
Inceneratorët, afera më e madhe korruptive që ndodhet në duart e drejtësisë, janë faktuar tashmë se i kanë shtrirë duart edhe në media.
Edhe në këtë kohë kur pronarët e inceneratorëve janë në kërkim, vijojnë pagesat në media si " Top Channel" dhe "Vox News".
CNA.al më herët ka nxjerrë faturat se si mediat në fjalë janë paguar nga inceneratorët.
Mediat të cilat marrin pagesa nga inceneratorët bëjnë edhe të njëjtat kronika.


Duket qartazi se kronikat e "Top Channel"-it janë në sintoni të njëjtë me ato të "Vox News"-it.


Fillimisht ka qenë kompania "VOX TV", me pronar Endrit Habilaj.

Sipas ekstraktit të QKB, kompania "Vox TV" ishte themeluar me datë 14.12.2020 dhe me zyra qëndrore në adresën Tiranë, Kashar, Mëzez, rruga 17 Nëntori, Godina nr. 20, në katin e pestë dhe rezulton në pronësi të Endrit Habilaj.
Kujtojmë se "Vox TV" me datë 24.02.2012 ka bërë ndryshim të emrit të subjektit, ku nga "Top News" është bërë "Vox TV".

Po nga ana tjetër në QKB është e regjistruar "Top News", ka qenë në emër të Vjollca Hoxhës e cila ia ka dhuruar me 9.11.2022 Lorela Hoxhës.
Dhe me 2.02. 2022 është regjistruar në QKB, portali “Vox News” që rezulton me pronar Erion Habilajn, që është emëruar në vend të Ledion Liços në krye të "Top News"-it.

Erion Habilaj është kushëriri i Endrit Habilajt, i cili me kompanitë sh.p.k. të ndryshme regjistuar në QKB me emra "Vox News", "Top News", gazeta "Shqip" online apo dhe emra të tjerë merrte para nga kompanitë e inceneratorëve.
CNA.al ka sjellë më herët në mënyrë ekskluzive faturat, me të cilat kompanitë e Habilajt janë paguar nga inceneratorët.
Me anë të kompanisë "VOX TV", Endrit Habilaj, ka marrë 979 949 lekë të reja, në pak muaj të vitit 2021.

Para nga inceneratorët nuk ka marrë vetëm kompania "VOX TV", e cila sot nuk ekziston më por edhe me dy kompani të tjerë.
Edhe nëpërmjet kompanisë “Infinit Communication”, Endrit Habilaj, ka qenë ortak me Ornela Pangon, ka marrë 1 774 872 lekë të reja, vetëm me 4 fatura.

Ndërsa me kompaninë tjetër, SH.Q.I.P, të kamufluar në emër të bashkëshortes Uarda Habilaj, që sipas faturave të siguruara nga CNA.al, inceneratorët kanë dhënë rreth 20 000 euro. Edhe kjo kompani është çregjistruar tashmë nga QKB.

Në total për vitin 2021, Habilaj është paguar nga inceneratorët 2 847 079 kekë.

Në vitin 2019, CNA.al ka raportuar se si Vjollca Hoxha u bë ortake me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Eva Blushin, nëpërmjet kompanisë “Em Capital Group”, e cila qe krijuar në Bullgari.
Më pas njerëzit e inceneratorëve blenë 51 për qind të aksioneve të brendit të "Lori Cafesë", "Valtelina Café".

Dhe pas tri vitesh ortakëri duke e përdorur “Top Channel” për propagandë ditë e natë për inceneratorët, siç raportohet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, pak kohë më parë i janë rikthyer aksionet Vjollca Hoxhës.

Hoxha, sipas një kontrate, ka marrë rreth 1.5 milionë euro me transfertë bankare, më pas 6 këste të tjera.
Vjollca Hoxha, bëri ortakëri me Mirelin dhe Klodin e inceneratorëve duke i dhënë 51 për qind të aksioneve të kompanisë dhe duke mbajtur vetë 49 për qind.
Këto fakte janë dhe rikthehen për të gjitha ata se "Top Channel" po bën opozitën. Por nuk është e vërtetë.
Nuk po bën opozitë, por po mbron interesat e tij biznesore me ortakët e inceneratorëve./CNA.al
Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve, As...
Avokati i 31-vjeçarit Gert Shehu, Ervis Lila, ka folur...
Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve, As...
Mediat pranë qeverisë ditët e fundit kanë filluar me n...
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me ...
“Top Channel” ka filluar të bëjë opozitë, të marrë rol...
GJKKO ka shpallur të pafajshme, deputeten e PD-së, Albana ...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, dhe përfaq...
Kryeministri Edi Rama ka folur në Forumin Ndërkombëtar të ...
Gert Bogdani, i cili humbi bindshëm në Primaret për Bashki...
Ambasada e SHBA-së në Shqipëri, sot në ditën ndërkombë...
Në orën 12:00 do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore për...
Makina me të cilën po udhëtonin ekipi i "Kallxo.com", p...
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës raporton për një sulm ...
Pastruesit në selinë e "Twitter"-it në San Francisko i kan...
Goditja e Sali Berishës në protestën e ditës që mbahej Sam...
Goditja ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, ka lënë pas vet...
Anëtari i Këshillit të Çështjeve Rinore për presidenti...
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentu...
Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur dyshime të forta në...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...