web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Agron Gjana e largoi nga drejtimi i prokurorisë/ Vëllai i ish Presidentit me Toyota 25 000 euro

15 Nëntor 2020, 11:02, Vetingu CNA

Për prokurorin e Durrësit, Sokol Nishani hetimet -Vetting kanë nisur në Qershor të këtij viti.

Nisshani e ka nisur karrierën si oficer i Policisë gjyqësorë pranë Prokurorisë së Durrësit, për tu emëruar më tej prokuror dhe zëvendës prokuror.

Mirëpo në vittin 2017, me një lëvizje nga kreu i Prokurorisë së Durrësit në atë kohë, Agron Gjana, Nishani e ka parë veten prokuror të thjeshtë.

Në media u raportua se Nishani ishte shkarkuar si numri dy i Prokurorisë së Durrësit, pas miratimit të strukturës së re nga Agron Gjana.

Në fakt, sipas ligjeve të reformës në drejtësi, nëpër Prokurori nuk do të ketë më zëvendësa me shumicë, siç ka ndodhur në të kaluarën.

Por, do të ketë një drejtues dhe një zëvendës-drejtues.

Emri i prokurorit Sokol Nishani shpeshherë është lakuar përbri emrit të të vëllait, ish Presidentit Bujar Nishani.

Sa i përket pasurisë të ardhurat e prokurorit Nishani burojnë nga paga e tij dhe nga paga e bashkëshortes fillimisht nga Gjykata e Durrësit, më pas nga Hipoteka dhe së fundmi nga ushtrimi i profesionit si notere.

Patundshmëri, të paktën në emrin e tij prokurori Nishani nuk deklaron fare, përvçse një shtëpie në emër të bashkëshortes si trashëgimi nga babai i saj.

Pasuria më e shtrenjtë që ai ka blerë, sipas deklaratave të pasurisë është një makinë Toyota 25 000 euro.

Bashkëshortja deklaron se ka marrë një kredi prej 30 000 euro, për të blerë një zyrë, ku ushtron aktivitetin e saj si notere.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Bujar Nishani.

Viti 2003

Të ardhura të subjektit deklarues si of I pol gjyqësore në Prokurorinë, Durrës, 35 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Gjykata e Durrësit, 10 500 lekë.

Viti 2004

Të ardhura të subjektit deklarues si of I pol gjyqësore në Prokurorinë, Durrës, 507 797 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Gjykata e Durrësit, 172 800 lekë.

Viti 2008 (Deklarata fillestare)

Automjet Benz Mercedez, 550 000 lekë.

Autoveturë Kia, 750 000 lekë.

Llogari rrjedhëse 1 000 000 lekë.

Llogari e pagës, 45 000 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes 50 000 lekë.

Viti 2008 (Deklarata vjetore)

Të ardhura të subjektit deklarues Prokurorinë, Durrës, 390 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si juriste në hipotekë, 250 000 lekë.

Viti 2009

Shitur automjet Kia, 5 000 euro.

Shitur automjet Benz Mercedez 5 000 euro.

Blerë toyota, 400 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues Prokurorinë, Durrës, 780 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si juriste në hipotekë, 660 000 lekë.

Viti 2010

Bashkëshortja, trashëgimi, një ap 3+1 me sip 146 m2.

Të ardhura të subjektit deklarues Prokurorinë, Durrës, 831 095 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si juriste në hipotekë, 733 000 lekë.

Viti 2011

Të ardhura të subjektit deklarues Prokurorinë, Durrës, 910 581 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si juriste në hipotekë, 670 700 lekë.

Viti 2012

Shitur automjetti Toyota, 1 400 000 lekë.

Blerë automjeti Toyota, 25 000 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues Prokurorinë, Durrës, 821 346 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 670 700 lekë.

Viti 2013

Blerë automjet Rover nga bashkëshortja, 1 200 euro.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere, 9 570 365 lekë. Shpenzimet 1 698 682 lekë. Fitimi 7 871 674 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues Prokurorinë, Durrës, 837 017 lekë.

Kredi, 30 000 euro.

Viti 2014

Të ardhura të subjektit deklarues Prokurorinë, Durrës, 1 094 602 lekë.

Gjendje në llogarinë e pagës 23 370 73 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere, 9 924 869 lekë. Shpenzimet 2 206 684 lekë. Fitimi 7 718 185 lekë.

Kredi, 30 000 euro. Vijon.

Viti 2015

Të ardhura të subjektit deklarues Prokurorinë, Durrës, 1 160 903 lekë.

Gjendje në llogarinë e pagës 803 11 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere, 11 516 761 lekë. Shpenzimet 2 738 222 lekë. Fitimi 7 457 875 lekë.

Kredi, 30 000 euro. Pa shlyer 24 304 88 euro.

Kredi në shumën 510 000 lekë. Pa shlyer 243 190 62 lekë.

Viti 2016

Të ardhura të subjektit deklarues Prokurorinë, Durrës, 1 273 552 lekë.

Kredi, 30 000 euro. Pa shlyer 20 326 64 lekë.

Kredi në shumën 510 000 lekë. Pa shlyer 147 821 euro.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere, 7 359 882 lekë.

Viti 2017

Kursime 500 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues Prokurorinë, Durrës, 1 155 924 lekë.

Kredi, 30 000 euro. Pa shlyer 18 580 54 euro.

Kredi në shumën 510 000 lekë. Pa shlyer 46 139 77 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere. Fitimi i ushtrimit 11 644 332 lekë. Fitimi neto, 9 897 682 lekë.

Llogari bankare e bashkëshortes, 1 000 euro.

Viti 2018

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere. Të ardhura 15 053 665 lekë. Shpenzime, 3 084 678 lekë. Fitimi neto, 10 318 968 lekë.

Kursime, 600 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues Prokurorinë, Durrës, 1 109 508 lekë.

Kredi, 30 000 euro. Pa shlyer 15 435 38 euro.

Kredi në shumën 510 000 lekë. Shlyer./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga