Opozita “qan” për Irfanin/ Djali tij pushon në “Miami Beach”
Shembja e ndërtimeve pa leje në "Prestige Resort" në pronë...

Presidenti Bajram Begaj, vizitoi sot Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku së bashku me Zonjën e Parë, Armanda Begaj, u prit në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.
Presidenti e falënderoi Atin e Shenjtë për audiencën dhe duke iu referuar marrëdhënieve historike e shumë shekullore mes shqiptarëve dhe liderëve të tyre me Selinë e Shenjtë, shprehu mirënjohjen e thellë për gjithçka që Shteti i Vatikanit ka bërë për popullin shqiptar, sidomos pas ndryshimeve demokratike në vitet ’90.
Kreu i Shtetit vlerësoi vizitat e Papa Vojtilës në vitin 1993 dhe të Papa Françeskut në vitin 2014 si mesazhe të forta mbështetëse për shqiptarët, për historinë dhe sakrificat e tyre për liri, pavarësi e dinjitet.
Duke iu referuar vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, Begaj u shpreh se vlerësimet e Papës për bashkëjetesën dhe harmoninë ndërfetare në Shqipëri i bën krenarë të gjithë shqiptarët. Presidenti e siguroi Papa Françeskun, se shqiptarët ndjehen të vlerësuar dhe janë mirënjohës për vendimet e Papa Françeskut dhe të Selisë së Shenjtë për shenjtërimin e Nënë Terezës, lumturimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, emërimin e At Ernest Troshanit si Kardinal Nderi i Vatikanit, dhe së fundmi të emërimit të Imzot Arjan Dodajt si Kryeipeshkv i metropolit shqiptar të Tiranë-Durrësit.

Një vëmendje të veçantë në takimin me Atin e Shenjtë, Presidenti ia kushtoi Kosovës. Duke përshëndetur marrëdhëniet shumë të mira kanonike mes Selisë së Shenjtë dhe komunitetit katolik të Kosovës, Presidenti Begaj nënvizoi se “që nga dita e shpalljes së pavarësisë Kosova ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në drejtim të ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe të demokracisë".
Gjatë audiencës, bisedimet u përqëndruan edhe te zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe ndikimi i agresionit rus në Ukrainë për rajonin.
Presidenti Begaj e ftoi Atin e Shenjtë për një vizitë në Shqipëri, duke e siguruar se do të mirëpritej gjithmonë krahëhapur nga populli shqiptar.

Gjithashtu, Begaj zhvilloi një takim edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.
Presidenti Begaj e njohu gjithashtu Kardinalin Parolin me vokacionin dhe progresin e Shqipërisë në kuadër të integrimit evropian, angazhimet e saj në kuadër të forcimit të fqinjësisë së mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe kontributin si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023.
“Me gjithë progresin e bërë, paqja dhe siguria në rajon mbeten ende shumë të brishta, ndaj dhe arritja e një marrëveshje, ligjërisht të zbatueshme, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte kontributi më i mirë për paqen, stabilitetin dhe progresin e të gjithë rajonit”, deklaroi ndër të tjera Kreu i Shtetit teksa u ndal tek Kosova./ B.A. – CNA.al
Shembja e ndërtimeve pa leje në "Prestige Resort" në pronë...
Ende policia nuk ka caktuar një vend për mbajtjen e protes...
Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për mbarëva...
Kreu i SPAK do të zgjidhet me 16 dhjetor. Sipas agjendës ...
Mohamed Alabbar, pronari i kompanive “Eagle Hills”, ka pre...
20 prokurorë janë përzgjedhur me short, sot nga KLP-ja për...
Lulzim Basha përfundimisht është në delir. Herë pas here s...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar n...
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në Gjykatën Admi...
Në datë 01.12.2022, Drejtoria Rajonale e A.M.P-së Tiranë k...
Irfan Hysenbelliu po ushtron shantazh të hapur ndaj Gjykat...
Kryeministri Edi Rama është shprehur se viti 2022 ka qenë ...
Irfan Hysenbelliu ka dërguar sot fizikisht avokatët në Gjy...
Armela Krasniqi është zgjedhur si zëvëndëspresidente e Rrj...
Pajisja e drejtuesve të automjeteve, me certifikata false ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, është nisur për një...
IKMT ka rinisur sërish sot aksionin për çlirimin e bregdet...
“Institucionet e drejtësisë kanë dështuar plotësisht” të m...
Vasalët e Irfan Hysenbelliut janë mbledhur mbrëmjen e sotm...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka fol...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...