
Afera e inceneratorëve, vazhdon të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme korruptive, investigative dhe politike të vitit 2022.
I filluar shumë vite më parë si një raportim i një investimi që dikush e quajti aferë korruptive, dikush tjetër një skandal, pasi inceneratorët nuk ishin një zgjidhje e duhur për Shqipërinë e të tjera si këto.
Në vitin 2022, gjërat morën një kthesë të fortë, u ngrit një komision hetimor parlamentar dhe SPAK-u hetoi fort inceneratorët pas denoncimeve të bëra nga Nisma Thurje, Partia Demokratike dhe LSI-ja, në lidhje me inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit.
Habilaj takohet me Mirel Mërtirin që është në kërkim dhe njihet si truri i inceneratorëve.
CNA.al ka mësuar se Endrit Habilaj, pra ky personazh i lidhur fort me inceneratorët së fundmi ka udhëtuar dje në Vjenë.
Udhëtimi është bërë dje dhe pritet që Habilaj të kthehet sot.
CNA.al ka mësuar se Habilaj është takuar në Vjenë me Mirel Mërtirin.
CNA.al ditë pas dite ka zbuluar jo vetëm se kush ishin personat e përfshirë në aferën e inceneratorëve, si Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, kompanitë e tyre zinxhir dhe shumë persona të përfshirë dhe një ministër i arrestuar, Lefter Koka, që ndodhet në qeli apo edhe Alqi Bllako, sekretari i tij i përgjithshëm, apo edhe shumë zyrtarë të ndryshëm institucionesh që kishin firmosur për inceneratorët. Këto vetëm për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit.
Hetime ka edhe për inceneratorin e Tiranës, por ato janë ende në zhvillim.
Ndërkohë, i gjithë grupi i pronarëve apo i zbatuesve është shpallur në kërkim përfshirë këtu edhe administratorë si Ariola Kodra dhe Giuseppe Ciaffaglione, i cili figuron administrator dhe aksioner te landfilli i Tiranës, ku duhej të kishte incenerator, por që mungon.

CNA.al ka raportuar edhe mediat, të cilat i kemi quajtur bashkëpunëtore në këtë aferë korruptive që nga “Top Channel”, “Report”-i, “News 24”, FAX NEWS etj si mediat kryesore në vend e shumë portale.
Por ajo që binte në sy është një individ.
Endrit Habilaj, i cili ka hapur rreth pesë kompani dhe merrte para në mënyrë të vazhdueshme nga inceneratorët, të cilët i kemi treguar me fatura.

Pagesat janë bërë nga inceneratori i Tiranës, ndërkohë që Habilaj ishte në atë kohë gazetar në “Top Channel”, punonte në televizionin “Top News”, gazetar në gazetën “Shqip”, si dhe realizonte emisionin “Top Story”, ku ka bërë me dhjetëra e dhjetëra lajme, ku nënvizohej se sa të mirë ishin inceneratorët dhe çfarë investimi serioz ishte ky, megjithëse tashmë përfundoi në një aferë korruptive.
Me kompanitë “VOX TV”, “Infinit Communication”, dhe SH.Q.I.P, Endrit Habilaj ka marrë para në mënyrë të vazhdueshme nga pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Me anë të kompanisë “VOX TV”, Endrit Habilaj ka marrë 979 949 lekë të rinj.
Me kompaninë “Infinit Communication”, Endrit Habilaj, ku është ortak me Ornela Pangon, ka marrë 1 774 872 lekë të rinj, ndërsa me kompaninë tjetër, SH.Q.I.P, sipas faturave të siguruara nga CNA.al, kanë dhënë rreth 20 000 euro.
Në total për vitin 2021, Habilaj është paguar nga inceneratorët 2 847 079 lekë.
CNA.al ka mësuar se Habilaj është takuar në Vjenë me Mirel Mërtirin.

Gjithashtu në Vjenë ndodhet edhe Stela Gugallja, bashkëjetuesja e Mirelit dhe fëmijët e tyre të regjistruar në kolegj. Gogallja është shpallur në kërkim nga SPAK-u për inceneratorin e Elbasanit, i cili quhet një aferë korruptive nga SPAK-u, një grup në bashkëpunim që siç e përmendëm më lart janë përfshirë edhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptarë, ku Mërtiri përmendet si "truri".
Tashmë Habilaj i paguar dje, por edhe sot nga inceneratorët, duket qartë se është një nga njerëzit kryesorë, bashkëpunëtor dhe çelësi mediatik dhe propagandues i kompanive të inceneratorëve. Endrit Habilaj është zëdhënësi zyrtar i tyre, njeriu që ndërton strategjitë për propagandën e lajmeve, e cila bëhet jo thjesht dhe vetëm në një portal të tij hapur së fundmi, por edhe në televizione kombëtare apo portale të tjera anonime, të cilat kryesisht përdoren për sulme dhe akuza duke mbrojtur në mënyrë të drejtpërdrejtë aferën e inceneratorëve dhe duke tentuar që gjithçka gati të kalojë politike apo të përfundojë si një evazion fiskal.
CNA.al ka mësuar se Habilaj ndodhet në Vjenë ku u takua gjerë e gjatë me Mirel Mërtirin, i cili ndodhet në Vjenë me bashkëjetuesen e tij Stela Gugallja, ka kërkuar strehim politik.
Qartazi i gjithë skenari i javëve të fundit i bërë në “Top Channel” dhe në disa media të tjera ka pasur një qëllim, garantimin e Mirel Mërtirit dhe strehimin e tij politik në Vjenë, më pas jeta vazhdon e qetë.
Beteja ka qenë e qartë, luftë ndaj drejtësisë për të hequr prokurorët për të zbutur akuzat dhe nga ana tjetër përballje frontale për të bërë të mundur sigurimin e një strehimi politik në Vjenë.
Tashmë nuk ka më kuriozitete, s’ka më të panjohura thjesht dhe vetëm pritet kthimi i Endrit Habilajt dhe më pas të shohim se çfarë lajmesh do të fabrikohen, do të prodhohen dhe do të dëgjojmë në ditët në vijim të dirigjuara nga orkestra simfonike e Mirel Mërtirit me qendër të fshehtë në Vjenë, por që simfonia i luhet në Tiranë.
SPAK tashmë ka në dorë të tjera prova të forta për lidhjet korruptive të medias dhe gazetarëve me bandën e inceneratorëve./ CNA.al
Gazetari Rezear Xhaxhiu është shprehur se në Paris ekzisto...
Interneti dhe teknologjia e informacionit, gjithnjë e më s...
Një 58-vjeçare nga fshati Çinar në Lushnjë ka ndërruar jet...
Konspiracionisti Alfred Cako nuk ka lënë pa komentuar as r...
Banka Credins prej më shumë se dy vitesh është transfo...
Ish-deputeti Kristo Goci ka bërë me dije se do të largohet...
Konspiracionisti Alfred Cako, i ka befasuar të gjithë ...
Konspiracionisti Alfred Cako thotë se bota po përballe...
Konspiracionisti Alfred Cako, ka deklaruar se bankierë...
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i Uni...
Gazetari Bardhi Sejdarasi ka reaguar ashpër ndaj emisi...
Zbardhen letrat që Svetlana Timofeeva, 33-vjeçarja rus...
Më 16 dhjetor, Tirana u trondit nga një atentat me arm...
Mjekët e familjes nuk kanë marrë shpërblimin e fundvit...
Ditën e sotme Partia Demokratike u mblodh në një drekë...
Jeta shpesh i detyron njerëzit që të bëjnë zgjedhjet e...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar me t...
Sot, demokratët kanë lënë pas "hatërmbetjet" dhe janë ...
Nuk mund të ndodhte ndryshe, ishte e pritshme. CNA.al pak...
E kur më shumë se në ditë pushimesh dimërore, kur ndër...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...