Abuzuan me fondet dhe skemën e ndihmës ekonomike/ Jepen masa sigurie për 6 zyrtarë
Prokuroria e Elbasanit ka vendosur masa sigurimi ndaj 6 fu...

Inteligjenca Artificiale po kalon me shpejtësi nga laboratorët e teknologjisë në administrata publike, bankat dhe bizneset. Nëse deri pak vite më parë diskutimi fokusohej te potenciali i saj, sot pyetja është si mund të përdoret për të rritur produktivitetin, për të ulur kostot dhe për ta bërë ekonominë më konkurruese.
Ky ishte mesazhi dominues në hapjen e edicionit të dytë të AI Business Summit II, organizuar nga Hellenic Business Association of Albania (HBAA), ku përfaqësues të qeverisë shqiptare, institucioneve greke dhe kompanisë Accenture diskutuan jo më mbi “premtimin” e Inteligjencës Artificiale, por mbi mënyrën se si ajo mund të integrohet në administratë, biznes dhe ekonomi.
Megjithatë, mes optimizmit për mundësitë që sjell AI, u shfaq edhe kontrasti se, ndërsa vizioni për transformimin dixhital është ambicioz, Shqipëria vazhdon të përballet me mungesë aftësish digjitale, produktivitet të ulët dhe një ekonomi të dominuar nga mikro-bizneset, faktorë që mund të ngadalësojnë adoptimin e teknologjisë.
Nga përdorues në krijues të teknologjisë
Presidenti i Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri, Denald George Tafani, tha se revolucioni i Inteligjencës Artificiale duhet të shihet si një mundësi zhvillimi dhe jo thjesht si një valë teknologjike që duhet ndjekur.
“Nuk po diskutojmë më nëse AI do të ndryshojë botën. Sot duhet të diskutojmë se si do ta përdorim atë në mënyrë korrekte për të krijuar më shumë vlerë për ekonominë, biznesin dhe shoqërinë tonë.”
Sipas tij, historia ekonomike është shënuar nga revolucione që kanë ndryshuar mënyrën e prodhimit dhe të punës.
“Historia ka treguar se çdo epokë është përcaktuar nga një revolucion, ai bujqësor, industrial dhe më pas ai digjital. Sot ne po jetojmë revolucionin e Inteligjencës Artificiale dhe sfida e brezit tonë është të jetë pjesë aktive e këtij transformimi.”
Por, sipas Tafanit, Shqipëria nuk duhet të kufizohet vetëm në konsumimin e teknologjive të zhvilluara nga vende të tjera.
“Shqipëria nuk duhet të jetë vetëm përdoruese e teknologjive që zhvillojnë të tjerët. Ne duhet të krijojmë, të inovojmë dhe të zbulojmë vetë.”
Për këtë, ai kërkoi më shumë partneritet mes biznesit, universiteteve dhe institucioneve publike, ndërsa përmendi edhe projektin grek Pharos AI Factory, i cili synon ta shndërrojë Greqinë në një qendër rajonale të Inteligjencës Artificiale dhe që, sipas tij, mund të krijojë mundësi edhe për Shqipërinë.
AI kërkon edhe rregulla
Në të njëjtën linjë, ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Lambrini Komini, tha se ndikimi i Inteligjencës Artificiale është aq i madh, sa tashmë mund të flitet për një periudhë “para” dhe “pas” zbatimit praktik të saj.
“Jetojmë në një botë të re, ku Inteligjenca Artificiale po sjell ndryshime konkrete në pothuajse çdo sektor të aktivitetit njerëzor.”
Megjithatë, sipas saj, zhvillimi i teknologjisë nuk mund të shkëputet nga dimensioni etik.
“Përveç eksplorimit të kufijve të rinj, është po aq e rëndësishme të vendosim edhe kufij. Përdorimi i AI-së duhet të shoqërohet me garanci dhe standarde etike.”
Komini solli si shembull krijimin në Greqi të Sekretariatit për Inteligjencën Artificiale dhe Qeverisjen e të Dhënave, si dhe investimet në Daedalus Supercomputer dhe Pharos AI Factory, ndërsa vlerësoi edhe përdorimin e AI në disa procese të administratës shqiptare.
Qeveria: Nuk diskutohet më nëse AI do ta ndryshojë ekonominë
Nga ana e qeverisë shqiptare, zëvendësministri i Ekonomisë Martin Kajo tha se diskutimi global ka kaluar tashmë fazën e teorisë.
“Nuk diskutohet më nëse AI do ta ndryshojë ekonominë, sepse kjo po ndodh tashmë. Pyetja është nëse Shqipëria dhe bizneset shqiptare do të jenë në anën e duhur të këtij ndryshimi.”
Sipas tij, vendet që po përfitojnë më shumë janë ato që po eksperimentojnë sot dhe jo ato që presin pjekjen e teknologjisë.
“Vendet që kanë përqafuar AI janë ato që eksperimentojnë më shpejt dhe ndërtojnë kapacitete tani, jo pas tri vitesh, kur mund të jetë tepër vonë.”
Kajo tha se Shqipëria ka kaluar nga ndërtimi i shtetit dixhital drejt asaj që ai e quajti “shteti inteligjent”, ku AI po integrohet në administratë përmes platformës Diella, ndërsa objektivi është zgjerimi i saj në analizën e dokumenteve, monitorimin e procedurave dhe proceset e prokurimit publik.
Edhe zëvendësministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Vilma Premti, tha se Inteligjenca Artificiale nuk është vetëm çështje teknologjie, por edhe e zhvillimit ekonomik.
“Duhet të kemi më pak frikë nga ky term dhe ta kuptojmë më shumë. Na duhen më shumë ura mes ideve, tregjeve dhe investimeve.”
Sipas saj, teknologjia nuk mund të ndërtojë e vetme një ekonomi moderne.
“Ajo ka nevojë për njerëz, besim dhe bashkëveprim mes bizneseve dhe institucioneve.”
Paradoksi shqiptar: Internet pothuajse universal, por aftësi digjitale ndër më të ulëtat në Europë
Nëse pjesa e parë e samitit u dominua nga vizioni politik, prezantimi i Accenture solli një panoramë më konkrete të ekonomisë shqiptare. Sipas kompanisë, Shqipëria ka krijuar bazat infrastrukturore për transformimin digjital. Rreth 97-99% e familjeve kanë akses në internet, ndër nivelet më të larta në Europë.
Por ky avantazh nuk përkthehet automatikisht në përdorim produktiv të teknologjisë.
Vetëm 23.8% e popullsisë zotëron aftësi bazë digjitale, niveli më i ulët në Europë. Në të njëjtën kohë, produktiviteti i punës mbetet rreth 42% e mesatares së Bashkimit Europian, ndërsa 85.9% e ndërmarrjeve shqiptare kanë vetëm 1 deri në 4 punonjës.
Sipas Accenture, pikërisht këta tre faktorë: mungesa e aftësive, produktiviteti i ulët dhe struktura e fragmentuar e biznesit, janë pengesat kryesore që Inteligjenca Artificiale të përhapet me ritme të shpejta në ekonomi.
Megjithatë, analiza vlerëson se AI mund të ndikojë ndjeshëm në administratën publike, sektorin e teknologjisë, shërbimet financiare dhe profesionet me bazë njohurish, ndërsa sektorë si bujqësia, ndërtimi dhe një pjesë e turizmit pritet të kenë ritëm më të ngadaltë adoptimi.
Shqipëria në 5 shifra
• 97-99% e familjeve kanë akses në internet.
• 23.8% e popullsisë zotëron aftësi bazë digjitale.
• Produktiviteti i punës është rreth 42% e mesatares së BE-së.
• 85.9% e bizneseve janë mikro-ndërmarrje me 1-4 punonjës.
• AI mund të shtojë 3%-6.5% në PBB në skenarin optimist të Accenture.
Tre skenarët për AI në Shqipëri
Skenari konservator
• AI përdoret në mënyrë të kufizuar.
• Strategjia kombëtare mbetet pa financim të mjaftueshëm.
Skenari bazë
• Mbështetje për SME-të.
• Trajnim i specialistëve.
• Rikthim i profesionistëve nga diaspora.
Skenari optimist
• Shqipëria zhvillon qendra të dhënash.
• Ndërton modele gjuhësore në shqip.
• Krijon aplikime AI për turizmin, administratën dhe agroindustrinë.
• Kontributi në PBB arrin deri në 6.5%.
Çfarë është Pharos AI Factory?
Pharos AI Factory është një nga shtatë qendrat e para të Inteligjencës Artificiale të mbështetura nga Bashkimi Europian, me synimin për ta kthyer Greqinë në një qendër rajonale të AI. Projekti mbështetet te superkompjuteri DAEDALUS, i cili do të përdoret për zhvillimin dhe trajnimin e modeleve të AI. Përmes tij, startup-et, universitetet, bizneset dhe institucionet publike do të kenë akses në fuqi të avancuar llogaritëse, të dhëna dhe ekspertizë për zhvillimin e aplikacioneve të reja. Projekti financohet nga Bashkimi Europian dhe qeveria greke dhe synon të mbështesë inovacionin në fusha si shëndetësia, energjia, klima, kultura dhe administrata publike. /Monitor
Prokuroria e Elbasanit ka vendosur masa sigurimi ndaj 6 fu...
Kompania "Sori-Al" ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 k...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes së Ko...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit...
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Policia e Tiranës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me helmi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka dhënë një de...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka denoncuar një tjetër...
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë në Sa...
Mëngjesin e kësaj të enjteje kryeministri Edi Rama e ka ni...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhet e ish-zëvendësmi...
Në ditën e 25-të të protestës një pjesë e qytetarëve të pr...
Politologu Afrim Krasniqi në një dalje televizive teksa ka...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Për më shumë se dy orë, qytetarët vijojnë të protestojnë p...
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...
Pasditen e sotme një pjesë e territorit të vendit është pë...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...