Rrufeja godet tufën e dhive në Librazhd/ Ngordhin bagëtitë, shpëton bariu
Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme Librazhdin. Sipas ra...

Transporti publik urban brenda qyteteve do të jetë i përjashtuar nga detyrimi për instalimin e pajisjeve POS/POI që mundëson pagesat e biletave me kartë bankare në çdo autobus.
Ministria e Financave nëpërmjet një letre dërguar Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas ka sqaruar se bazuar në ligjet për “Për procedurat tatimore” dhe “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, shitja e biletave të transportit urban nga shoferi ose personi i autorizuar përjashtohet nga detyrimi për lëshimin e faturës elektronike.
Ky përjashtim shtrihet edhe në detyrimin për pajisje me POS, pasi ligji përkatës e lidh detyrimin për POS me subjektet që janë të detyruara të fiskalizojnë transaksionet.
Në këtë kuadër, sipas Ministrisë së Financave, operatorët e transportit urban që shesin bileta direkt në mjet, sipas vendimeve të njësive të vetëqeverisjes vendore, konsiderohen të përjashtuar nga detyrimi për terminale POS në çdo autobus.
“Në paragrafin 1, të nenit 59/3, të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, janë parashikuar tatimpaguesit që kryejnë shitje me para në dorë, që duhet të jenë të pajisur me terminal “POS/POI” në çdo pikë shitjeje, sipas kalendarit të përcaktuar.
Por, në shkronjën “b”, të paragrafit 2, të këtij neni, është përcaktuar se: “2. Përjashtohen nga detyrimi i pajisjes me terminal “POS/POI”: b) tatimpaguesit që përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar faturë, sipas ligjit për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit;”
Ndërkohë, në shkronjën “b”, të paragrafit 1, të nenit 5, të ligjit nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar, është parashikuar se:
“1. Përjashtimisht përcaktimeve në nenin 4, të këtij ligji, tatimpaguesi nuk është i detyruar të lëshojë faturë për llojet e veprimtarive dhe për furnizimin e mallrave e të shërbimeve si më poshtë:
b) për shitjen e biletave ose kuponave nga shoferi i një mjeti transporti pasagjerësh në linjat e transportit publik urban, në përputhje me vendimet e njësive të vetëqeverisjes vendore;”.
Nga leximi i kombinuar i këtyre dispozitave ligjore, rezulton se operatorët e transportit publik urban brenda qytetit (autobusët), duke qenë të përjashtuar nga detyrimi për të lëshuar dhe fiskalizuar fatura për furnizimet që kryejnë, nëse bileta ose aboneja u jepet pasagjerëve direkt nga drejtuesi i mjetit ose nga një person i autorizuar, rrjedhimisht janë të përjashtuar edhe nga detyrimi ligjor për t’u pajisur me terminal “POS/POI” në çdo pikë shitjeje, në rastin konkret në çdo autobus urban individual, që operon brenda qytetit”, thuhet ndër të tjera në letrën e Ministrisë së Financave.
Debati për instalimin e pajisjeve POS/POi u ngrit pas shqetësimeve të shprehura nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas, e cila kishte argumentuar se vendosja e detyrimit për pagesa elektronike në çdo autobus ishte teknikisht e vështirë për t’u zbatuar dhe do të sillte kosto shtesë për qytetarët rreth 30 lekë më shumë për çdo biletë të paguar.
Bileta e autobusit me kartë bankare, Shoqata e Transportit konfuze për zbatimin dhe kostot
Për shoqatat e transportit publik urban dhe interurban e paqartë mbetej edhe çështja e ndarjes së kostos për komisionin bankar që do të rriste me 30 lekë çmimin e biletës nëse paguhet me kartë bankare.
Teksa kishin mbetur edhe dy ditë nga detyrimi i instalimit të POS-ve te sektori i shërbimit të transportit publik, shoqatat njëzëri deklaruan se ende nuk ishin gati për vendosjen e pajisjeve dhe kërkuan shtyrje afati. /Monitor
Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme Librazhdin. Sipas ra...
Spitali Rajonal Durrës ka reaguar pas situatës së krijuar ...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ditën e sotme gjatë zhv...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në ...
Debate të ashpra kanë ndodhur në sallën e gjyqit mes kreut...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Sot në GJKKO po zhvillohet seanca ndaj kreut të Partisë së...
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca gjyqësore nda...
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një nismë të re me për...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, dekla...
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot dy takime të rën...
Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit. Pr...
Në ditën e 24-t të protestës, njëri nga të pranishmit teks...
Studiuesi Auron Tare komentoi sot protestat 24-ditore qyte...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...