
“Dashuria” e biznesmenit dhe pronarit të disa mediave me gazetarin rilindas, Alfred Pezën, duket se ka marrë fund.
Hysenbelliu ka shkarkuar Alfred Pezën, i cili është drejtor te “Panorama”, gazeta që do të kthehet në televizion.
Arsyeja e “divorcit” të tyre ka qenë dalja në transmetim, për të cilën Alfred Peza ka kërkuar shtyrje.
Data e fundit ka qenë 16 dhjetori, kjo ka dështuar, është tentuar në fillim të janarit, sërish Peza ka kërkuar shtyrje dhe gjithçka midis biznesmenit që ka kërkuar afat sa më të shpejtë për të dalë në transmetim dhe gazetarit rilindas, ish deputetit dhe sekretarit të PS-së, miliarderit Alfred Peza, përfundimi është një ndarje.

Irfan Hysenbelliu prej disa kohësh ka filluar projektin e një televizioni të ri.
Mesa duket atij nuk i mjafton “News” 24 dhe gazeta “Panorama”, dy nga mediat më të mëdha në vend, të cilat shpesh i ushqeu dhe me paratë e inceneratorëve, por ka tentuar të bëjë një tjetër televizion.
U fol së fundmi se kishte patur oferta për shumë gazetarë, disa të ikur nga “Top Channel”, “Tv Klan” etj. Në qarqet mediatike u përfol se në “Panorama Tv” do të shkonte edhe Arian Çani. Është investuar gjithashtu edhe për dy studio të mëdha televizive, por gjithçka duket se nuk ka përfunduar ashtu siç duhej.
Projekti nuk mund të thuhet se ka dështuar, pasi dikush tjetër do ta zëvendësojë Pezën, për të parë më tej kur do të dalë “Panorama Tv”, e cila do të ketë emrin e gazetës “Panorama”, duke ditur se tashmë tregu i medias së shkruar ka shkuar drejt thuajse falimentimit total.

Irfan Hysenbelliu kohët e fundit është përballur me problematika të mëdha me biznesete tij. Ai ka pasur përplasje të forta me Qeverinë. Një hotel pa leje, “Prestige Resort” në Golem të Durrësit u shemb, nga ana tjetër, Drejtoritë e Tatimeve dhe të Doganave e kanë dërguar në Prokurori për evazion fiskal për birra “Korçën”, birra “Tiranën” dhe të tjera aktivitete të bizneseve të tij.
Në fakt, Hysenbelliu është një nga biznesmenët që ka shfrytëzuar më së shumti ambientet shtetërore për bizneset e tij, siç është rasti i “News 24” dhe “Panorama Tv” që ai e ka vendosur tek ish-Uzina Traktori, por edhe Universiteti “Luarasi”, i cili është në pronësi të Hysenbelliut dhe zhvillon aktivitetin e tij në një godinë publike, me një qira simbolike, tek ish-godina e shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë.
Tashmë, pas largimit të Pezës pritet kush do të jetë zëvendësuesi që do të marrë frenat për të dërguar më tej projektin e “Panorama TV”-së, apo thjeshtë dhe vetëm ka një tërheqje të tij për shkak të problematikave që ka pasur me bizneset apo shtetin kohët e fundit./ CNA.al
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka ironizuar ...
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka paralajmë...
Regjisori Hervin Çuli ka folur lidhur me formatin “Big...
Regjisori Hervin Çuli i është kundërpërgjigjur sot akt...
Një peshkaqen dhelpër ka përfunduar sot në rrjetat e p...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën në veri të K...
Ish-zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastru...
Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se qeveria po mbyl...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar pas ...
Deputeti demokrat Luan Baçi ka reaguar pas ngjarjes në...
Një protestë qytetare është mbajtur mesditën e kësaj të en...
Pas njoftmit të policisë për arrestimin e Erisa Feros, 28-...
Deputetët e Lulzim Bashës janë përfshirë në një skanda...
Apeli i Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizu...
Bashkia e Lushnjës ka reaguar pas lajmit për vdekjen e 48-...
Serat e kanabisit të Beratit do të hetohen nga SPAK-u, pas...
Ujësjellësi i Shkodrës ka reaguar pas lajmeve që qarkullua...
Gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka, do të përballet me G...
Afera e inceneratorëve, vazhdon të jetë një nga ngjarj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...