web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U denoncua për shkelje të ligjit/ Si e shtoi pasurinë gjyqtari Rexhep Karaj?

19 Nëntor 2020, 12:06, Vetingu CNA

Në vitin 2011 gjyqtari Rexhep Karaj, është denoncuar nga Prokuroria e rrethit të Matit për shkelje të ligjit.
Në atë kohë raportohet se Prokuroria në fjalë i kishte kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme që gjyqtari Karaj së bashku me një tjetër të dërgohen në Këshillin e Lartë të Drejtësisë për shkelje ligjore me dashje dhe shkeljen e Kodit të Etikës.

Sipas Prokurorisë së Burrelit, Rexhep Karaj ishte iniciatori i nxitjes së shtetasit H. Rami për të protestuar para godinës së Prokurorisë.
Sipas tyre, Rami është nxitur nga Karaj për të fajësuar Prokurorinë për të humbur vëmendjen nga fajtorët që e sorollatin atë prej 10 vitesh.
Nuk dihen nëse janë hapur për gjyqtarin Karaj në vitin 2011 dhe se çfarë ka ndodhur më tej.

Karaj përveçse në Burrel ka punuar si gjyqtar në Pukë dhe aktualisht punon në Kukës. Gjatë zbardhjes së deklaratave të pasurisë së tij, rezulton se gjyqtari Karaj është pjesë e listës oktapod që kanë zpatuar institucionet e shtetit. Bashkëshortja ga mësuese në shkollë tetë-vjeçarë ka kaluar në shkollë të mesme dhe më pas në Zyrën Arsimore Mat. Vajza rezulton e punësuar fillimisht tek Drejtoria e Tatim Taksave në Tiranë dhe më pas në Ministrinë e Financave. Edhe vajza tjetër nga një aktivitet privat në farmaci, ka përfunduar si lektore në Universitetin e Elbasanit,

Në lidhje me pasurinë ai deklaron një apartament banimi me siprfaqe 70 m2 i ndërtuar pas vitit 1990 me vlerë 1 300 000 lekë, shtëpi banimi me sipërfaqe 180 m2, në Gurrë të Madhe, trashëgimi nga babai si dhe tokë bujqësore me sipërfaqe 42 000 m2 nëë Gurrë të Madhe.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Rexhep Karaj.
Viti 2003
Ap banimi me sip 70 m2 i ndërtuar pas vitit 1990. Marrë nga EntiiI banesave si i pastrehë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 0,627 million lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 0,249 million lekë.
Pensioni i nënës, 0,029 million lekë.

Viti 2004
Shtëpi banimi me sip 70 m2, me vlerë 1 300 000 lekë.
Shtëpi banimi me sip 180 m2, në Gurrë të Madhe, trashëgimi nga babai.
Tokë bujqësore me sip 42 000 m2 nëë Gurrë të Madhe.
Bagëti, tre lopë, një viç, dy dele.
Depozitë bankare 950 000 lekë.
Gjendje kesh të nipit emigrant, 4 000 euro.
Bono privatizimi 200 000 lekë.
Gjendje kesh, 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 047 021 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 250 000 lekë.
Pensioni i nënës, 28 000 lekë.
Të ardhura nga pasuritë në fshat 300 000 lekë.

Viti 2005
Kesh, 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 138 899 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 250 000 lekë.

Viti 2006
Depozitë bankare, 600 000 lekë.
Kursime, 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 021 922 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 386 594 lekë.
Pensioni i nënës, 35 000 lekë.
Shlyer borxhin nipit, 4 000 euro.

Viti 2007
Blerë makinë Golf, 450 000 lekë.
Kursime, 150 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 896 026 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog, 76 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 533 207 lekë.
Pensioni i nënës, 60 000 lekë.

Viti 2008
Depozitë rrjedhëse, 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 918 634 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 490 000 lekë.
Pensioni i nënës, 50 000 lekë.

Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 120 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 560 350 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës, 500 000 lekë.
Pensioni i nënës, 67 000 lekë.
Të ardhura 600 000 lekë.

Viti 2010
Makinë, Benz me vlerë 5 500 euro.
Kesh, 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 239 103 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 550 000 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës, tek Drejtoria e Taksave në Tiranë, 500 000 lekë.
Pensioni i nënës, 65 000 lekë.

Viti 2011
Kursime, 1 000 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 244 295 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 462 528 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës, tek Drejtoria e Taksave në Tiranë, 528 000 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës tjetër si farmaciste, 480 000 lekë.

Viti 2012
Kursime, 1 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 237 469 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 640 366 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës, tek Drejtoria e Taksave në Tiranë, 528 000 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës tjetër si farmaciste, 480 000 lekë.

Viti 2013
Kursime, 1 300 000 lekë.
Blerë Fiat Punto për vajzën me vlerë 150 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 274 651 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 658 000 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës, tek Drejtoria e Taksave në Tiranë, 656 830 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës tjetër si farmaciste, 480 000 lekë.

Viti 2014
Shtesë në llogarinë rrjedhëse, 570 000 lekë.
Shtesë në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes, 40 000 lekë dhe 1 500 euro.
Gjendje kesh, 800 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 481 156 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si inspektore në zyrën arsimore Mat dhe nga organizat Save the Children, 573 493 lekë dhe 1 500 euro.
Të ardhura nga paga e vajzës, tek Drejtoria e Taksave në Tiranë 725 751 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës tjetër si farmaciste, 97 680 lekë.
Të ardhura nga shitja e Fiat Puntos, 200 000 lekë.

Viti 2015
Gjendje kesh, 1 700 000 lekë.
Makinë Ford Fiesta, 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 470 729 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si inspektore në zyrën arsimore Mat dhe nga organizat Save the Children, 526 164 lekë dhe 1 500 euro.
Të ardhura nga paga e vajzës, tek Drejtoria e Taksave në Tiranë 743 762 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës tjetër si farmaciste, 318 834 lekë.

Viti 2016
Gjendje kesh, 1 500 000 lekë.
Huadhënie për blerje ap, 50 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar në Burrel dhe Pukë 625 453 lekë dhe 1 002 591 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si inspektore në zyrën arsimore Mat dhe nga organizat Save the Children, 526 164 lekë dhe 300 euro.
Të ardhura nga paga e vajzës, tek Drejtoria e Taksave në Tiranë 736 598 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës tjetër si farmaciste, 318 834 lekë.
Të ardhura nga puna e djalit si avokat, 170 000 lekë.

Viti 2017
Huadhënie, 700 000 lekë.
Huadhënie, 900 000 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues dhe bashkëshortes, 432 958 lekë dhe 5 800 euro.
Gjendje kesh, 1 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar në Burrel dhe Pukë 1512 735 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si inspektore në zyrën arsimore Mat dhe nga organizat Save the Children, 541 319 lekë dhe 400 euro.
Të ardhura nga paga e vajzës, tek Drejtoria e Taksave në Tiranë dhe Ministria e Financave 820 539 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës tjetër në farmaci dhe nga një kompani sigurimesh, 531 530 lekë.
Të ardhura nga puna e djalit si avokat, 143 616 lekë.

Viti 2018
Gjendje në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues, bashkëshortes dhe fëmijëve 1 148 767 lekë dhe 19 644 euro.
Blerë makine tip Golf 5, djalit, 5 500 euro.
Shitur Ford Fiesta 1500 euro.
Gjendje kesh, 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar në Burrel dhe Kukës 1 503 532 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si inspektore në zyrën arsimore Mat dhe nga organizat Save the Children, 520 398 lekë dhe 300 euro.
Të ardhura nga paga e vajzës, tek Ministria e Financave 812 119 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës tjetër në farmacis, nga një kompani sigurimesh dhe si lektore në Universitetin e Elbasanit, 902 779 lekë.
Të ardhura nga puna e djalit si avokat, 281 000 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga