web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në panik nga rezultatet e hetimit?/ Prokurori ia “mbathi” nga Vettingu

25 Nëntor 2020, 11:16, Vetingu CNA

Është bërë procedurë standarde që gjyqtarë dhe prokurorë të japin dorëheqje për t?i shpëtuar Vettingut. Dhe pavarësisht se çfarë kanë bërë gjatë kohës që kanë qenë në sistemin e drejtësisë, ia hedhin pa iu hyrë “gjemb në këmbë”.

Një prej të dorëhequrve është edhe prokurori i Elbasanit Agim Dilka, i cili pasi u thërrit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, braktisi organin e akuzës. Dilka i kërkoi dorëheqjen nga detyra Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dy javë pas njoftimit të KPK për procesin e rivlerësimit.

?Subjektit të rivlerësimit, z. Agim Dilka, me komunikimin elektronik të datës 9.1.2020, i është komunikuar trupi gjykues, si dhe i është kërkuar të deklarojë ndonjë situatë të mundshme konflikti interesi me anëtarët e trupës. Subjekti i rivlerësimit, me shkresën e datës 27.1.2020 drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka kërkuar heqjen dorë nga funksioni i prokurorit, bazuar në germën ?a?, të pikës 1, të nenit 64, të ligjit nr. 96/2016, ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, i ndryshuar?, ka njoftuar KPK.

Pavarësisht se Dilka ka kërkuar dorëheqjen, KPK, sërish e ka pyetur nëse pranonte përballjen në seancë dëgjimore. Por, Dilka nuk ka pranuar, duke u justifikuar se Kushtetuta ia lejon dorëheqjen. Dilka nuk është i vetmi i dorëhequr pas njoftimit nga KPK, por gjithçka ka mbetur në këtë pikë dhe as nuk ka pasur ndonjë procedurë hetimore ndaj tyre. Dhe as KPK, nuk I bën të ditura gjetjet e Vettingut për këtë kategori.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e të tremburit nga Vettingu, Agim Dilka, kur rezulton se burimet e të ardhurave nga paga.
Patundshmëri ai deklaron një shtëpi banimi me vlerë 4 milion lekë dhe tokë bujqësore 2 000 m2. Ndërsa djali i tij Ermal Dilka, deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 59 63 m2 me vlerë 2 920 916 lekë. Ai thotë se për të blerë këtë pronë, ka marrë kredi bankare, 700 000 lekë, 1 500 000 dhuratë nga prindërit e bashkëshortes dhe shuma 728 797 tërhequr nga nëna e tij.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Agim Dilka.
Viti 2003
Shtëpi banimi me vlerë 4 milion lekë.
Tokë bujqësore 2 000 m2.
Një pjesë e deklaratës është e palexueshme.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 749 641 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 105 060 lekë.

Viti 2004
Ska deklaruar asgjë.

Viti 2005
Depozitë bankare 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 094 046 lekë.

Viti 2006
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 032 600 lekë.

Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 078 872 lekë.

Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 161 476 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 73 000 lekë.

Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 226 604 lekë.  Të ardhura nga interesat bankare, 123 200 lekë.

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 300 804 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 112 200 lekë, 46 000 lekë dhe 66 000 lekë.

Viti 2011
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 135 054 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 119 924 20 lekë, 47 372 lekë dhe 72 352 20 lekë.
Gjendje në shtëpi, 200 000 lekë.

Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 148 616 lekë.
Të ardhura nga paga ?., 87 500 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 80 172 lekë, 7 850 lekë dhe 72 352 lekë.
Tërheqje depozite bankare, 728 797 lekë.
Ap banimi me sip 59 63 m2 me vlerë 2 920 916 lekë, në emër të djalit Ermal Dilka. Blerë me kredi bankare, 700 000 lekë, 1 500 000 dhuratë nga prindërit e bashkëshortes dhe shuma 728 797 tërhequr nga subjekti deklarues.

Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 119 550 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 58 400 lekë, 31 200 lekë, 7 200 lekë dhe 20 000 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si administrator në një farmaci, 156 744 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes së djalit si farmaciste, 222 516 lekë.
Djali kredi bankare 800 000 lekë. Pa shlyer 698 560 lekë.

Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 357 077 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 31 200 lekë dhe 31 200 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, 69 195 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortes, 38 200 lekë, 30 000 lekë, 8 200 lekë dhe 300 000 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si drejtues Teknik në një farmaci, 136 500 lekë.

Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 362 233 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 332 84 lekë dhe 332 84 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, 168 888 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortes, 18 633 21 lekë dhe 18 633 21 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si drejtues Teknik në një farmaci, 264 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes së djalit si farmaciste, 264 000 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës, 348 000 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare të vajzës, 264 474 99 lekë, 38 246 lekë, 8 455 lekë dhe 29 791 lekë.

Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 347 496 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 167 72 lekë.
Gjendje kesh 300 000 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, 174 986 lekë.
Tërheqje nga depozita bankare e bashkëshortes, 498 800 lekë.
Të ardhura të djalit nga biznesi me bashkëshorten, 808 028 lekë.
Djali, gjendje kesh 500 000 lekë.
Djali, gjendje kesh 1 000 euro.
Djali ka hapur llogari bankare për vajzën, 38 180 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes së djalit, 179 111 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si drejtues Teknik në një farmaci, 164 000 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës, 333 324 lekë.

Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 469 528 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 83 65 lekë.
Gjendje kesh 300 000 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, 174 986 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortes, 8816.13 lekë.
Të ardhura të djalit nga biznesi me bashkëshorten, 1 065 355 lekë.
Djali, gjendje kesh 500 000 lekë.
Llogari rrjedhëse e djalit, 281 4 lekë.
Djali ka hapur llogari bankare për vajzën, 81 434 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes së djalit, 162 048 lekë dhe 108 632 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si drejtues Teknik në një farmaci, 201 792 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës si personel ndihmës në Universitetin e Elbasanit, 99 000 lekë.

Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 483 325 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 83 44 lekë.
Gjendje kesh 400 000 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, 181 766 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortes, 6328 82 lekë.
Djali ka blerë makinë, 2 600 euro.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortes, 8816.13 lekë.
Të ardhura të djalit nga biznesi me bashkëshorten, 1 350 304 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si drejtues Teknik në një farmaci, 234 432 lekë.
Llogari rrjedhëse e djalit, 392 573 03 lekë.
Djali ka hapur llogari bankare për vajzën, 68 500 lekë.
Djali ka hapur llogari bankare për vajzën, 3445.6 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes së djalit, 392 188 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës si personel ndihmës në Universitetin e Elbasanit, 439 991 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga