web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtësia e skandaleve/ Prokurori, shantazhon të “dyshuarin” në shtëpi

8 Dhjetor 2020, 11:37, Vetingu CNA

Prokurori i Vlorës Aurel Zarka që është denoncuar më së shumti në emisionet investigave.

Ai është denpncuar nga emisioni ?Fiks Fare?, në lidhje me një ryshfet 4 000 euro me të një sekseri avokat.

Zarka është denocuar më shumë se dy herë nga emisioni tjetë investigativ ?Stop?. Në Mars të 2018, ?Stop?, denoncoi me audio shatnazhin që prokurori ushtronte ndaj njën qytetari, për të cilin hetimet kishin nisur që kur prokurori Zarka bënte oficerin e Policisë Gjyqësore tek Krimet e Rënda.

E. Bojko publikisht ka denoncuar me zë dhe figurë, se prokurori Aurel Zarka, sëbashku me kushëririn e tij, e kanë shantazhuar vazhdimisht dhe i kanë shkuar pranë shtëpisë për ta takuar. Ai ka treguar se ka qenë ditë e diel, data 12.04.2015, ora 20:00, kur ata i kanë treguar rreth një çështjeje në hetim ku objektiv ishte Bojko, duke nxjerrë në këtë mënyrë sekretin hetimor.

Sipas denoncuesit E. Bojko, vetëm në Shqipëri ndodh që të vijë prokurori e të të bëjë shantazh në shtëpi.
Edhe në një rast tjetër që ka lidhje me kujdestarinë e një fëmijë, të transmetuar nga emisioni ?Stop?, ka dalë në dritë arrogance e prokurorit, që zyrën e shtetit e trajton si private.
Po në vitin 2018 prokurori Aurel Zarka është përplasur me një bzinesmen, i cili e ka sulmuar. Por, në këtë rast prokurori e ka paditur biznesmenin për shpifje.

Zarka e ka nisur karrierën si oficer I Policisë Gjyqësore, në vitet 2003-2004 dhe më pas është shkëputur nga sistemi idrejtësisë për t?u rikthyer në vitin 2012. Nuk dihet se me çfarë është marrë gjatë periudhës që ka qenë jashtë sistemit të drejtësisë, por rezulton me pasuri nga, Vlora, Fieri në Tiranë.

Në kohën që është rikthyer në systemin e drejtësisë ai deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 84 m2, në Vlorë, blerë në vitin 2007 me vlerë 29 400 euro. Gjithashtu ai deklaron një kontratë sipërmarrjeje në Tetor 2012, për të blerë një apartament me sipërfaqe 120 m2, me vlerë 84 000 euro.

Ai deklaron dhe një automjet tip Ford në emër të bashkëshortes, të blerë në vitin 2012 me vlerë 3 500 euro, të cilin e ka shitur për 4 000 euro në vitin 2014. Në emër të bashkëshortes ai deklaron dhe një dyqan me sipërfaqe 63 m2 blerë në vitin 2004 me të ardhurat e prindërve të saj emigracioni në vlerën 100 000 euro.

Në vitin 2018, prokurori deklaron se një apartament të ri banimi me sipërfaqe 83 m2, dhe garazh 23.5 m2, përfituar nga shkëmbimi me apartamenti 78 m2. Ndërkohë që në deklaratat e pasurisë nuk ka të deklaruar një apartament me sipërfaqe 78 m2. Pastaj si mund të bëhet shkëmbimi i dy pronave me një pronë.

Ndër të tjera prokurori deklaron dhe një llogari bankare që e shton nga viti në vit, që sipas tij është krijuara nga shitja e shtëisë dhe tokave në Fier dhe shitja e një shtëpie në Tiranë.

Më poshtë po sjellim deklaratat e pasurisë të prokurorit, Aurel Zarka.

Viti 2003

Tokë bujqësore 4 dynym në Fier me vlerë 5 milion lekë.
Shtëpi private në Fier, me vlerë 8 milion lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si OPGJ prokuror tek Krimet e Rënda, 43 700 lekë.

Viti 2004
Shtëpi private në Fier ku ka pjesë 1/3, e hipotekuar me vlerë 25 milion lekë.
Tokë Bujqësore 3 000 m2 me pjesë 1/3.
Depozitë bankare 1 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si OPGJ tek Krimet e Rënda, 705 252 lekë.
Honorare, 50 000 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare, 98 000 lekë.

Viti 2012 (Deklarata fillestare)
Ap banimi me sip 84 m2, në Vlorë, blerë në vitin 2007 me vlerë 29 400 euro.
Kontratë sipërmarrjeje në Tetor 2012, për të blerë një ap me sip 120 m2, me vlerë 84 000 euro. Paguar 79 000 euro.
Automjet tip Ford në vitin 2012 me vlerë 3 500 euro.
Dyqan me sip 63 m2 blerë në vitin 2004 në emër të bashkëshortes me të ardhurat e prindërve të saj dhe emigracioni në vlerën 100 000 euro.
Llogari bankare me vlerë, 7 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si OPGJ, në Prokurorinë e Tiranës, 630 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si financiere në Digitalb, 90 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes në kompaninë Boga, 750 euro.

Viti 2012 (Deklarata vjetore)
Ap banimi me sip 84 m2, në Vlorë, blerë në vitin 2007 me vlerë 29 400 euro.
Kontratë sipërmarrjeje në Tetor 2012, për të blerë një pa me sip 120 m2, me vlerë 84 000 euro. Paguar 79 000 euro.
Automjet tip Ford në vitin 2012 me vlerë 3 500 euro.
Dyqan me sip 63 m2 blerë në vitin 2004 në emër të bashkëshortes me të ardhurat e prindërve të saj dhe emigracioni në vlerën 100 000 euro.
Llogari bankare me vlerë, 7 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Prokurorinë e Vlorës, 401 361 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si financiere në Digitalb, 540 000 lekë.
Kredi 630 000 lekë.

Viti 2013
Ap banimi me sip 84 m2, në Vlorë, blerë në vitin 2007 me vlerë 29 400 euro.
Kontratë sipërmarrjeje në Tetor 2012, për të blerë një ap me sip 120 m2, me vlerë 84 000 euro. Paguar 79 000 euro.
Automjet tip Ford në vitin 2012 me vlerë 3 500 euro.
Dyqan me sip 63 m2 blerë në vitin 2004 në emër të bashkëshortes me të ardhurat e prindërve të saj dhe emigracioni në vlerën 100 000 euro.
Llogari bankare me vlerë, 8 175 000 lekë.
Automjeti BMV 320 D me vlerë 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Prokurorinë e Vlorës, 841 448 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si financiere në Digitalb, 850 000 lekë.
Kursime, 600 000 lekë.

Viti i 2014
Shitje e automjetit Ford blerë në vitin 2012 në emër të bashkëshortes, 4000 euro.
Llogari bankare krijuar krijuar nga shitja e tokave dhe në shtëpi në Fier si dhe një shtëpi në Tiranë, 8 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Prokurorinë e Vlorës, 1 043 568 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si financiere në Digitalb, 453 107 lekë.
Kursime, 400 000 lekë.

Viti 2015
Llogari bankare krijuar krijuar nga shitja e tokave dhe në shtëpi në Fier si dhe një shtëpi në Tiranë, 8 500 000 lekë.
Paguar ap me sip 120 m2, me vlerë 84 000 euro, blerë në Tetor 2012.
Automjeti BMV 320 D me vlerë 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Prokurorinë e Vlorës, 1 069 270 lekë.
Kursime, 100 000 lekë.

Viti 2016
Llogari bankare krijuar krijuar nga shitja e tokave dhe në shtëpi në Fier si dhe një shtëpi në Tiranë, 9 106 000 lekë.
Pakësim pasurie, 35 000 euro kthyer shtetasit Lulzim Elezi.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Prokurorinë e Vlorës, 1 055 016 lekë.
Kursime, 100 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia Tiranë, 39 309 lekë.

Viti 2017
Llogari bankare krijuar krijuar nga shitja e tokave dhe në shtëpi në Fier si dhe një shtëpi në Tiranë, 9 457 000 lekë.
Llogari bankare 286 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Prokurorinë e Vlorës, 1 026 347 lekë.
Bashkëshortja ka blerë Peugeot, 500 000 lekë.
Pakësuar llogaria e bashkëshortes me 400 000 lekë.
Depozitë bankare e bashkëshortes me të ardhura nga qiraja e dyqanit, 833 404 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia Tiranë, 722 936 lekë.

Viti 2018
Llogari bankare krijuar krijuar nga shitja e tokave dhe në shtëpi në Fier si dhe një shtëpi në Tiranë, 9 859 000 lekë.
Llogari bankare 476 428 lekë.
Ap banimi me sip 83 m2, dhe garazh 23.5 m2 nga shkëmbimi me ap 78 m2.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Prokurorinë e Vlorës, 1 110 401 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, 595 830 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia Tiranë, 379 790 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Autoriteti I Mbikqyrjes së Financave, 771 846 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga