Firmosi mandatin e kryebashkiakut të Ramës/ Si mbijetoi gjyqtarja e varfër në “Këshillin e milionerëve”
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur procesin e rivle...
Gjyqtarja e Faktit në Tiranë, Teuta Hoxha, i është nënshtruar hetimeve-Vetting që nga Nëntori i vitit të kaluar.
Mbi gjyqtarn Hoxha rëndojnë një sërë akuzash publike, por pavarësisht kësaj Këshilli i Lartë i Prokurorisë së katapultoi në Shkollën e Magjistraturës si pedagoge e brendshme.
Pra, një gjyqtare që ka qenë nën hetim që në vitin 2013 nga Prokuroria dhe që sërish në vitin 2020 ka përfunduar në SPAK, do të mësoje gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm. Ky është një skandal i firmosur nga KLP, gjatë këtij viti.
Akuzat për të cilat KLP ka mbyllur sytë dhe çon drejt degradimit Shkollën e Magjistraturës, do ti sjellim një nga një më poshtë, në mënyrë që komisionerët e Vettingut, të mos ndjekin e linjën e KLP-së.
Skandali me dosjen e Top Channel
Teuta Hoxha është gjyqtarja e famshme e gjyqit të aksioneve të Top Channel. Quhet e famshme, për arsyse se në pak sekonda, ka dhënë një vendim skandaloz, duke u shndërruar në avokate mbrojtëse të Vjollca Hoxhës, e cila ndryshe njihet si pronarja e Top Channel.
Vjollca Hoxha e cila bashkë me fëmijët e saj, ka 40 përqind të aksioneve, me 26 Janar 2016, kan paditur në Gjykatën e Tiranës, dy aksionerët e tjerë, A.S dhe A.B.
Në kërkesë-padi ajo kërkonte njohjen e pronësisë mbi 60 përqind të aksioneve që zotërohen nga A.S dhe A.B. Këta të fundit kanë reaguar, duke kërkuar duke kërkuar përjashtimin e gjyqtares Teuta Hoxha, e cila pezulloi gjykimin deri në një vendim për përjashtimin ose jo të saj.
Ndërsa pritej vendimi në fjalë, Gjykata e Tiranës zhvillon tre gjyqe për çështjen Top Channel, dhe pa praninë e palëve merren vendime kundër aksionerëve që zotëronin 60 përqind të aksioneve.
Skandali vijoi më tej, në 5 Shkurt 2016, kur u vendos për mospërjashtimin nga çështja të gjyqtares Teuta Hoxha, sërish pa paraninë e palëve.
Në këto rrethana gjyqtarja Teuta Hoxha, pa vënë në dijeni palën që ishte paditur nga Vjollca Hoxha merr vendimin për sigurimin e padisë duke caktuar si masë sigurimi bllokimin e çdo të drejte që rrjedh nga aksionet për dy aksionerët A.S. dhe A.B. Ndërkohë që vendimi i gjyqtares Hoxha u ankimua në Apel, në Prokurorinë e Tiranës, u kallëzua penalisht gjyqtarja.
Nuk dihet me çfarë kriteresh i vlerëson profesionalisht KLP, prokurorët, pasi po të kishte një vlerësim korrekt dhe ligjor, gjyqtarja sot duhej të jepte llogari para drejtësisë.
Teuta Hoxha denoncohet në SPAK
Në shtator të këtij viti, gjyqtarja Teuta Hoxha është kallëuar në SPAK.
Mediat kanë raportuar se shtetasi M.R. ka dorëzuar në SPAK, fakte që vërtetojnë veprimtarinë kriminale të kësaj gjyqtareje e cila favorizon palët në procese të ndryshme gjyqësore. E njëjta gjyqtare në vitin 2013 është paditur për shpërdorim detyre nga avokati Agron Bajri.
Task Forca në Prokurorinë e Tiranës i dorëzoi dosjen në ngarkim të gjyqtares në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila në atë kohë udhëhiqej nga Adriatik Llalla.
Madje ky i fundit e referoi për shkarkim në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, por në fakt asgjë nuk ndodhi.
Ndaj mbeten të errëta rrethanat se si gjyqtarja Teuta Hoxha u shpëtoi hetimeve dhe vijoi paligjshmëritë e saj në Gjykatën e Tiranës./CNA.al
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur procesin e rivle...
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë dre...
Prokurorët të cilët presion të kalojnë nën hetime të Vetting...
Denoncimet e qytetarëve për gjyqtarë dhe prokurorë të caktua...
Prokurori Kledian Llaho, është vënë në hetime-Vetting në mua...
Prokurori Maksim Sota ishte një nga kandidatët që konkuroi p...
Procesi e Vettingut edhe pse shumë i përfolur me dy standart...
Në Marsin e vitit 2016, Flora Çela u komandua në krye të Pro...
Prokurori Anton Pali e ka nisur karrierën në drejtësi si ofi...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë Me 15.05.2020, ka miratuar r...
Prokuroria e Elbasanit, më së shumti është përmendur për ska...
Prokurori Elion Mustafaj e ka nisur karrierën në drejtësi që...
Megjithëse Vettingu ka zbritur tek prokurorët e thjeshtë, pr...
Në 25 shtator 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë protokoll...
Në Dhjetor të vitit 2017, u raportua se nga Prokuroria e Elb...
Jo në pak raste, operacione policore të trumbetuara me bujë,...
Në vitin 2013 Prokurori i Përgjithshëm në atë kohë, Adriatik...
Në paranverën e vitit 2016, Prokurori i Përgjithshëm në atë ...
Sistemi i drejtësisë në vend vijon të jetë në kolaps. Pas Gj...
Është bërë procedurë standarde që gjyqtarë dhe prokurorë të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...