Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka bërë bilnacin e vitit 2022 për Gjykatën e Lartë.
Në konferencën për mediat, Sadushi thekson se gjatë këtij viti ka pasur ulje të numrit të çështjeve të prapambetura, të cilat mbeten ende një prej sifdave kryesore të trupës gjyqësore.
Nga 36.000 çështje që prisnin për t'u gjykuar në mars të vitit 2020, sot numri i çështjeve të prapambetura (backlog) është ulur në 29,010, ndërkohë që numri i vendimeve të marra për këtë periudhë është 11.764.
Për vitin 2022 janë regjistruar rreth 2,082 çështje të reja. Janë dhënë 6,179 vendime gjyqësore, ose 412 vendime për gjyqtarë, ndërkohë që krahasuar me vitin 2017, kur Gjykata e Lartë kishte përbërje të plotë me 17 gjyqtarë dhe 33 këshilltarë, çdo gjyqtar gjykonte mesatarisht 256 çështje në vit.
Sipas bilancit, shifrat tregojnë se shkalla e evadimit të çështjeve për çdo gjyqtar është mbi 270%!
Sadushi ka deklaruar se, ky është një tregues mjaft i mirë i performancës së lartë të gjyqtarëve.
Ndër të tjera zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë është shprehur se gjyqtarët janë të fokusuar veçanërisht te cilësia e vendimmarrjes, sepse drejtësia materializohet te vendimi, tek argumentimi dhe te zbatimi me korrektësi i ligjit.
"Takimi ynë në çdo fund dhjetori është një detyrim për informimin e opinionit publik mbi çfarë është bërë për të përmbushur misionin e dhënies së drejtësisë, ashtu si edhe për t’ju shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe bashkëpunimin tuaj shumë të vlefshëm që ndihmon në konsolidimin e demokracisë dhe veçanërisht në konfigurimin e një marrëdhënieje të re mes gjykatës dhe medias e publikut.
Gjykata e Lartë vlerëson vëmendjen tuaj dhe trajton me seriozitet çdo kritikë cilësore që vjen nga media, shoqëria civile dhe opinioni publik.
Viti 2022 për Gjykatën e Lartë mund të cilësohet si viti i krijimit të besimit se gjyqësori i ringritur po funksionon. Bazuar në disa elemente të matshëm objektivisht, Gjykata e Lartë ka tashmë:
-15 gjyqtarë që mundësojnë formimin e dy trupave gjykuese për çdo kolegj,
-3 trupa gjyqësore me 5 gjyqtarë që njësojnë praktikën gjyqësore,
-Kolegjet e Bashkuara si trupë vendimmarrëse për ndryshimin e praktikës gjyqësore,
-Mbledhjen e Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që ka zgjidhur ngërçin e plotësimit të vakancave, duke emëruar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, por edhe një staf administrativ që vijon të plotësohet gradualisht.
Për këto arsye ndihemi të bindur se reformimi i drejtësisë ia vlejti dhe është e dukshme se drejtësia po bëhet, si në aspektin e drejtësisë penale, civile dhe administrative. Nëse e masim reformimin e drejtësisë në çdo aspekt, duke filluar me parandalimin, edukimin, hetimin e shkeljeve, ndëshkimin deri në dhënien e vendimit gjyqësor, atëherë drejtësia është duke funksionuar. Këtë e dëshmon më së miri fakti që Gjykata e Lartë ka një veprimtari transparente dhe të aksesueshme nga kushdo.
Prej tre vjetësh, fokusi i opinionit publik ka qenë tek ulja e numrit tepër të lartë të çështjeve të prapambetura. Kjo ishte dhe vijon të mbetet një prej sfidave kryesore të trupës së gjyqtarëve. Nga 36.000 çështje që prisnin për tu gjykuar në mars të vitit 2020, sot numri i çështjeve të prapambetura (backlog) është ulur në 29,010, ndërkohë që numri i vendimeve të marra për këtë periudhë është 11.764.
Raporti ndërmjet çështjeve të regjistruara në Gjykatën e Lartë dhe vendimeve që dalin prej saj është në favor të këtyre të fundit, gjë e cila ka sjell edhe uljen e ndjeshme të çështjeve që presin për gjykim. Për vitin 2022 janë regjistruar rreth 2,082 çështje të reja. Janë dhënë 6,179 vendime gjyqësore, ose 412 vendime për gjyqtarë, ndërkohë që krahasuar me vitin 2017, kur Gjykata e Lartë kishte përbërje të plotë me 17 gjyqtarë dhe 33 këshilltarë, çdo gjyqtar gjykonte mesatarisht 256 çështje në vit. Shifrat tregojnë se, shkalla e evadimit të çështjeve (clearance rate) për çdo gjyqtar është mbi 270%! Ky është një tregues mjaft i mirë i performancës së lartë të gjyqtarëve. Megjithatë, përtej sasisë së çështjeve që shqyrtohen, gjyqtarët janë të fokusuar veçanërisht tek cilësia e vendimmarrjes, sepse drejtësia materializohet tek vendimi, tek argumentimi dhe tek zbatimi me korrektësi i ligjit.
Funksioni kushtetues i Gjykatës së Lartë për zhvillimin, njësimin apo ndryshimin e praktikës gjyqësore ka qenë dhe mbetet orientimi kryesor për të gjithë trupën. Janë marrë 4 vendime njësimi (2 nga Kolegji Penal dhe 2 nga Kolegji Civil), ndërkohë që ka filluar procedura dhe pritet të njësohen 2 çështje nga Kolegji Administrativ, 2 nga Kolegji Civil dhe 4 nga Kolegji Penal.
Për shkak të mosfunksionimit për disa vite të Kolegjeve të Bashkuara, tashmë pas riformatimit është realizuar shqyrtimi i 10 çështjeve (penale, civile dhe administrative) të mbetura pezull, për 9 prej të cilave është vendosur kalimi për shqyrtim në kolegje me 5 gjyqtarë dhe vetëm për 1 çështje penale, Kolegjet e Bashkuara vendosën të ndryshojnë praktikën gjyqësore", ka thënë Sadushi. / CNA.al
Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlli...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlli...
Shqiptarët që janë dënuar nga drejtësia britanike do t...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka komentuar dhe a...
Gjykata e Korçës ka caktuar masën “arrest me burg” për...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka zhvilluar një ba...
Kanë mbetur më pak se 48 orë nga nata e ndërrimit të v...
Një ditë më parë gjatë një operacioni të koduar “Resta...
Një ditë më parë gjatë një operacioni të koduar “Resta...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 695 mijë pens...
Frida Krifca, ministrja e Bujqësisë, e njohur për skan...
“Dashuria” e biznesmenit dhe pronarit të disa mediave ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka ironizuar ...
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka paralajmë...
Regjisori Hervin Çuli ka folur lidhur me formatin “Big...
Regjisori Hervin Çuli i është kundërpërgjigjur sot akt...
Një peshkaqen dhelpër ka përfunduar sot në rrjetat e p...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën në veri të K...
Ish-zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastru...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...