këtë botë që ti kërkohet mirënjohje duke i thënë hajdut e mashtrues, e ti thotë sharësve e shpifësve, faleminderit që ju më hidhni baltë meqë dikur kemi qenë bashkë në të njëjtin udhëtim e të njëjtën sofër.
Unë nuk e di kush është mosmirënjohje, sulmi apo vetëmbrojtja????
Unë sinqerisht nuk e di sesi një njeri nuk lë sharje e baltë pa hedhur mbi ty, e të përmend pastaj “nderin e dikurshëm” si zinxhir detyrues për mirënjohje…
Po pranimi i sharjes dhe fyerjes, baltës e llumit, akuzave e shpifjeve, nuk është mirënjohje, është pranim i poshtërimit.
Ata bëhen bandë e organizuar, të shajnë hedhin baltë e llum dhe shpifje e akuza person pas personi, ditë për ditë, në çdo rrjet social e deri në Top Channel, madje edhe deklarohen se “ne” kemi prova e dokumenta, e “ne” do ta diskreditojmë e do ta shkatërrojmë Arian Galdinin, e pastaj kur unë u përgjigjem, thonë ky është mosmirënjohës, ky na mohon e hedh poshtë sakrificat e kontributet….
Më falni por çfarë presin ata tu them unë kur ata vetëdeklarohen “ne”, pra bandë që çdo ditë punon për të diskredituar e shkatëtruar Arian Galdinin????
Çfarë presin? Se nuk e kuptoj…
Presin vallë që tu them: Ua si nuk e paskam kuptuar unë se mirënjohja është kur i thua faleminderit dikujt që të thotë hajdut e mashtrues?????
Thelbi është i thjeshtë fare, çdo njeri ndjek e beson, atë që është vetë e kujt i ngjan vetë.
Unë nuk besoj tek Banda.
Unë besoj tek Komuniteti.
Unë nuk i hap rrugë bandave, unë mbroj e udhëheq Komunitetin.
Mbrojtja Komunitetit nga agresioni i “bandës” nuk është mosmirënjohje, por krejt e kundërta.
Unë nuk mund të lejoj që mirënjohja e kërkuar nga “banda” të shkatërrojë dhe tradhëtojë Komunitetin.
“Banda” e përdor konceptin e mirënjohjes si pazar e shantazh për detyrim ndaj tyre.
Banda nuk do zhvillim, as rritje, as ecje përpara të Komunitetit…
Banda do që nëpërmjet “pazarit me mirënjohjen” gjithçka të mbetet me e tek ata…
Ndërsa Komuniteti nuk është vetëm nisja, por edhe vazhdimi, edhe e sotmja, edhe e nesërmja…
Çfarë lideri do të isha unë, nëse do të tradhëtoja vazhdimësinë, të sotmen e të nesërmen e këtij Komuniteti, thjesht dhe vetëm pse një “Bandë” me 7 a 10 veta kërkojnë pazarin e mirënjohjes për çfarë ata pretendojnë se bënë në nisje apo në një copëz udhe për aq sa secili prejt tyre vetë e zgjodhi të bashkëudhëtonte?????
Ku është parë e dëgjuar kjo që pretendimi i 7 apo 10 individëve, qenka me vlerë më të madhe se shumica absolute e Komunitetit???
Pse një bandë prej 7 apo 10 individësh e kërkokan me kaq këmbëngulje mirënjohjen apo njohjen e kontributeve a thua se ata dhe vetëm ata e bënë gjithçka????
Kush e ka thënë e ku është dëgjuar që 7 apo 10 individë, meritokan tu vlerësohet e madje përmendet papushim kontributi apo sakrifica, ndërsa shumica absolute që janë çdo ditë në përkushtim e punë të pandalshme për mbajtjen dhe rritjen e Komunitetit qenkërka shumicë të magjepsurish e fanatikësh të Galdinit….
Pra të jesh me “bandën” quhesh kërkues transparence, ndërsa të jesh Shumica Absolute, Komuniteti, quhesh fanatik i magjepsur nga Galdini…
Të jesh me “bandën” quhesh personalitet…
Të jesh me Shumicën Dërrmuese, me Komunitetin quhesh fanatik i magjepsur nga Galdini.
Tu thuash sharësve e baltosësve se investimi i tyre si bandë për ta shkatërruar LRE, i bën ata vetë, mohues e rrëzues e zhbërës të të mirave që kanë bërë, sepse tani janë vetë ata që po bëjnë për çdo të mirë 100 të këqija, quhesh mosmirënjohës…
Tu thuash sharësve e inatçorëve të mllefosur se ata kanë bërë të mira aq sa mund të bëjnë 7 apo 10 individë të një bande, e nuk ka asnjë shans as të barazohet e as të krahasohet me ato sakrifica, mund e kontribute të shumicës dërrmuese të Komunitetit, quhesh mosmirënjohës, diktator, hajdut, mashtrues…
Tu thuash inatçorëve baltosës e sharës, se të akuzosh Kryetarin e LRE për vjedhje e mashtrim, është shumë larg nga pretendimi për Transparencë, dhe këtu mbaron çdo raport e marrëdhënie e tyre me Arian Galdinin e LRE, quhesh mosmirënjohës e diktator.
Akuzat dhe sharjet nuk janë as miqësore e as dashamirëse e as meritojnë as mirënjohje e as durim.
Transparenca nuk është akt kolektiv e as kërkohet në facebook e as në Fiks Fare.
Transaprenca është akt personal dhe kërkohet zyrtarisht ku secili vetëdeklaron kontributin e vetë e kërkon zyrtarisht përgjigje, pa akuza, pa paragjykime, pa konsiderata, pa sharje, pa fyerje, pa baltë.
Transparenca kërkohet duke bërë Transparencë vetë më së pari secili vetë për kontributet e veta.
Secili vetëdeklaron kontributin e vetë e kërkon zyrtarisht e brenda Komunitetit, me respekt e kujdes e etikë për këdo, që ti bëhet Transparencë nga Drejtuesit e LRE.
Transparencë në messenger e në Facebook, apo në Fiks Fare, vetëm inatçorët e kthyer në “bandë” mund të kërkojnë.
Si mund të kërkosh Transparencë, duke kërkuar jo të vërtetën, por njohjen e kontributit si pazar për “vendin” apo ”rolin” personal????
Transparenca nuk është monedhë pazari e as qokë.
Transparenca është detyrim absolut por Transparenca nuk është lojë kungulleshkash.
Kur e do LRE dhe do njohje kontributesh, ti e di se Komuniteti i ri, ka shumë sfida dhe çështje të cilat duhet ti mbajë vetëm dhe vetëm brenda Komunitetit, e kur do ta shkatërrosh Galdinin, e kërkon Transparencën si ai ish-anëtari telendar i një familjeje që sillet si ai që e di se ku janë rrobat e palara të shtëpisë dhe i thotë gjithë dynjasë, ja shihini ku i ka rrobat e palara ish-shtëpia ime….
Por a ka familje ku nëse një ish-anëtar familjeje del e vë tellallin se e di se ku janë rrobat e palara, që nuk duket keq në sytë e botës????
Nuk ka diskutim që edhe në Familjen e Shën Pjetrit po të hysh, e nëse ndonjëri nga familjarët e Shën Pjetrit të tregon se Shën Pjetri ka rroba të palara, një i huaj që nuk di asgjë e vetëm dëgjon ish-familjarin telendar të shtëpisë së Shën Pjetrit, do mendojë 1000 të zezat për Shën Pjetrin…
Me pak fjalë, kjo loja me Transparencën, është thjesht një lojë e ndytë e bandës së inatçorëve, që e dinë shumë mirë çfarë po bëjnë, e se ata nuk duan të vërtetën, por që duke bërë ish-familjarët telendarë, duan që kushdo jashtë LRE, të mendojë 1000 të zezat për LRE…
Tani, nëse banda e inatçorëve, luan rolin e telendarëve që duan që ta shkatërrojnë LRE, pa më thoni, kush e mohon dhe zhbën atë kontribut e ato të mira që ata mund të kenë bërë, aq sa kanë bërë, Arian Galdini apo ata vetë????
Arian Galdini ka ndërtuar një Komunitet ku kushdo që ka kontribuar, ka mundësinë ta mbrojë vetë atë dhe LRE.
Nuk ka askush nevojë të bëjë as pazar me Arian Galdinin e as tia mbrojë Arian Galdini kontributet.
Arian Galdini mbron Komunitetin, Arian Galdini mbron LRE.
Kush e quan “biznesi Galdini”, Komunitetin LRE, as e ka kuptuar kurrë LRE, e kuptohet që në koncept se ka hyrë në LRE për të bërë pazar me Galdinin, e ka dalë kundër Galdinit e kundër LRE, kur Galdini u ka treguar se as Galdini e as LRE nuk janë as në shitje e as të kapshëm nga askush për asnjë shifër….
Pse mendojnë këta të bandës së inatçorëve për një biznes Galdini???
Pa ma thoni, pse????
Këta shohin Galdinin e shqyrtojnë vetëm Galdinin dhe raportin me Galdinin dhe nuk shohin fare, po fare as idetë e LRE, as aktivitetin e LRE, as sallat plot të LRE, asgjë nga LRE nuk u hyn në sy.
Këta gjithë dashurinë e kishin veç për Galdinin sa ishin në LRE, e tani e kanë kthyer dashurinë e dikurshme në urrejtje mortale…
Galdini duhet shkatërruar, Galdini duhet mbaruar, rrëzuar, asgjësuar.
Urrejtja e tyre vjen sepse ata shohin Galdinin, jo LRE.
Po të shohin LRE, do të ndiheshin të lumtur e të bekuar e madje të privilegjuar që ishin pjesë e kësaj mrekullie në veprim…
Atyre, shkëlqimi i LRE u verbon sytë sepse u duket si shkëlqim i Galdinit…
Dhe gjithçka që i jep shkëlqim Galdinit për ta është objekt urrejtjeje.
E urrejnë LRE sepse urrejnë Galdinin.
Ngaqë urrejnë Galdinin, LRE u duket biznes, mashtrim, vjedhje, etj, etj.
Sallat plot nuk u hyjnë në sy.
Idetë, vizionin, projektet, as i kuptojnë dot e as e kanë fare në refene asgjë nga LRE.
Ata mendojnë se ata e bënë Galdinin, ata i dhanë para Galdinit, ata i përmirësuan jetën Galdinit, ata dhe vetëm ata ia kanë bërë të mirat Galdinit, se sipas tyre Galdini është dështak, hajdut, mashtrues, mosmirënjohës, njeri kot, etj, etj.
Aq shumë janë verbuar nga urrejtja, xhelozia, zilia, zemërata, saqë ndërsa sot thonë se ata janë Krijuesit e Galdinit, nuk e di sesi e shpjegojnë:
Po mirë pse erdhën këta tek Galdini meqë ky Galdini paskësh qenë një askush, dështak e njeri kot???
Pse i dhanë para këtij Galdinit këta, nëse ky Galdini paskësh qenë njeri kot e dështak???
Pse besuan kaq shumë e bënë kaq shumë këta për këtë Galdinin, nëse ky Galdini paskësh qenë njeri kot e dështak????
E në fund fare, nëse këta të bandës së inatçorëve që paskërkëshin qenë “Krijuesit e Galdinit”, mbajtësit, ushqyesit, veshësit, e përmirësuesit e jetës së Galdinit, atëherë pse Galdini vazhdon e mbush salla, bën aktivitete, shkëlqen me LRE, edhe pse “banda e inatçorëve” e sulmon e i hedh baltë papushim e çdo ditë nga facebooku në Fiks Fare e Top Channel????
Çfarë kanë bërë këta në jetën e tyre para se të krijonin Galdinin, e çfarë po bëjnë tani që pasi krijuan Galdinin duan ta shkatërrojnë Galdinin????
Kanë 2 vite që vetëm shkruajnë, flasin e veprojnë kundër Galdinit.
Kanë 2 vite që çdo ditë vetëm shkruajnë në facebook kundër Galdinit, bëjnë live kundër Galdinit, blejnë Redaksi Gjobëvënësish në TV Kombëtare për të sulmuar e baltosur Galdinin, blejnë edhe hapësirë e kohë e marrëveshje me TV rrethanore që të mbajnë ndezur baltën kundër Galdinit, e nuk pushojnë së deklaruari se ”ne” do ti bëjmë këtë e atë, këtij Galdinit…
Deklarojnë se ne nuk kemi fatura se i kemi dhënë para cash Galdinit, por kur dalin në Top Channel, harrojnë se imagjinata e tyre e ka nxjerrë një shifër prej 30 mijë pound.
Pra në 3 vjet bashkë, në 36 muaj, shifra imagjinare e tyre është sipas asaj që thanë në Fiks Fare, gjithsej 30 mijë pound.
Fatura nuk kanë por imagjinatë kanë.
Ama edhe në imagjinatën e tyre, ata të 7 apo 10 të bandës së inatçorëve, e kanë deklaruar një shifër sipas tyre që e thanë në Fiks Fare, pra thanë se ata e kanë krijuar Galdinin me 30 mijë pound.
Cash apo me fatura, vetë kanë shqiptuar e thënë se ata e kanë krijuar Galdinin me 30 mijë pound.
Sipas tyre, me 30 mijë pound ata kanë Krijuar Galdinin, kanë kontribuar për LRE, kanë bërë LRE me Seli, kanë përmirësuar jetën e Galdinit, kanë mbajtur LRE dhe përpos gjithçkaje, Galdini i ka mashtruar dhe vjedhur.
Imagjinata e tyre e tha një shifër nga vetë goja e tyre në Fiks Fare, pra në 3 vite sipas fjalëve të tyre, ata i kanë dhënë Galdinit 30 mijë pound, dhe ata kanë meritën që ata dhe vetëm ata e kanë Krijuar Galdinin, ata e kanë bërë me Seli partie Galdinin, ata e kanë bërë LRE, ata ia përmirësuan jetën Galdinit, dhe Galdini i paska vjedhur dhe mashtruar njëkohësisht.
Ata vetë thonë dhe shkruajnë: Galdini bëri fushatë me paratë tona, Galdini bëri Selinë e LRE me paratë tona, Galdini bën takime me paratë tona, Galdini po shkon sa andej këndej nëpër botë me paratë tona, e pastaj pasi i thonë e shkruajnë gjithçka nga këto, turren e thonë Galdini na vodhi, Galdini na mashtroi….
Ok, por çfarë dështaku e njeriu kot paska qenë ky Galdini, që edhe pse kjo banda me 7 apo 10 inatçorë e paska krijuar Galdinin me 30 mijë pound në 3 vjet, edhe pse kjo banda e inatçorëve e ka bërë me Seli, etj, etj, edhe pse 30 mijë pund në 3 vjet i bie të jenë 833 pound në muaj, ky Galdini ia paska dalë edhe të krijohet nga kjo banda e inatçorëve, edhe ti vjedhë e mashtrojë këta inatçorët…
Po pse nuk i deklarojnë shifrat individuale që kanë dhënë cash apo me fatura këta inatçorët e bandës???
Secili prej tyre të deklarojë shifrat individuale që kanë dhënë cash apo me fatura për këtë Galdinin, që edhe Galdini ta dijë sa i ka vjedhur e mashtruar këta.
Ose le të thonë psh se 30 mijë pound në 3 vjet janë dhënë nga psh këta njerëz.
Se njëherë thonë duam Transparencë, pastaj thonë Galdini na vodhi, na rropi, na mashtroi, e pastaj kalojnë tek Deklarimet Zyrtare të LRE në KQZ…
Ta ndajnë mendjen, a e kanë me Galdinin se i ka mashtruar e vjedhur, apo kanë filluar punë në KQZ, dhe i qajnë hallin KQZ, se Galdini nuk ia ka treguar të gjitha KQZ????
Ta ndajnë mendjen, Galdini ka mashtruar e vjedhur këta 7 apo 10 inatçorët e bandës, apo ky Galdini ka vjedhur e mashtruar KQZ????
Ku e kanë hallin???
Ta ndajnë mendjen.
Galdini ka vjedhur e mashtruar “Emigrantët”, apo Galdini ka vjedhur e mashtruar KQZ????
Që ta dimë të paktën që “banda e inatçorëve” paska filluar punë në KQZ e gjithë këtë luftë parimore për Transparencë po e bëka për llogari të KQZ dhe Qeverisë Rama…
Ta dimë të paktën.
Për kë punon “banda e inatçorëve”, për LRE, për Transparencën apo për KQZ dhe për Qeverinë Rama e Lal Erin????
Jo për gjë por nëse ata kanë hallin e KQZ, do tu kërkoja që të kalonin pak edhe andej nga Selitë e PS, PD dhe PL, se kushedi, do gjejnë ndonjë gjë edhe andej që u ka shpëtuar pa ua thënë këtyre të KQZ….
U zgjata në këtë shpjegim, sepse dua që e gjithë kjo histori, të shihet si histori e përmbyllur bashkë me 2022.
Banda e Inatçorëve le ta vazhdojë punën për KQZ dhe të na bëjë auditin për llogari të KQZ, edhe në 2023, edhe në 2024, edhe në 2025, e deri në 2135.
Sidoqoftë, 2022 mbyllet shumë pozitiv, sepse banda e inatçorëve, nuk do të jetë më fare askund në historinë e shkëlqyer të LRE.
Banda e Inatçorëve sapo janë transferuar në këtë mbyllje të 2022, nga Biznesi Galdini, tek Biznesi Gërmo Tare Gërmo për llogari të KQZ, Qeverisë Rama dhe Lal Erit….
Ne si LRE, në 2022, mbyllëm një kapitull të suksesshëm pavarësisht çdo ligësie e pabesie që na u bë.
Ne kemi shkëlqyer me aktivitete, ide, bashkëbisedime, projekte, bashkim zemrash e shqiptarësh të mirë e të ndershëm.
Ne kemi shkëlqyer në rezistencë e qëllim-mbarësi.
Ne kemi shkëlqyer në sfida e përballje.
Viti 2022 merr me vete çdo të keqe e sjell në 2023 gjithë rrezatimin e mrekullisë në veprim.
Gëzuar Vitin e Ri 2023, e dashur Familja LRE.
2023 do të jetë viti i LRE.
Do të shkëlqejmë.
Do tia dalim./ B.A. - CNA.al
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka qetësuar qytetarët p...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë një sur...
Frida Krifca është një nga njerëzit që duhet hetuar pë...
6045 mësues dhe edukatorë do të përfitojnë vlerën mone...
Lulzim Basha, njihet ndryshe si humbësi serial ose “gj...
Rreth 10 mijë shtetas shqiptarë kanë kaluar nëpërmjet pikë...
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për 5 persona ...
Evi Kokalari apo Evi Angelakis, ose Evis Kokalari, iku...
Në këtë atmosferë festash kombinuam ngjyrat dhe i dhuruam ...
Gjatë vitit 2022 ka patur shumë seanca në parlament që...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar “Pakon e Madh...
Zëvendëskryeministrja njëkohësisht dhe ministrja e Inf...
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi në...
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka...
Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlli...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlli...
Shqiptarët që janë dënuar nga drejtësia britanike do t...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka komentuar dhe a...
Gjykata e Korçës ka caktuar masën “arrest me burg” për...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka zhvilluar një ba...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...