“I shari shan, i mençuri mendon”/ Rama ndan mesazhin e qytetarit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...

"Booking.com", është faqe ndërkombëtare nga e cila qytetarët nga e gjithë bota, mund të marrin informacione për destinacione turistike, udhëtimet, hotelet, të rezervojnë pa pagesë, por edhe të lënë përshtypjet mbi shërbimet e marra në vendet e frekuentuara.
Në bazë të kësaj, qytetarët që bëjnë rezervime, marrin shërbime nga "booking.com", u bëjnë vlerësimet e shërbimeve që marrin në raport me çmimin, pastërtinë, ushqimin, e shumë spektre të tjera.
Prej ditësh ka filluar një aksion i IKMT-së te ‘Prestige Resort’, i Irfan Hysenbelliut, për prishjen e pishinave, ndërtuar pa leje duke zaptuar pronën publike.
Një nga pretendimet kryesore të Irfanit, por dhe njerëzve të tij, është se po shkatërrohet imazhi i Shqipërisë për shkak të turistëve të huaj, do anuloheshin fluturimet, chartera, etj, a thua se po bëhej nami dhe në Shqipëri ishte vetëm "Prestige Resort".


Madje, media e Irfanit, tri ditë pas aksionit të IKMT-së, nxori lajmin se dy avionë charter me turistë, të cilët vinin nga Polonia dhe Çekia, njoftuan anulimin e fluturimeve të parashikuara në ditët e para të shtatorit.
Këto, fluturime do të sillnin në vendin tonë 350 turistë të huaj (gjysma e tyre kishin prenotuar në hotelin “Prestige Resort”), sipas medias së Irfanit, por për shkak të pamjeve të publikuara në mediat e huaja gjatë shembjeve te Prestige Resort ata kanë ndryshuar planin e tyre.
Në fakt, nëse do flisnim për imazhin e Shqipërisë, cilësinë e shërbimeve dhe kush e ka shkatërruar, nuk po komentojmë më gjatë, por mjafton t’i referohemi "booking.com", dhe se çfarë thonë vetë turistët.
Në "Booking.com", për "Prestige Resort & Aquapark", të Irfan Hysenbelliut, janë mbi 700 review nga turistët, shumica prej të cilëve duket se kanë pasur një eksperiencë negative.
Nga pastërtia, te zhurmat, pishina, ushqimi, parkimi dhe sjellja e personelit, duket se turistët e huaj kanë mjaft rezerva për "Prestige Resort & Aquapark", të Irfan Hysenbelliut.
Por le t'i marrim më radhë se çfarë thonë ata në "booking.com".
Nuk më pëlqen: Kafeja gjatë mëngjesit nuk është e mirë, gjysmën e kohës mungon qumështi, shumë plehra të krijuara për shkak të gotave plastike në vend të kupave të vërteta.
Në darkë kërkuam një koktej dhe kamarieri tha se nuk bëjnë kokteje. Stafi duhet të trajnohet më shumë në shërbimin ndaj klientit.
Unë e vizitova hotelin në mars. Mëngjesi ishte i varfër dhe nuk kishte shumë opsione ushqimi që kishin përfshirë në çmimin e dhomës.

Një gjë që nuk më pëlqeu shumë ishte cilësia dhe opsionet për mëngjes. Për një resort si ky, prisja diçka ndryshe dhe më të mirë se një hotel me 3 yje.
Nuk më pëlqeu mëngjesi. Nuk e dija se çfarë po haja. Asnjë nga mëngjeset nuk kishte etiketa, asnjë opsion për vegjetarianët apo veganët. Unë nuk ha mish derri, kështu që shumicën e mishrave nuk i kam prekur, siç thashë pa etiketa.
Mëngjesi ishte gjithashtu i cilësisë së dobët dhe shumë elementar. Mëngjesi nuk plotësonte standardin e hotelit dhe as pritshmërinë e pesë starteve.
Arsyeja pse po e them këtë është se kam qenë në shumë hotele me pesë yje me mëngjes me shumë opsione për mëngjesin tradicional (në varësi të vendit). Ky hotel është një hotel me 5 yje, kështu që unë do të prisja më shumë.
Çmimi është më i lartë se ai që ofron. Izolimi i zhurmës nuk ishte mjaft i mirë për një hotel kaq premium.
Stafi nuk ishte i dobishëm, ishin të pasjellshëm, kështu që përfunduam duke u larguar të uritur dhe shkuam diku tjetër.
Recepsionisti i trajton klientët sikur keni ardhur për bamirësi, jo për të paguar dhe përdorur një shërbim.
Kamarieri i darkës në restorant shante nëpër dhëmbë, porosinë e sillte me inat dhe plus kësaj që kurrë në sallë kur duheshe pasi rrinte në celular.

Përgjegjshmëria e stafit teknik apo moskujdesi ndaj klientëve, të cilët nuk reaguan për tri ditë në ankesën time për një derë ballkoni, e cila ishte me defekt dhe nuk mbyllej, ndaj na duhej ta linim hapur edhe gjatë gjumit të natës.
Pishina nuk u pastrua në 6 ditët që ishim atje - shumë flokë dhe rërë atje.
Hoteli na informoi se do të ketë fishekzjarre në orën 12 të mëngjesit, por fishekzjarrët janë lëshuar në orën 4 të mëngjesit, kështu që mund ta imagjinoni duke fjetur se sa të frikësuar ishim, duke pyetur se çfarë ndodhi në atë mëngjes herët.
Ky informacion duhet të jetë në "booking.com" dhe është mirë të bësh dasma, por jo pranë dhomave dhe fishekzjarrët nuk duhet të lejohen pas orës 23:00. Kishte shumë fëmijë, kështu që të zgjohesh me frikë në orën 4 të mëngjesit nuk mendoj se është ide e mirë.

Muzikë me zë të lartë gjatë gjithë ditës, megjithatë zona e plazhit ishte më e qetë. Do të ishte mirë të ulni volumin të paktën një orë përpara se pishina të mbyllej.
Nga dhomat e tjera dhe nga korridoret vinte shumë zhurmë. E dëgjoja qartë bisedën në dhomën ngjitur, gjithashtu çdo hap në korridor./CNA.al
Një denoncim për kryeministrin Edi Rama është bërë mbr...
Partia Demokratike, vijon të shtrojë pyetjet në lidhje me ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...
“Ardi Veliu është paguar 30 mijë euro nga Ervis Martinaj”....
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka lëshuar akuza ndaj Ministri...
CNA.al ka raportuar në vijimësi se si bregdeti shqiptar, ...
Derdhja e ujërave të zeza në det ndalohet specifikisht në ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, ka denoncuar b...
CNA.al ka zbardhur të tjera detaje nga kontrabanda me ...
CNA.al sot ka zbuluar nëpërmjet të dhënave zyrtare se,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denon...
Pas tragjedisë në Potam të Himarës, ku një oficer poli...
Katër ditë më parë, në datën 18 gusht firma “Shkëlqimi 07”...
Kryeqyteti vijon të betonizohet me kulla shumëkatëshe,...
PD ka vijuar me pyetjet e përditshme për inceneratorët. S...
Nuk është rasti i parë kur faktet, të cilat nga verifikimi...
Lefter Gështenja është deputet i Partisë Demokratike, i fu...
PD-ja, nëpërmjet deputetit Belind Këlliçi, ka shtruar pyet...
“Civil Cons”, është kompania e themeluar në vitin 2018, më...
Një godinë në oborrin e Fakultetit të Histori-Filologjisë,...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...