web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës

24 Qershor 2026, 15:57, Aktualitet CNA

Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës

Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi është shtyrë.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 9 korrik në orën 10:00.

Gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra mes kreut të PL-së, Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. 

Meta është shprehur se nuk ka dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit dhe se historitë e mesazheve i di vetë ajo.

Nga ana tjetër, Kryemadhi i është drejtuar Metës të mos merret me thashethemet e Tedi Blushit, duke thënë se do t’i lexojë të gjitha mesazhet.





Lajmet e fundit nga