web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

25 ditë protesta/ Rama mbledh drejtuesit politikë në qarqe dhe kryebashkiakët

24 Qershor 2026, 08:49, Aktualitet CNA

25 ditë protesta/ Rama mbledh drejtuesit politikë në qarqe dhe

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot dy takime të rëndësishme në selinë e PS-së. Në orën 08:30, ai do të mbledhë drejtuesit politikë të qarqeve, ndërsa një orë më vonë do të zhvillojë një takim me kryebashkiakët socialistë.

Këto mbledhje vijnë vetëm pak ditë pas takimit të zgjeruar që Rama zhvilloi me Grupin Parlamentar të PS-së dhe anëtarët e qeverisë, ku u diskutuan prioritetet e punës dhe objektivat politikë për periudhën në vijim.

Takimet mbahen në një klimë të tensionuar politike, teksa në Tiranë prej më shumë se tri javësh vijojnë protestat. Ende nuk dihet zyrtarisht agjenda e plotë e mbledhjeve, por pritet që në fokus të jenë koordinimi i strukturave politike në qarqe, puna e pushtetit vendor dhe zhvillimet e fundit politike në vend./ CNA





Lajmet e fundit nga