web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga skandali i maternitetit tek horrori i Selenicës / Prokurori me patundshmëri në emër të babait

5 Dhjetor 2020, 14:38, Vetingu CNA

Me 15 .05 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka miratuar raportin për analizimin e aftësive profesionale për prokurorin Saimir Smaka.

Një kopje e raportit i është dërguar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili prej një viti ka nisur hetimet dhe një kopje i është dërguar Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili vëzhgon seancat dëgjimore. Smaka është i ri në karrierë dhe profesionin si gjyqtar e ka ushtruar në Vlorë, në një qytet ku nuk mungojnë problematikat.

Emri i Prokurorit Saimir Smaka është lakuar në vitin 2016 nga emisioni investigative ?Stop?, në lidhje me një skandal që kishte ndodhur në maternitetin e Vlorës.
Për shkak të mjekimit të gabuar një foshnjë kishte humbur jetën, mirëpo prokurori Saimir Smaka edhe pse kishte kërkuar riekspertim e kishte zvarritur çështjen.
Ekspertiza dhe riekspertiza ligjore, kishin treguar se humbja e foshnjes ka ardhur për shkak të mjekimit të pakujdesshëm, por prokurori Saimir Smaka e kishte mbajtur dosjen peng, pa e dërguar atë në gjykatë.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më tej me këtë çështje, por as ndaj prokurorit Smakaj, nuk është raportuar ndonjë masë.
Një tjetër çështje që Smakaj ka pasur në duar, është horror i Selenizë, ku Ritvan Zykaj vrau tetë familjarë të tij dhe tashmë po vuan dënimin me burg të përjetshëm.

Sa i përket pasurisë, burimet e të ardhurave, prokurori Smakaj i ka nga paga. Ptunashmëritë, tokë dhe ullishte dhe një banesë private prej 70 m2, i deklaron në emër të prindërve. Ndërsa rezulton të ketë marre minikredi për blerje automjeti apo për blerje të pajisjeve shtëpiake.

Për më tepër po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Saimir Smaka.

Viti 2013 (Deklarata fillestare)
Të ardhura nga shkolla e magjistraturës, 43 000 lekë.
Kredi si dorëzanës, 180 000 lekë.

Viti 2013 (Deklarata vjetore)
Të ardhura nga bursa e Magjistraturës, 391 500 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 41 000 lekë.

Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 1 069 369 lekë.

Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 1 035 991 lekë.
Llogari rrjedhëse, 1 060 000 lekë.
Kursime, 339 024 lekë.
Kredi për blerje automjeti, 312 000 lekë. Pa shlyer 259 948 lekë.
Kredi për blerje televizori 53 000 lekë. Pa shlyer 32 562 lekë.
Pasuri e patundshme, 1 840 m2 tokë, 880 m2 tokë dhe përfituar nga ligji 7 501, 3 900 m2 tokë, 1 080 m2 ullishte. Këto pronba janë të regjistruara në emër të prindërve të subjektit deklarues.

Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 1 412 130 lekë.
Llogari rrjedhëse, 1 000 080 33 lekë.
Kursime, 364 719 01 lekë.
Kredi 239 700 lekë. Pa shlyer 199 307 09 lekë.
Kredi, 237 000 lekë.
Overdraft 40 000 lekë.
Banesë private me sip 70 m2 në emër të babait.
Truall 100 m2 në emër të babait.

Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 1 115 497 lekë.
Llogari rrjedhëse, 1 000 165 lekë.
Kursime, 371 210 lekë.
Kredi 239 700 lekë. Pa shlyer 97 280 lekë.
Kredi, 237 000 lekë?.
Overdraft 40 000 lekë??

Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 1 173 039 lekë.
Llogari rrjedhëse, 1 000 260 083 lekë.
Kursime, 373 411 13 lekë.
Shitur automjeti 3 500 euro.
Kredi për blerje automjeti. Shlyer 300 000 lekë. Pa shlyer 244 838 84 lekë.
Kredi, 237 000 lekë?.
Overdraft 40 000 lekë??/CNA.al





Lajmet e fundit nga