Vjehrri i blen shtëpi mbi 50 mijë euro/ ‘Shpëton’ gjyqtari që u denoncua nga Saimir Tahiri
Vettingu pritet të nxjerrë jasht sistemit të drejtësisë edhe...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duket se do të ketë shumë me gjyqtaren e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Marjana Shegani (Dedi), si në aspektin profesional ashtu edhe në akspetin e pasurisë.
Kjo e fundit i është nënshtruar procesit të rivlerësimit me 16 dhjetor 2019. Gjyqtarja Shegani është shumë e lakuar nga media të cilat kanë hedhur dyshime në lidhje me profesionalizmin e saj, sigurisht duke e shoqëruar me raste konkrete. Shegani dyshohet se ka qenë e njëanshme një një padi civile ku përfshihet pronarja e Top Channel Vjollca Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm Ben Blushi.
Në Gjykatën e Tiranës është denoncuar se dyshja Hoxha-Blushi kanë listën e tyre të gjyqtarëve, të cilët i kanë në krah në çdo rast. Po risjellim në kujtesë një nga rastet, ku është përfshirë Top Channel dhe që ka qenë në duar të gjyqtares Marjana Shegani.
Shoqëria ?New Vision? ka kryer punime të ndryshme për Top Channel, por nuk është paguar nga Vjollca Hoxha. Bëhet fjalë për një detyrim rreth 500 mijë dollar. Çështja ka kaluar në Gjykatë tek lista e gjyqtarëve të Top Chanel, në duart e njërës prej tyre që është gjyqtarja Shegani. Emri i gjyqtares Shegani, rezulton i lidhur dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi.
Mediat kanë raportuar se në fund të Nëntorit 2018, gjyqtarja Shegani ka vendosur ?pezullimin e vendimit datë 22.07.2018, të Forumit të Partisë Politike ?Lista e barabartë? ku është vendosur, ndër të tjera, edhe ndryshimi i kryetarit të Partisë. Vendimi i Sheganit shkoi në favor të Blushit. Sa i përket pasurisë, rezulton se gjyqtarja Marjana Shegani posedon 4shtëpi në Tiranë, Pogradec, Golem dhe Kavajë.
Ajo deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 45.5 m2, me vlerë 2.6 million lekë, të cilin e ka shitur në vitin 2007, 27 000 euro, një tjetër apartament me sipërfaqe 113 m2, me vlerë 52 000 dollarë.
Në vitin 2008 ajo deklaron se ka lidhur një kontratë porosi për një apartament në Golem, por nuk e thotë supërfaqen dhe vlerën, ndërsa në vitin 2015 ka blerë një apartament me sipërfaqe 102.98 më në Pogradec me vlerë 35 000 euro.
Ndër vite gjyqtarja dhe bashkëshorti i saj kanë blerë e shitur makina të shtrenjta. Më e shtrenjta është një Audi A4, rreth 45 000 euro, blerë nga bashkëshorti i gjyqtares në vitin 2017.
Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Marjana Shegani, sipas të dhënave të depozituara në ILDKPKI.
Viti 2003
Ap banimi me sip 45.5 m2 me vlerë 2.6 milion lekë.
Ap me sip 113 m2, me vlerë 52 000 dollarë.
Autoveturë Ford, 0,25 milion lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare, 0,61 milion lekë.
Kredi për shtëpi, 52 000 dollarë.
Llogari bankare e bashkëshortit, 300 000 lekë.
Viti 2004
Automjet Benz, 6500 euro.
Kredi për shtëpi, 52 000 dollarë. Pa shlyer 51 019 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare, 76 207 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga ANTA, 1 913 456 lekë.
Viti 2005
Të ardhura nga mësimdhënia në shkollën e Magjistraturës, 82 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit,për shërbime jashtë vendit, 3 000 euro.
Kredi për shtëpi, 52 000 dollarë. Pa shlyer 43 326 dollarë.
Viti 2006
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare, 972 560 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga ANTA, 1 200 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit,për shërbime jashtë vendit, 2 000 euro.
Të ardhura nga mësimdhënia në shkollën e Magjistraturës, 68 944 lekë.
Kredi për shtëpi, 52 000 dollarë.
Viti 2007
Automjet Citroen, me vlerë 13 000 euro.
Automjet Ford Fiesta, 200 000 lekë.
Shitur ap me sip 45.5 m2 në Kavajë, me vlerë 27 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare, 837 084 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga ANTA, 2 159 695 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit,për shërbime jashtë vendit, 3 000 euro.
Të ardhura nga mësimdhënia në shkollën e Magjistraturës, 17 792 lekë.
Kredi për shtëpi, 52 000 dollarë.Vijon.
Viti 2008
Kontratë porosi për një ap në Golem. (nuk e thote sipërfaqen dhe vlerën).
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare, 853 143 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga ANTA, 2 159 695 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit,për shërbime jashtë vendit, 3 000 euro.
Kredi për shtëpi, 52 000 dollarë.Vijon.
Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare, 1 036 746 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga ANTA, 2 229 051 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit,për shërbime jashtë vendit, 3 000 euro.
Kredi për shtëpi, 52 000 dollarë.Vijon.
Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare, 1 020 490 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga ANTA, 3 746 123 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit,për shërbime jashtë vendit, 3 000 euro.
Kredi për shtëpi, 52 000 dollarë.Vijon.
Viti 2011
Kontratë shitblerje për një automjet Citroen C5 me vlerë 31 500 euro.
Automjet Benz Mercedez, 2 800 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare, 1 078 384 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga ANTA, 5 151 213 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit,për shërbime jashtë vendit, 3 000 euro.
Kredi për shtëpi, 52 000 dollarë.Vijon.
Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare, 1 090 393 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga ANTA, 5 605 682 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit,për shërbime jashtë vendit, 3 000 euro.
Kredi për shtëpi, 52 000 dollarë. Pa shlyer 26 629 82 dollarë.
Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare, 1 092 961 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga Albcontroll, 5 470 222 lekë.
Kredi për shtëpi, 52 000 dollarë. Pa shlyer 22 354 76 dollarë.
Viti 2014
Shitur Citroen JMK C2, 5 5500 euro.
Blerë Citroen DS3, 18 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare, 1 323 405 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga Albcontroll, 6 083 349 lekë.
Kredi për shtëpi, 52 000 dollarë. Pa shlyer 18 262 77 dollarë.
Viti 2015
Ap me sip 102.98 më në Pogradec me vlerë 35 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare, 1 361 781 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga Albcontroll, 4 919 128 lekë.
Kredi për shtëpi, 52 000 dollarë. Pa shlyer 13 244 70 dollarë.
Viti 2016
Gjendje kesh 11 000 euro.
Llogari bankare, 408 654 68 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare, 1 368 840 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga Albcontroll, 5 108 361 lekë.
Kredi për shtëpi, 52 000 dollarë. Pa shlyer 8 445 79 dollarë.
Llogari bankare të bashkëshortit 998 26 dollarë, 459 242 14 lekë dhe 103 514 60 lekë.
Viti 2017
Llogari rrjedhëse e subjektit deklarues, 77 841 68 lekë.
Pakësuar gjendja kesh me 11 000 euro për blerje makine.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare, 1 371 863 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga Albcontroll, 5 096 522 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge nga shkolla e Magjistraturës, 77 106 lekë.
Kredi për shtëpi, 52 000 dollarë. Pa shlyer 3 456 53 dollarë.
Llogari bankare të bashkëshortit 855 39 dollarë, 321 575 71 lekë dhe 95 287 23 lekë.
Llogari bankare e bashkëshorti, 421 49 euro.
Shitur automjeti Citroen C5 me vlerë 8 000 euro.
Bashkëshorti ka blerë Audi A4, për të cilin ka paguar 35 530 euro, ndërsa pa paguar 9 304 49 euro.
Viti 2018
Llogari rrjedhëse e subjektit deklarues, 489 723 69 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare, 1 337 379 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga Albcontroll, 5 081 998 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge nga shkolla e Magjistraturës, 165 604 lekë.
Kredi për shtëpi, 52 000 dollarë. Shlyer.
Llogari bankare të bashkëshortit, 287 937 69 lekë, 48 563 47 lekë dhe 40 euro.
Shlyer detyrimi 9 304 49 euro nga bashkëshorti për blerjen e makinës Audi A4.
Gjendje kesh e bashkëshortit 8 000 euro.
Bashkëshorti, kredi në shumën 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës Egi Shegani si jurist në Eurosig, 365 160 lekë./CNA.al
Vettingu pritet të nxjerrë jasht sistemit të drejtësisë edhe...
Gjyqtarja e Faktit në Tiranë, Teuta Hoxha, i është nënshtrua...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur procesin e rivle...
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë dre...
Prokurorët të cilët presion të kalojnë nën hetime të Vetting...
Denoncimet e qytetarëve për gjyqtarë dhe prokurorë të caktua...
Prokurori Kledian Llaho, është vënë në hetime-Vetting në mua...
Prokurori Maksim Sota ishte një nga kandidatët që konkuroi p...
Procesi e Vettingut edhe pse shumë i përfolur me dy standart...
Në Marsin e vitit 2016, Flora Çela u komandua në krye të Pro...
Prokurori Anton Pali e ka nisur karrierën në drejtësi si ofi...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë Me 15.05.2020, ka miratuar r...
Prokuroria e Elbasanit, më së shumti është përmendur për ska...
Prokurori Elion Mustafaj e ka nisur karrierën në drejtësi që...
Megjithëse Vettingu ka zbritur tek prokurorët e thjeshtë, pr...
Në 25 shtator 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë protokoll...
Në Dhjetor të vitit 2017, u raportua se nga Prokuroria e Elb...
Jo në pak raste, operacione policore të trumbetuara me bujë,...
Në vitin 2013 Prokurori i Përgjithshëm në atë kohë, Adriatik...
Në paranverën e vitit 2016, Prokurori i Përgjithshëm në atë ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...