web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestuesi pretendoi se i ishin dërguar mesazhe kërcënuese/ Reagon ambasada amerikane

23 Qershor 2026, 22:54, Aktualitet CNA

Protestuesi pretendoi se i ishin dërguar mesazhe kërcënuese/

Në ditën e 24-t të protestës, njëri nga të pranishmit teksa mbante fjalën e tij në foltore pretendoi se ka marrë telefonata kërcënuese.

Mesazhe që sipas protestuesit, pretendonin se ishin nga ambasada amerikane.

Para disa orësh kam marrë disa mesazhe dhe telefonata kërcënuese anonime. Besoj se edhe shumë të tjerë, nuk jam i vetmi që kam marrë. Mesazhe kërcënuese për protestën time paqësore për këtë popull. Por unë sot nuk vij me mesazhe private. I bëj një mesazh publik. Ne këtu do të qëndrojmë, këtu do të protestojmë, derisa kërkesat tona të plotësohen. Dhe diçka të fundit, mesazhet pretendonin se ishin nga ambasada amerikane. T’ju bëj një pyetje Ambasadës Amerikane, kështu e trajtoni ju rininë shqiptare? Me kërcënime? Me intimidime”, tha protestuesi.

 

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar dhe ambasada amerikane në Tiranë. Në një prononcim për mediet, një zyrtar i ambasadës mohoi kategorikisht diçka të tillë.

Zyrtari tha se këto pretendime janë të pavërteta.

 

“Pretendimet për kërcënime janë të pavërteta”, tha zyrtari  i ambasadës.





Lajmet e fundit nga