web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrufeja godet tufën e dhive në Librazhd/ Ngordhin bagëtitë, shpëton bariu

24 Qershor 2026, 14:00, Aktualitet CNA

Rrufeja godet tufën e dhive në Librazhd/ Ngordhin bagëtitë,

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme Librazhdin. Sipas raportimeve, dhjetëra goditje rrufesh janë regjistruar në Parkun Kombëtar të Shebenikut, në Malësinë e Sopotit, Polisit, Xhyrës, Dardhës dhe Spatharit.

Pasojat e stuhisë kanë qenë më të rënda në fshatin Spathar ku një tufë dhish është goditur nga rrufeja.

Bagëtitë kanë ngordhur në vend, ndërsa bariu që ishte pranë tyre fatmirësisht ka shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /CNA





Lajmet e fundit nga