Detaje nga mbledhja e demokratëve/ Këshilli Kombëtar i PD-së zgjedh Kryesinë
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të konstituohet...
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të konstituohet...

Mediat pranë qeverisë ditët e fundit kanë filluar me një tezë të re, atë të evazionit fiskal tek afera e inceneratorëve. Pra nuk ka korrupsion, nuk ka një grup, që ka funksionuar për korrupsion, por thjesht dhe vetëm një evazion fiskal përmes faturave.
Në fakt kjo është si ajo loja e para shumë muajsh, kur ne si media publikonim dokumentet dhe “Top Channel”, “Reporti”, “News 24”, thoshin se sa mirë ishin inceneratorët dhe sa fitore e madhe do të ishte se do prodhohej energji prej tyre dhe do të zhdukeshin malet me plehra.
Në fakt malet me plehra janë edhe në Elbasan edhe në Fier. Inceneratorët nuk funksionojnë. Janë marrë më shumë se 50 milionë euro nga taksat e shqiptarëve dhe në skemë dalin këta persona: Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri.

Italianët Ernesto Granelli dhe Giuseppe Ciaffaglione, këta persona i ke në kompaninë në Elbasan, te kompania në Fier, te kompania në Tiranë që çojnë te rrënjët e saj në Holandë.
Pra grupi është ky. Personat dihen. I njëjti sekretar i Përgjithshëm ka qenë pjesë e këtij grupi, Alqi Bllako, ministër, i njëjti, Lefter Koka, sekretari i Përgjithshëm, Engjëll Agaçi, kryeministrin nuk ka nevojë ta përmendim, kryetarët e bashkive, Qazim Sejdini, Armando Subashi dhe Erion Veliaj, nuk janë të njëjtët, nuk janë pjesë e këtij grupi? Sepse inceneratorët këto bashki kanë, ashtu sikundër përfshihen edhe ata të qarkut të cilët kanë vënë firmën.

Por këto u përkisnin hetimeve ku ka shkelje ligjore dhe kur nuk ka. Është skandaloze ajo që po bëjnë mediat ditët e fundit. Nxjerrin një ekspert dhe thonë s’ka prova për korrupsion, por eksperti ka gjetur evazion fiskal dhe fatura të prera për evazion fiskal. Por pse i kanë prerë këto fatura për evazion fiskal? Ku kanë shkuar paratë e evazionit fiskal? Si kërkon ky ekspert dhe mediat e qeverisë ta gjejnë korrupsionin? Ta lënë në një llogari bankare dhe të shkojnë të kapin dhe të fusin në burg përgjegjësit? Patjetër që evazioni fiskal është bërë për korrupsion dhe SPAK-u duhet ta hetojë këtë.
Sipas të dhënave që ka CNA.al, janë tërhequr me qindra mijëra euro nga llogaritë bankare të kompanive të inceneratorëve. Përditë 50 mijë euro, për pagesat më pas nuk dihet gjurmët e tyre se ku kanë shkuar. Kujt i janë dhënë këto para? Para të nxjerra nga çanta. Nuk ka korrupsion, fare. Ka qindra mijëra euro të marra me çanta, ka miliona të tjera të paguara për mediat. Kompani që gjenden gjurmët, që kanë marrë lekë zyrtarët. Babai i Alqit punonte në kompaninë e inceneratorëve. Firma zinxhir, të lidhura me familjarët e tyre. Nuk ka korrupsion, jo! 14 vendime brenda një dite. Nuk ka korrupsion jo! Miliona euro që blenë televizionet që të thonë këto broçkullat e sotme, të nxjerrin perla se nuk ka korrupsion tek inceneratorët, por na qenka thjesht dhe vetëm evazion fiskal pasi teoria është se korrupsioni është, unë duhet t’i jap ty dhe atij duhet t’ia gjesh se po nuk ia gjete nuk ka korrupsion.
Kush tha se nuk janë gjetur. Aty janë kompanitë, aty janë gjurmët. Të kontrollojnë pak në Holandë si janë lëvizur, si kanë shkuar Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe kompanitë e tyre në Holandë. Kur janë kaq të pastër dhe të ndershëm këta pse fshihen, pse i ikin drejtësisë dhe nuk shkojnë atje të përballen me të? Të nxjerrin letrat, faktet dhe provat, por luajnë me strategjinë “çudia më e madhe tri ditë zgjat” dhe kërkojnë ta mbyllin.

Nga një aferë korruptive ta çojnë në një evazion fiksal, të dënojnë disa administratorë dhe ekonomistë dhe kokat e kësaj afere, njerëzit që kanë firmosur dhe kanë abuzuar me qindra miliona euro të vazhdojnë të lirë jetën e tyre, për të mos thënë që mund të shkojnë në gjykata ndërkombëtare për të kërkuar të drejtën e tyre dhe për të fituar dhe disa miliona euro të tjera nga shteti shqiptar.
Kjo që po bëjnë mediat është më kriminale sesa mbrojtja që u kanë bërë dje kompanive të inceneratorëve. Sot por përpiqen t’i shfajësojnë nga akuzat përgjegjësit kryesorë të kësaj afere dhe t’i nxjerrin ata ose pa lagur fare ose të dënohen persona të nivelit të dytë ose të tretë që mesa duket është kjo dhe strategjia që po ndiqet nga SPAK-u. Por askush nuk do të mundë dot ta mbyllë kurrë këtë aferë. Jo se jemi ne të CNA-së, jo se mund të jetë ndonjë media tjetër që do të flasë për këtë çështje, aspak, por sepse ka aq shumë zullume atje brenda saqë mbyllet një dosje hapet një tjetër, mbyllet një dosje dhe hapet një tjetër dhe pafundësisht ka aq shumë materiale sa edhe prokurori më i paaftë dhe më i korruptuar do të lodhej së mbylluri dosjet dhe në një moment do të thoshte mjaft.

Sepse është e tillë është afera e inceneratorëve. Ku një grusht njerëzish duke menduar gjithëpushtetshmërinë e tyre, kanë luajtur kanë abuzuar dhe kanë vjedhur taksat e shqiptarëve të varfër, të cilët tani duhet të dëgjojnë edhe propagandën se nuk kemi korrupsion, por evazion fiskal. Këta nuk janë thjesht qesharakë, këta janë të neveritshëm, të pështirë dhe janë të zhytyr deri në fyt, në llum, në korrupsion, afera dhe janë të blerë dhe të shitur si mall në tregun çam./ CNA.al
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me ...
“Top Channel” ka filluar të bëjë opozitë, të marrë rol...
GJKKO ka shpallur të pafajshme, deputeten e PD-së, Albana ...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, dhe përfaq...
Kryeministri Edi Rama ka folur në Forumin Ndërkombëtar të ...
Gert Bogdani, i cili humbi bindshëm në Primaret për Bashki...
Ambasada e SHBA-së në Shqipëri, sot në ditën ndërkombë...
Në orën 12:00 do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore për...
Makina me të cilën po udhëtonin ekipi i "Kallxo.com", p...
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës raporton për një sulm ...
Pastruesit në selinë e "Twitter"-it në San Francisko i kan...
Goditja e Sali Berishës në protestën e ditës që mbahej Sam...
Goditja ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, ka lënë pas vet...
Anëtari i Këshillit të Çështjeve Rinore për presidenti...
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentu...
Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur dyshime të forta në...
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se ish-presidenti Ramiz ...
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka kome...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlli...
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se çfarë u gjet në ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...