Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Rrufe në qiell të hapur, ishin kronikat e "Top Channel", apo lajthitjet mediatike të llojit “qeverisë i kanë vënë 30 milionë euro gjobë hakerat”.
Ky është një nga lajmet që kryeministri e përgënjeshtroi dhe talli "Top Channel"-in, por ky nuk ishte fillimi, ishte rrufeja e parë, që pas disa javësh dhe muajsh do të sillte stuhinë e "Top Channel"-it mbi Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

Duhet t’i shohim të dyja palët, si janë sjellë me njëra-tjetrën. Çfarë ka bërë "Top Channel", këto 9 vite të pushtetit të Edi Ramës? I ka mbajtur iso qeverisë.
Ka marrë para nëpërmjet skemave që kalonin nga xhepat e shqiptarëve te fituesit e koncensioneve dhe më pas në llogarinë e "Top Channel", që ky televizion kombëtar, t’u thoshte shqiptarëve “O sa të lumtur jetojmë ne në pishkash”.
"Top Channel" është përdorur si një mitraloz kundër gjyqtarëve të caktuar për interesat klienteliste, të një pjese të aksionerëve. Ka një konflikt gjyqësor, ende është e paqartë pronësia. Ka sulmuar biznesmenë, të cilët kanë thënë se kanë pasur gjobëvënie, për më tepër ka shkuar edhe ne prokurori.
"Top Channel" ka sulmuar bizneset dhe më pas janë fshirë kronikat dhe lajmet.
Sulme-tërheqje, mbushje llogarish, të cilat "Top Channel" i ka gjithnjë e më shumë bosh për shkak të kostove, të kësaj makinerie mediatike, por edhe shpenzimeve të çmendura të luksit të shfrenuar të disa prej aksionerëve.
Moral i "Top Channel" në të gjithë historinë e viteve të fundit është, merr para nga qeveria, nëpërmjet skemave mjaft të qarta siç janë inceneratorët, apo PPP-të e paguara nga xhepat e shqiptarëve të varfër, që kalojnë më pas në xhepat e kasionerëve të "Topit".
"Top Channel" nuk ka më shumë moral sesa konsumi politik i qeverisë këto 9 vite. "Top Channel" ka njollën e zezë të mbështetjes publike të aferës së inceneratorit.
Të mos harrojmë, kazani i plehrave të inceneratorëve, ziente në ekranin e "Top Channel" duke propaganduar investimin skandaloz dhe korruptiv në Elbasan, ku një kazan me naftë kërkon qindra mijëra euro të mbahet ndezur, inceneratorin e Fierit që ende nuk punon apo atë të Tiranës, ku thuhet se është vonuar leja e ndërtimit, ndërkohë që nga llogaritë e kompanisë koncensionare janë mbushur me para xhepat e "Top Channel" dhe aksionerëve të tij.
Për pjesën e sulmeve të kryeministrit Rama, apo reagimet e tij të ashpra ndaj "Topit", thjeshtë mund të thuhet se atij i ka shijuar dhe pëlqyer propaganda e "Topit" këto shumë vite.
Por ka një të drejtë, politika nuk ka moral, mund të luajë dhe të përdorë pikërisht me ata që s’kanë moral, ndaj beteja e tij me "Top Channel" është një barazim që do përfundojë me gojën e mbyllur të "Topit", që pas disa ditësh apo javësh do të na thotë “Sa të lumtur jetojmë në plehrat e Sharrës”.
Beteja pa moral e "Topit" do të mbarojë pa lavdi, është thjeshtë e përkohshme për një “shuk” me lekë./CNA.al
Rasti i dhunës së djeshmë në shtëpinë e të moshuarve në Pe...
Partia e Lirisë ka publikuar emrat e anëtarëve të kryesisë...
Ditën e djeshme një skandal i ndodhur në shtëpinë e të mos...
Gjykata e Apelit ka shtyrë vendimin për statutin e Partisë...
Policia e Tiranës ka sekuestruar sot 450 kilogram mish pul...
Policia kufitare ka kapur sot në kufirin greko-shqiptar, 3...
Tre janë kandidatët që kanë shprehur interes për të qenë n...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, do të ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar l...
Skandali me infermieren, Aurona Pelaj, që dhunon të moshua...
DEVOLE ME NJOLLË NË BIOGRAFI -Jam nga Sinja-Berat. Kam li...
Samiti për procesin e Berlinit ka nisur me fjalën e kancel...
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare drejt...
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, u ka bërë thirrje...
Të gjithë ata maturantë që nuk kanë pasur mundësi të plotë...
Tirana mirëpret sot Ministerialin BE-Ballkani Perëndimor p...
Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman, me dek...
Zbardhet deklarata shokuese e infermieres Aurona Pelaj...
Gazetari Ermal Mulosmani ka publikuar banesën e Shtëpi...
Thellohet skandali i dhunës ndaj të moshuarës në shtëp...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...