web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestat në vend/ Politologu: Të akuzosh Kosovën, paradoks

24 Qershor 2026, 22:18, Aktualitet CNA

Protestat në vend/ Politologu: Të akuzosh Kosovën, paradoks

Politologu Afrim Krasniqi në një dalje televizive teksa ka folur për protestën, ka thënë se nuk kemi pse të jemi pro apo kundër saj.

Krasniqi u shpreh se arsyeja e kësaj proteste është nevoja për të kthyer shpresën në vend, shpresën që gjërat mund të ndryshojnë.

Krasniqi u ndal dhe te deklaratat e Ramës ndaj shtetasve të Kosovës që morën pjesë në protestë apo dhe ndaj UÇK-së.

Deklarata, të cilat Krasniqi tha se duhet të shihen nga ata që nuk kanë qenë pjesë e protestës si një shenjë për t’iu bashkuar asaj.

 

Sot nuk është problemi të jemi pro apo kundër, nuk kemi pse të jemi pro apo kundër. Unë mendoj se duhet të jemi njerëz të arsyeshëm dhe një njeri i arsyeshëm duhet ta gjejë veten te ajo çfarë ka të arsyeshme te kjo protestë. Dhe arsyeja te kjo protestë është nevoja për të kthyer shpresën në këtë vend, që gjërat mund të ndryshojnë dhe kjo është merita më e madhe e kësaj proteste. Në 90-ën kemi qenë me shpresa të mëdha, por të varfër. Sot jemi më të pasur, por pa shpresë dhe këta kthyen shpresën. Dhe ditën që ne ta marrim shpresën e tyre në këtë moment dhe të marrim një paketë propozimesh nga politika për ndryshimet e kërkuara. Por, të thuash “hajdeni në rresht para meje, hajdeni kush do të flasë”, të akuzosh popullin tënd, të akuzosh Kosovën që përfshihet në punët e Shqipërisë… Kur edhe sot kryeministri shpërndau një foto me një person të Kosovës, duke e përdorur atë kundër protestuesve në Shqipëri... Ky është një paradoks. Kjo është një ftesë që qytetarët që ende nuk e kanë ndarë mendjen duhet të dalin një orë e më parë. Ky vend o ndryshon tani, o nuk do ndryshojë për gjeneratën që ne jemi gjallë”, tha Krasniqi.





Lajmet e fundit nga