LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga shkolla me korespondencë në KLD/ Gjyqtari u shantazhua nga Vjollca Hoxha?

26 Dhjetor 2020, 10:17, Vetingu CNA
Nga shkolla me korespondencë në KLD/ Gjyqtari u shantazhua nga Vjollca

Çuditë e sistemit të drejtësisë nuk kanë fund! Vettingu ka nxjerrë në sipërfaqe skandale të ndryshme, të prodhuar nga gjyqtarë dhe prokurorë, gjë që ka vënë në dyshim profesionalizmin e tyre.

Gjyqtari i Faktit në Tiranë, Flamur Kapllani me një karrierë të gjatë në drejtësi, madje edhe si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, rezulton të ketë mbaruar studimet për juridik me korespondencë.

Përgjatë viteve 1993-1997 ai ka studiuar, juridik me korespondencë në Tiranë. Kapllani është vënë së fundmi nën hetim nga Komisioni i Vettingut, ku do të japë llogari për anën profesionale dhe për pasurinë. Emri i gjyqtarit Kapllani është mediatik më së shumti, pas çështjeve gjyqësore të Vjollca Hoxhës së Top Channel.
Kapllani ka hedhur poshtë tentativën e Vjollca Hoxhës për aksionet Top Channel dhe kjo e fundit ka reaguar me një padi ndaj tij në SPAK, padi e cila mund të konsiderohet edhe si shantazh.

SPAK-u e ka përcjellë çështjen në Prokurorinë e Durrësit që në shkurt të këtij viti, dhe ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur. Kujtojmë se Flamur Kapllani është i njëjti që ka vendosur më herët në favor të Vjollca Hoxhës, e cila e akuzon për shpërdorim të detyrës, pasi nuk vendosi pro saj.
Duke qenë se kanë nisur hetimet Vetting për gjyqtarin Kapllani, CNA.al, ka zbardhur pasurinë e tij.

Patundshmëri gjyqtari Kapllani deklaron vetëm një apartament në Tiranë me vlerë 5 070 000 lekë të blerë në vitin 2005. Ndërsa paluajtshmëri deklaron depozita bankare dhe kursime, që sipas tij burojnë nga paga e tij dhe e bashkëshortes notere.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Flamur Kapllani.
Viti 2003

Autoveturë Benz 190, dhuratë.
Depozitë bankare 50 000 lekë të reja.
Depozitë bankare 200 000 lekë të reja.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Mirditë, 600 482 lekë.
Dieta nga puna 102 200 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si përkthyese, 4 500 dollarë.

Viti 2004
Kontratë sipërmarrje për një ap në Tiranë, 5 070 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Mirditë, 979 338 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si përkthyese, 500 dollarë.

Viti 2005
Shitur automjeti 500 000 lekë.
Blerë Benz, 300 000 lekë.
Kontratë sipërmarrje për një ap në Tiranë, 5 070 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Mirditë, 767 232 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si asistent notere dhe përkthyese, 500 000 lekë.
Kredi për blerje ap 25 000 euro.

Viti 2006
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Mirditë, 935 937 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si asistent notere dhe përkthyese, 600 000 lekë.
Kredi për blerje ap 25 000 euro. Pa shlyer 22 384 euro.
Depozitë bankare e bashkëshortes 300 000 lekë.

Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Mirditë, 940 500 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si avokate, përkthyese dhe juriste e Drejtorisë së Sigurimeve Kukës, 550 000 lekë.
Kredi për blerje ap 25 000 euro. Pa shlyer 20 800 euro.
Depozitë bankare e bashkëshortes 350 000 lekë.

Viti 2008
Kursime 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kukës, 1 290 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si juriste e Drejtorisë së Sigurimeve Kukës, 525 450 lekë.
Kredi për blerje ap 25 000 euro. Pa shlyer 20 000 euro.

Viti 2009
Shitur Benzi 600 000 lekë.
Tërhequr depozita bankare e bashkëshortes, 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kukës, 1 400 150 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si juriste e Hipotekës, Kukës, 700 000 lekë.
Kredi për blerje ap 25 000 euro. Pa shlyer 11 500 euro.

Viti 2010
Blerë Ford Fiesta 150 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë dhe anëtar I KLD, 1 200 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes 550 000 lekë.
Kredi për blerje ap 25 000 euro. Pa shlyer 10 300 euro.
Depozitë bankare e bashkëshortes, 300 000 lekë.
Kursime të bashkëshortes, 200 000 lekë.

Viti 2011
Gjendje llogarie 86 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë dhe anëtar I KLD, 972 158 lekë dhe 86 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga AKKP, 655 004 lekë.
Kredi për blerje ap 25 000 euro. Pa shlyer 9 800 euro.

Viti 2012
Paga si Gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë 1 270 783 lekë.
Kompensim për shpenzime telefonike 120 000 lekë.
Shpërblime nga pjesëmarrja në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë 90 000 lekë.
Bashkëshortja zonja Ermira Kapllani paga dhe shpërblime pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave 491 249 lekë.
Bashkëshortja zonja Ermira Kapllani të ardhura si notere pranë Dhomës së Noterisë Tiranë në vlerën 280 425 lekë.
Bashkëshortja zonja Ermira Kapllani të ardhura nga shitja e automjetit në vlerën 100 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 11 876 euro për një kredi për blerje banese.
Detyrime të paguara në vlerën -1 626 euro për një kredi për blerje banese.

Viti 2013
Paga si Gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë 1 283 792 lekë.
Shpërblime nga pjesëmarrja në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë 135 000 lekë.
Bashkëshortja zonja Ermira Kapllani të ardhura si notere pranë Dhomës së Noterisë Tiranë në vlerën 1 507 293 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 11 272 euro për një kredi për blerje banese.
Detyrime të paguara në vlerën -1 400 euro për një kredi për blerje banese.

Viti 2014
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë dhe kompensim për shpenzime celulari, 1 307 746 lekë.
Të ardhura nga pjesëmarrja në mbledhjet e KLD-së, 112 200 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga si notere pranë Dhomës së Noterisë Tiranë, 2 000 034 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 8 384 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 422 354 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 087 049 lekë.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 410 778 lekë.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 544 468 lekë.
Kredi në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer, – 10 879 euro, për blerje banese.

Viti 2015
Gjendja e llogarive të subjektit deklarues, 148 96 lekë, 11 507 10 lekë dhe 412 276 65 lekë.
Gjendja e llogarive të bashkëshortes, 412 071 lekë dhe 3 358 927 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë 1 312 590 lekë.
Të ardhura nga pjesëmarrja në mbledhjet e KLD-së, 93 500 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga si notere pranë Dhomës së Noterisë Tiranë, 3 871 858 lekë.

Viti 2016
Gjendja e llogarive të subjektit deklarues, 148 08 lekë, 11 508 07 lekë dhe 972 925 65 lekë.
Gjendja e llogarive të bashkëshortes, 2 828 656 lekë, 412 223 91 lekë dhe 197 976 34 lekë.
Blerë automjet 6 000 euro.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë 1 299 745 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga si notere pranë Dhomës së Noterisë Tiranë, 3 047 279 lekë.

 Viti 2017
Gjendja e llogarive të subjektit deklarues, 149 18 lekë, 10 808 99 lekë dhe 1 295 792 lekë.
Gjendja e llogarive të bashkëshortes, 3 859 782 lekë, 412 375 75 lekë dhe 838 320 00 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë 1 303 231 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga si notere pranë Dhomës së Noterisë Tiranë, 4 376 785 lekë.
Gjendje llogarie e bashkëshortes në Gjermani, 8 640 euro.
Gjendje llogarie e bashkëshortes në Gjermani, pakësuar me 3 010 euro.

Viti 2018
Gjendja e llogarive të subjektit deklarues, 10 809 lekë dhe 1 889 836 34 lekë.
Gjendja e llogarive të bashkëshortes, 8 848 321 00 lekë, 412 553 75 lekë, 834 203 lekë dhe 59 804 11 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë 1 1 282 476 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga si notere pranë Dhomës së Noterisë Tiranë, 2 991 717 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga