
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm aksionin për çlirimin e bregdetit nga ndërtimet pa leje në "Prestige Resort" me pronar Irfan Hysenbelliun.
Bëhet fjalë për një hapësirë prej 4 mijë metrash katrorë rërë e det të kthyera në beton, siç ka raportuar më herët Ministria e Brendshme, pas akuzave të Hysenbelliut se aksioni është hakmarrje për shkak të linjës editoriale.
“Ndërhyrja për rikthimin e rreth 4 mijë metrave katrorë rërë e det të kthyera në beton, përpara resorti ku një pjesë e zhvillimeve edhe në brendësi të zonës së pishave janë ndërtime të paligjshme për qëllime fitimi, është trajtuar nga mediat e zotit Irfan Hysenbelliu si sulm ndaj linjës editoriale të tyre.
Nuk është hera e parë që mediat 'News24', 'BalkanWeb, dhe 'Panorama' synojnë të mbulojnë problemet e pronarit të tyre me ligjin, duke marrë rolin e viktimës së lirisë së shtypit. Edhe më keq se kaq, këto media e kanë bërë mesa duket rrugë përdorimin e shantazhit, shpifjes dhe denigrimit ndaj autoriteteve shtetërore, sa herë zoti Irfan Hysenbelliu ka rënë në rrjetën e kontrolleve ligjore. Pre e kësaj mënyre të ulët të keqpërdorimit të mediave si imunitet ndaj ligjit të pronarit, kanë rënë kohët e fundit drejtori i tatimeve dhe më pas drejtori i doganave”, thuhet në një reagim të mëhershem të Ministrisë së Brendshme.
Edhe në aksionin që ka rinisur Hysenbelliu dhe opozita vijojnë ta cilësojnë si hakmarrje dhe pa paralajmërim.
Në fakt, aksioni derisa ka qenë i lënë përgjysmë ka qenë edhe i paralajmëruar.
Hysenbelliu pretendon se ka leje ndërtimi. Kujtojmë se me 2 shtator, Ministria e Brendshme ishte e qartë kur tha se nuk kishte leje ndërtimi dhe se po manipulon opinionin publik me një dokument me firmën e kryeministrit.
“Pretendimi i mediave të zotit Irfan Hysenbelliu se ndërhyrja e sotme e IKMT është e paligjshme pasi resorti paska leje të miratuar është një tjetër manipulim i opinionit publik.
Dokumenti i nxjerrë në mediat në fjalë me firmën e kryeministrit Edi Rama si kryetar i KKT provon të kundërtën e pretendimit.


Leja është një leje me kusht, ku thuhet qartësisht se dokumenti i lejes së ndërtimit do të jepet vetëm pasi t? plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse.
Asnjëri nga kushtet nuk është plotësuar dhe sot zoti Irfan Hysenbelliu i detyrohet shtetit dhe qytetarëve kthimin e sipërfaqeve të zaptuara si edhe borxhin financiar nga mospagimi i taksave”, thuhet në reagim.

Ndërkohë që një ditë më parë mediat e Hysenbelliut kanë nisur një sulm të fortë kërcënues ndaj kreut të IKMT-së Fatmir Metaj.
Gjithashtu sulm dhe shantazh kanë ushtruar edhe ndaj Gjykatës Administrative në Durrës.
Skandali u dha "live" në "News 24", kur ushtrohej presion dhe shantazh me kamera, me ulërima dhe të bërtitura ndaj sekretares së gjykatës./CNA.al
Shumica e shqiptarëve mendojnë që vendimi i qeverisë p...
Një vaj i madh ka plasur mbrëmjen e sotme në “Top Chan...
Kancelari Olaf Scholz do të marrë pjesë në samitin BE-...
Një tjetër deputete i është bashkuar vasalëve të Irfan...
Ditën e sotme është hapur për qarkullimin e automjetev...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje m...
Presidenti Bajram Begaj, vizitoi sot Selinë e Shenjtë ...
Shembja e ndërtimeve pa leje në "Prestige Resort" në pronë...
Ende policia nuk ka caktuar një vend për mbajtjen e protes...
Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për mbarëva...
Kreu i SPAK do të zgjidhet me 16 dhjetor. Sipas agjendës ...
Mohamed Alabbar, pronari i kompanive “Eagle Hills”, ka pre...
20 prokurorë janë përzgjedhur me short, sot nga KLP-ja për...
Lulzim Basha përfundimisht është në delir. Herë pas here s...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar n...
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në Gjykatën Admi...
Në datë 01.12.2022, Drejtoria Rajonale e A.M.P-së Tiranë k...
Irfan Hysenbelliu po ushtron shantazh të hapur ndaj Gjykat...
Kryeministri Edi Rama është shprehur se viti 2022 ka qenë ...
Irfan Hysenbelliu ka dërguar sot fizikisht avokatët në Gjy...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...