Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...

Gjatë vitit 2022 ka patur shumë seanca në parlament që kanë zgjatur me orë të tëra, të shoqëruara me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës.
Një prej tyre ishte ajo për projektligjin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të shtetit.
Seanca zgjati më shumë se 12 orë dhe u shoqërua me debate mes deputetëve, por në fund u miratua me 94 vota pro dhe 1 abstenim.
Miratimi i projektligjit u abstenua vetëm nga një deputet, ndërsa nuk u dha asnjë votë kundër, ndonëse në seancë plenare nuk votuan 45 deputetë.
Projektligji erdhi pas kërkesës së Autoritetit për Informin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit pasi doli dosja se një person me iniciale I.M. rezultonte të ishte bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, raporton CNA.al.

Por ky projektligj ishte vetëm një nga temat që krijoi debate të forta dhe të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës.
Një tjetër seancë maratonë ishte ajo për Projektin e Portit të Durrësit.
Kuvendi miratoi me 74 vota pro dhe 35 kundër, ndërtimin e Portit Turistik që do të kushtojë 2.1 miliardë euro.
Të pranishëm në sallë ishin 107 deputetë, por kryeministri Edi Rama mungoi. Në përfundim të votimit, socialistët duartrokitën në atë që e quajtën një "marrëveshje që do t'i sjellë vendit një bum ekonomik"
Debatet në Kuvend kanë qenë të ashpra dhe shpesh të shoqëruara me akuza e kundërakuza, me replika e kundëreplika.
Protagoniste në 10 orët e diskutimeve ishte zv.kryeministrja Balluku, e cila është përplasur me pothuajse të gjithë deputetët më të ashpër të opozitës, si nga krahu i Berishës ashtu edhe nga ai i Alibeajt.

E përforcuar me shumë argumente teknike lidhur me projektin, edhe për shkak edhe të rolit të saj si propozuese e këtij projekti, Balluku i është përgjigjur debatit në të gjitha nivelet, madje edhe në atë familjar, ku sërish nuk munguan replikat.
Porti i ri turistik i Durrësit, -theksoi Balluku nga foltorja e Kuvendit,- është investimi më i madh në Shqipëri që do të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonominë e vendit, por edhe të rajonit. Parashikohet të hapen 12 mijë vende të reja pune dhe do të jenë mbi 1.3 miliardë euro të ardhura në buxhetin e shtetit në 20 vitet e ardhshme.
Ndryshe nga sa është akuzuar nga opozita, zëvendëskryeministrja siguroi se e gjithë zona ku do të shtrihet projekti do të jetë e hapur dhe e aksesueshme nga cilido qytetar e vizitor dhe se do edhe një hapësirë prej 700 metrash plazh publik.
Një investim që do të ndryshoj faqen e Durrësit dhe të gjithë vendit, por njëkohësisht do ta bëjë qytetin e Durrësit me dy porte.Një tjetër seancë maratonë ishte për Buxhetin e Vitit 2023.
Projektbuxheti është miratuar me 76 vota pro, 40 deputetë kanë votuar kundër, ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim. Seanca e Kuvendit ka zgjatur dy ditë. Gjatë këtyre dy ditëve ka pasur përplasje dhe debate mes opozitës dhe mazhorancës.
Qeveria shprehej se ky buxhet është parashikuar që të ndihmojë familjet në nevojë si dhe premtuan se do të ketë rritje pagash në fillim të vitit të ardhshëm në disa sektorë, duke nisur me policët, mësuesit, zjarrfikësit. Ndërkohë opozita kundërshtoi duke u shprehur se qeveria ka hartuar një buxhet që nuk favorizon qytetarët, por oligarkët.
Një tjetër seancë maratonë ishte ajo e fundvitit, ku mes shumë tensionesh dhe debatesh u votua për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, raporton CNA.al.
Marjana Semini u zgjodh anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese. Semini mori 58 vota, Ardian Dvorani 14 vota, ndërsa Arta Vorpsi 2 vota.
Duke qenë se asnjë nga kandidatët nuk plotësoi 84 votat e mjaftueshme, rrjedhimisht kandidatja e renditur e para mori postin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese.
Një tjetër vendim i rëndësishëm që u mor gjatë kësaj seance parlamentare në Kuvend ishte zgjedhja e Kryetarit të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.
Në krye të Autoritetit të Dosjeve u rizgjodh Gentiana Sula me 71 vota pro. 5 deputetë votuan kundër dhe një abstenoi. Votimi u bë pas një seance maratonë që u shoqërua me debate dhe përplasje të shumta mes deputetëve.
Një tjetër çështje për të cilët pati debate të forta ishte zgjedhja e Avokatit të Popullit.Votimi u shty për në vitin 2023. Mazhoranca rrëzoi kandidatët e opozitës.

Avokati i "Babales" dhe i inceneratorëve, Ledio Braho, mori vetëm 3 vota pro, ndërsa Altin Goxhaj që mbështetej nga deputetët e grupit të Sali Berishës mori 70 vota kundër. Duke qenë se asnjëri nga kandidatët nuk arriti 84 vota, votimi u shty për vitin tjetër./CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar “Pakon e Madh...
Zëvendëskryeministrja njëkohësisht dhe ministrja e Inf...
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi në...
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka...
Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlli...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlli...
Shqiptarët që janë dënuar nga drejtësia britanike do t...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka komentuar dhe a...
Gjykata e Korçës ka caktuar masën “arrest me burg” për...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka zhvilluar një ba...
Kanë mbetur më pak se 48 orë nga nata e ndërrimit të v...
Një ditë më parë gjatë një operacioni të koduar “Resta...
Një ditë më parë gjatë një operacioni të koduar “Resta...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 695 mijë pens...
Frida Krifca, ministrja e Bujqësisë, e njohur për skan...
“Dashuria” e biznesmenit dhe pronarit të disa mediave ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka ironizuar ...
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka paralajmë...
Regjisori Hervin Çuli ka folur lidhur me formatin “Big...
Regjisori Hervin Çuli i është kundërpërgjigjur sot akt...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...