Dha dorëheqjen para se të dilte në vetting/ KPA nxjerr nga sistemi i drejtësisë ish gjyqtarin e Apelit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë ne fuqi vendimin e KPK-...
Gjyqtarja e Korçës, Eglantina Mikani, nuk ka kaluar ende në procesin e Vettingut, ndonëse ka nisur rivlerësimi për gjyqtarët e rretheve.
Mikani nuk është emër i panjohur për opinionin publik, pasi në vitin 2014, doli në dritë se kishte humbur një dosje hetimi e inicuar ndaj saj.
Në Prill të vitit 2014, Ministria e Drejtësisë ka depozituar një kallëzim penal, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi mungesën e dokumetacionit lidhur me inspektimet për gjyqtaren Mikani dhe dy kolegë të tjerë të saj.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë i kishte dërguar pranë Ministrisë së Drejtësisë, me shkresat nr. 848, datë 20.03.2013, dhe nr. 161/1, datë 02.04.2013, kërkesat për vlerësimin e fillimit të procedimit disiplinor ndaj 3 gjyqtarëve, përfshirë dhe Mikanin.
?Nga ana e strukturave të Ministrisë së Drejtësisë, në vijim të trajtimit të këtyre materialeve, janë kryer veprimet përkatëse si njoftimi i gjyqtarëve, analiza e observacioneve të dërguara prej tyre, dhe në përfundim materialet i janë dërguar për vlerësim ish-Ministrit të Drejtësisë, nëpërmjet tre memove për secilin nga gjyqtarët. Nga verifikimi në protokollin e Ministrisë së Drejtësisë, rezulton e depozituar një nga 2 kopjet e secilës memo drejtuar ish-Ministrit të Drejtësisë.
Kopja e materialit e dërguar për vlerësim ish-Ministrit të Drejtësisë, nuk gjendet në protokoll dhe për pasojë ka penguar vazhdimin e ecurisë të këtyre procedimeve, për shkak të kalimit të afatit ligjor të parashikuar në nenin 34 të ligjit Nr.9877, datë 18.2.2008 ?Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë? i ndryshuar. Sipas këtij parashikimi, fillimi i procedimit mund të bëhet jo më vonë se 1 vit nga data e konstatimit të shkeljes nga organi që ka të drejtën për fillimin e këtij procedimi, por jo më vonë se 5 vjet nga data e kryerjes së shkeljes?, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë, dërguar mediave.
Në rastin e gjyqtares Eglantina Mikani ky afat ka filluar në dt 02.04.2013. Duke qenë se kopja e materialit drejtuar për vlerësim ish-Ministrit të Drejtësisë, nuk gjendej si pasojë ka dështuar procedimi disiplinor ndaj gjyqtares Mikani dhe të tjerëve, ndaj MD, kërkoi fillimin e çështjes penale dhe një hetim i plotë për individualizimin e përgjegjësisë penale.
Se çfarë ndodhi me këtë kallëzim Penal pasi u depozitua në Prokurorinë e Tiranës, nuk u mor vesh kurrë. Ndoshta procesi i Vettingut do të hedhë dritë, për të qartësuar dhe aspektin profesional të gjyqtares Mikani.
Sa i përket pasurisë, gjyqtarja Eglantina Mikani rezulton se jeton në shtëpi me qira dhe burimet e të ardhurave i ka nga pagat e saj dhe bizneset e bashkëshortit.
Gjyqtarja deklaron depozitat bankare milionëshe dhe një investim mbi 3 milion lekë në letrat me vlerë.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e gjyqtares Eglantina Mikani.
Viti 2003
Depozitë me afat 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Korçë, 61 658 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si pedagoge në Universitetin e Korçës, 36 000 lekë.
Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Korçë, 774 888 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si pedagoge në Universitetin e Korçës, 26 000 lekë.
Viti 2005
Nuk kuptohet deklarimi, per shkak se ehste keqshkruar.
Të ardhura të bashkëshortit 960 000 lekë.
Depozitë 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Korçë, 767 232 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si pedagoge në Universitetin e Korçës, 45 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit, 480 000 lekë dhe 360 000 lekë.
Kredi për biznes nga bashkëshorti, 500 000 lekë.
Viti 2006
Bashkëshorti ka në pronësi një pjesë kapitali 16 kompjutera në dy bizneset, me vlerë 960 000 lekë. 400 000 deklaron se janë garanaci bllokuar në Tiranë për biznes.
Depozita bankare, 400 000 lekë dhe 730 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Korçë, 799 992 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit, 300 000 lekë dhe 360 000 lekë.
Kredi për biznes nga bashkëshorti, 500 000 lekë. Vijon.
Viti 2007
400 000 lekë garanci bllokuar në Tiranë, janë paguar 200 000 lekë.
Gjendje kesh, 630 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Korçë, 599 992 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit, 259 200 lekë, 180 000 lekë dhe 200 000 lekë.
Kredi për biznes nga bashkëshorti, 500 000 lekë. Vijon.
Shpenzime për studimet, 100 000 lekë.
Shpenzime për qiranë e ap 180 000 lekë.
Viti 2008
Depozitë bankare 500 000 lekë.
Gjendje kesh 1 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Korçë, 480 000 lekë dhe raporti I lindjes, 228 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit, 291 000 lekë dhe 140 000 lekë.
Kredi për biznes nga bashkëshorti, 500 000 lekë. Vijon.
Shpenzime për qiranë e ap 180 000 lekë.
Viti 2009
Depozitë bankare 950 000 lekë.
Gjendje kesh 800 000 lekë.
Blerë Benz, 800 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Korçë, 989 970 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit, 295 200 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga një firmë private, 300 000 lekë.
Likuiduar 278 500 lekë (nuk kuptohet shkrimi).
Shlyer detyrimi I bashkëshortit, në vlerë 100 000 lekë, (nuk kuptohet shkrimi).
Kredi 400 000 lekë, (nuk kuptohet shkrimi).
Shlyer detyrimi për pagesë qiraje 180 000 lekë, (nuk kuptohet shkrimi).
Viti 2010
Depozitë bankare 1 000 000 lekë.
Depozitë bnakare 100 000 lekë.
Gjendje kesh, 950 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Korçë, 732 479 lekë.
Pjesa tjetër e deklaratës është e palexueshme.
Viti 2011
Depozitë bankare 1 150 000 lekë.
Depozitë bankare 100 000 lekë.
Gjendje kesh, 1 000 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Korçë, 509 115 lekë dhe raporti I lindjes, 233 573 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si epidemilog, 362 400 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga ortakëria në bzinesin Top Bast, ku zotëron 50 % të aksioneve, 300 000 lekë.
Kredi e marrë nga bashkëshorti 400 000 lekë. Pa shlyer 364 800 lekë.
Qira banese 180 000 lekë.
Viti 2012
Depozitë bankare 1 250 000 lekë.
Depozitë bankare 300 000 lekë.
Depozitë bankare 200 000 lekë.
Gjendje kesh, 1 200 000 lekë.
Të ardhura nga interesat e depozitave bankare, 85 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Korçë, 1 068 000.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si epidemilog, 366 022 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga ortakëria në bzinesin Top Bast, ku zotëron 50 % të aksioneve, 300 000 lekë.
Kredi e marrë nga bashkëshorti 400 000 lekë. Pa shlyer 209 620 lekë.
Qira banese 180 000 lekë.
Pagesë për studimet e bashkëshortit, 50 000 lekë.
Detyrim për siguracione, të kolaudimit të makinës, 40 000 lekë.,
Viti 2013
Depozitë bankare 1 350 000 lekë.
Depozitë bankare 300 000 lekë.
Depozitë bankare 600 000 lekë.
Gjendje kesh, 1 200 000 lekë.
Të ardhura nga interesat e depozitave bankare, 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Korçë, 1 029 287.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si epidemilog, 382 886 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga ortakëria në bzinesin Top Bast, ku zotëron 50 % të aksioneve, 300 000 lekë.
Kredi e marrë nga bashkëshorti 400 000 lekë. Pa shlyer 95 000 lekë.
Qira banese 180 000 lekë.
Pagesë për studimet e bashkëshortit, 50 000 lekë.
Detyrim për siguracione, të kolaudimit të makinës, 30 000 lekë.
Viti 2014
Depozitë bankare 1 500 000 lekë.
Depozitë bankare 400 000 lekë.
Depozitë bankare 700 000 lekë.
Gjendje kesh, 2 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Korçë, 1 268 135.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si epidemilog, 431 023 lekë.
Kredi e marrë nga bashkëshorti 400 000 lekë. Shlyer.
Qira banese 180 000 lekë.
Viti 2015
Depozitë bankare 1 521 426 lekë.
Investime në letra me vlerë në emër të bashkëshortit, 3 000 000 lekë.
Gjendje kesh, 800 000 lekë.
Gjendje e llogarisë rrjedhëse të pagës së subjektit deklarues, 220 37 lekë.
Gjendje e llogarisë rrjedhëse të pagës së bashkëshortit, 459 77 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Korçë, 1 383 592.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si epidemilog, 425 404 lekë.
Qira banese 180 000 lekë.
Viti 2016
Gjendja e depozitës tek investimi I letrave me vlerë, 3 311 020 lekë.
Gjendje kesh, 1 100 000 lekë.
Gjendje e llogarisë rrjedhëse të pagës së subjektit deklarues, 38 15 lekë.
Gjendje e llogarisë rrjedhëse të pagës së bashkëshortit, 1 512 59 lekë.
1/3 e truallit me sip 102 50 m2 në Korçë, trashëguar nga bashkëshorti I subjektit deklarues.
1/12 e truallit me sip 103 20 m2 në Korçë, trashëguar nga bashkëshorti I subjektit deklarues.
Ap me qira në Korçe, 15 000 lekë në muaj.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Korçë, 1 424 107.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si epidemilog, 433 030 lekë.
Të ardhura të përfituara nga interesat bankare, 99 253 lekë.
Viti 2017
Depozitë bankare në emër të bashkiëshortit, 3 328 859 lekë.
Gjendje kesh, 1 120 000 lekë.
Gjendje e llogarisë rrjedhëse të pagës së subjektit deklarues, 401 159 67 lekë.
Gjendje e llogarisë rrjedhëse të pagës së bashkëshortit, 111 74 lekë.
Ap me qira në Korçe, 15 000 lekë në muaj.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Korçë, 1 380 738 97.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si epidemilog, 444 328 lekë.
Të ardhura të përfituara nga interesat bankare, 17 989 06 lekë.
Viti 2018
Depozitë bankare në emër të bashkëshortit, 3 350 014 lekë.
Depozitë bankare në emër të subjektit deklarues, 1 204 680 92 lekë.
Gjendje e llogarisë rrjedhëse të pagës së subjektit deklarues, 250 488 66 lekë.
Gjendje e llogarisë rrjedhëse të pagës së bashkëshortit, 312 04 lekë.
Gjendje kesh, 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Korçë, 1 415 807 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si epidemilog, 448 700 lekë.
Të ardhura të përfituara nga interesat bankare, 21 155 lekë.
Të ardhura të përfituara nga interesat bankare, të subjektit deklarues, 4 527 7 lekë.
Ap me qira në Korçe, 180 000 lekë./CNA.al
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë ne fuqi vendimin e KPK-...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi ven...
Në Qershor të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit...
Komisioni i Vettingut, shkalla e parë, në muajin Qershor të ...
Gjyqtari Dritan Hasani, i cili në Tetor të këtij viti është ...
Gjyqtari Arbër Çela prej rreth 6 muajsh i është nënështruar ...
Ish-gjyqtari dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK ...
Ibrahim Hoxha i cili ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në G...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë F...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin për shkarki...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar vendimin e Komisioni...
Për herë të dytë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzon vendim...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED, i ka dërguar Kuvendit...
Bashkëshortja e ish nënkryetarit të Komisionit Qëndor të Zgj...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë R...
Prokurori i Vlorës, Xhemal Saliaj, ende nuk ka kaluar në sit...
Prokurori i Vlorës, Hyrjet Lamaj po hetohet nga Vettingu, që...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për...
Vetëm në drejtësinë shqiptare ndodhin çudira. Në kohën që pr...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...