Konfirmohet në detyrë gjyqtarja Rilinda Selimi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë R...
Bashkëshortja e ish nënkryetarit të Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve, Denar Biba, pasi ka zvarritur hetimet e Komisionit të Pvararur të Kualifikimit, duke iu vënë dhe kushte, i ka paditur këta të fundit në Kolegjin e Posaçëm, të Apelimit.
Me vendim të KPK, Elona Kana është përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për 15 vite, por edhe pse e rehatuar nga Qeveria në një post publik, ajo nuk heq dorë nga sistemi i drejtësisë.
Me 21 Dhjetor 2020, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Ina Rama, kryesuese, Rezarta Schuetz, relatore dhe anëtarë, Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Natasha Mulaj, do të gjykojë ankimin e paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Elona Kana, kundër vendimit nr. 233, datë 03.02.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Dorëheqja e dyshimtë
Elona Kana e cila ka mbajtur pozicionin e këshilltares ligjore në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që po hetohej nga Vettingu ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor edhe nga funksionin që mbante por edhe nga ndjekja e studimeve në Shkollën e Magjistraturës. Arsyeja e dorëheqjes asnjëherë nuk është saktësuar.
KLGJ nuk e miratoi dorëheqjen e depozituar me pretendimin se ?në kushtet kur Elona Kana ka ndërprerë marrëdhënien juridike të punësimit si ndihmëse ligjore/këshilltare ligjore (jomagjistrate) në Gjykatën e Lartë në datën 1.10.2018, pra, përpara krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (datë 12.12.2018), si dhe kur për përfundimin e kësaj marrëdhënieje është shprehur organi publik që ka vijuar të ushtrojë kompetencat e organit të emërtesës për këtë kategori të punësuarish deri në krijimin e Këshillit, ky i fundit nuk ka detyrimin dhe as mund të shprehet për këtë çështje, tashmë ligjërisht të mbyllur.?
Ndërsa KPK, argumentoi se, viti i parë i shkollimit teorik dhe praktika apo stazhi në vitin e dytë të Shkollës së Magjistraturës janë veprimtari të kryera për shkak të statusit, ex officio si këshilltar ligjor, që Elona Kana gëzonte.
Por, pas dorëheqjes së Kanës nga Shkolla e Magjistraturës dhe për shkak se nuk gëzonte statusin e këshilltares ligjore të Gjykatës së Lartë, në një kohë që procesi i rivlerësimit nuk kishte përfunduar, KPK e ka vlerësuar si tërheqje nga detyra dhe heqje dorë nga procesi i vetingut.
Dorëheqja e Elona Kanës u komentua nga mediat si tentativë për ti shpëtuar hetimeve të Vettingut, pasi nuk justifikonte pasurinë.
Në këtë situatë, me 3 shkurt 2020, ku Kana nuk ishte e pranishme, KPK dha vendimin për përjashtimin nga drejtësia për 15 vitet e ardhshme. 10 ditë pas ndërprerjes me dorëheqje procesin e vetingut, Qeveria që ta emërojë Elona Kanën, në detyrën e anëtares së Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, për periudhën e mbetur të mandatit.
?Sulmi? ndaj komisioneres së Vettingut
Me datë 10 korrik 2019, KPK, ka përfunduar hetimin administrativ për subjektin e rivlerësimit Elona Kana dhe i ka njoftuar kësja të fundit barrën e provës. Më pas, trupi gjykues i përbërë, nga Suela Zhegu kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe anëtar Olsi Komici, ka pranuar një kërkesë të Kanas për shtyrjen e afatit me të paktën 20 ditë për sigurimin e provave dhe pas administrimit të tyre, caktuan seancën dëgjimore me datë 2 tetor 2019. Por, ish-këshilltarja e Gjykatës së Lartë, Elona Kana ka kërkuar gjatë seancës dëgjimore përjashtimin e relatores Xhensila Pine me pretendimin se ishte e propozuar nga PD dhe ishte e njëanshme, për shkak të qëndrimit të bashkëshortit të saj, Denar Biba në zgjedhjet e 30 qershorit.
Kana e lidhi ndikimin politik me funksionin e bashkëshortit të saj, pasi Denar Biba në atë kohë ishte nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu, Kana është shprehur se kishte ndjesi, se nuk ishin marrë parasysh provat dhe dokumentet e dorëzuara në lidhje me udhëtimet e punës si dhe të ardhurat e saj. Në këto rrethana pretendonte se nuk mund të vazhdonte gjykimi nëse më parë nuk ishte njohur me qëndrimin e KPK-së pas dorëzimit të provave dhe dokumenteve të reja, të cilat i duheshin për organizimin e një mbrojtjeje efektive. Por, KPK, vendosi ta shkarkonte, pavarësisht qëndrimit të saj dhe tashmë topi ka kaluar në fushën e KPA-së, e cila duhet të vendosë për fatin e të shpërblyerës së Qeverisë, në lidhje me aktivizimin e saj në sistemin e drejtësisë./CNA.al
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë R...
Prokurori i Vlorës, Xhemal Saliaj, ende nuk ka kaluar në sit...
Prokurori i Vlorës, Hyrjet Lamaj po hetohet nga Vettingu, që...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për...
Vetëm në drejtësinë shqiptare ndodhin çudira. Në kohën që pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë e...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë i...
Me datë 9 Dhjetor 2020, gjyqtari i Apelit të Vlorës, Sokol N...
Prokurori i Vlorës Aurel Zarka që është denoncuar më së shum...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që prej viti po heton pro...
Prokurorja Eranda Felaj, e cila ende nuk ka hyrë në procesin...
Prokurori i Vlorës Albert Kuliçi nuk i është nënshtruar ende...
Gjyqtarja Ina Hoxhaj, sapo ka hyrë në procesin e rivlerësimi...
Gjyqtarja Arta Llazari ka një karrierë 18 vjeçare në sistemi...
Me 15 .05 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka miratuar ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duket se do të ketë shum...
Vettingu pritet të nxjerrë jasht sistemit të drejtësisë edhe...
Gjyqtarja e Faktit në Tiranë, Teuta Hoxha, i është nënshtrua...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur procesin e rivle...
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë dre...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...